Kënga e Solomonit 3:1-11

3  Netëve, në shtratin tim kam kërkuar atë që shpirti im ka dashur.+ E kërkova, por nuk e gjeta.  Të lutem, lërmë të çohem e të shkoj rrotull nëpër qytet,+ lërmë ta kërkoj nëpër rrugë e nëpër sheshe+ atë që shpirti im ka dashur. E kërkova, por nuk e gjeta.  Rojat+ që shkonin rreth e përqark nëpër qytet më gjetën. ‘A e keni parë atë që shpirti im ka dashur?’  Sapo i kisha kaluar, gjeta atë që shpirti im ka dashur. E mbërtheva dhe nuk e lija të ikte gjersa ta çoja në shtëpinë e nënës sime, në dhomën e asaj që kishte qenë shtatzënë me mua.  O bija të Jerusalemit, ju kam vënë në be+ për gazelat dhe për drenushat e fushës:+ mos u përpiqni ta zgjoni ose ta ngjallni dashurinë tek unë, derisa të ndihem vetë e prirur për këtë.»+  «Ç’është kjo gjë që po vjen nga shkretëtira, si shtylla tymi, e parfumuar me mirrë dhe temjan të bardhë,+ madje me çdo lloj pluhuri aromatik të tregtarit?»+  «Ja, është divani i tij, ajo që i përket Solomonit. Rreth e qark tij janë gjashtëdhjetë burra të fuqishëm, ndër të fuqishmit e Izraelit.+  Të gjithë kanë nga një shpatë e janë të mësuar në luftë. Secili ka shpatën mbi kofshë për shkak të tmerrit gjatë netëve.»+  «Është vigu mbretëror që mbreti Solomon e ka bërë për vete me dru Libani.+ 10  Shtyllat ia ka bërë prej argjendi, mbështetëset prej ari. Ndenjësja është prej leshi të ngjyer në të kuqe të purpurt, kurse pjesa e brendshme është përgatitur me dashuri nga bijat e Jerusalemit.» 11  «O bija të Sionit, dilni e shikoni mbretin Solomon me kurorën+ që i thuri nëna+ ditën e dasmës së tij dhe ditën e gëzimit të zemrës së tij.»+

Shënimet