Kënga e Solomonit 5:1-16

5  «Hyra në kopshtin tim,+ o motra ime,+ nusja ime.+ Mblodha mirrën+ time bashkë me erëzat e mia. Hëngra huallin tim bashkë me mjaltin.+ Piva verën time bashkë me qumështin.» «Hani o shokë! Pini e dehuni me shprehje dashurie!»+  «Unë jam në gjumë, por zemra ime është zgjuar.+ Ja, kjo është trokitja e të shtrenjtit tim!»+ «Hapma,+ o motra ime, shoqja ime, pëllumbesha ime, e paqortueshmja ime!+ Sepse kokën ma ka mbuluar vesa, kaçurrelat e flokëve pikat e vesës së natës.»+  «‘E kam zhveshur petkun tim të gjatë. Si, vallë, mund ta vesh përsëri? I kam larë këmbët. Si, vallë, mund t’i ndot?’  I shtrenjti im tërhoqi dorën nga vrima e derës dhe të përbrendshmet+ u turbulluan brenda meje.  U ngrita për t’ia hapur të shtrenjtit tim dhe mbi folenë e bravës duart më pikuan mirrë dhe gishtërinjtë mirrë të lëngët.  Ia hapa të shtrenjtit tim, por i shtrenjti im ishte larguar, kishte vajtur tutje. Shpirti m’u fik kur ai foli. E kërkova, por nuk e gjeta.+ E thirra, por nuk m’u përgjigj.  Rojat+ që silleshin lart e poshtë nëpër qytet, më gjetën. Më goditën, më bënë plagë. Rojat e mureve+ më hoqën pelerinën.  O bija të Jerusalemit,+ ju kam vënë në be:+ në e gjetshi të shtrenjtin tim+ i thoni që po digjem nga dashuria.»+  «Ç’ka i shtrenjti yt më shumë se një i shtrenjtë tjetër,+ o më e bukura ndër gratë?+ Ç’ka i shtrenjti yt më shumë se një i shtrenjtë tjetër, që na ke vënë në një be të tillë?»+ 10  «I shtrenjti im të verbon dhe është faqekuq, më i spikatshmi ndër dhjetë mijë veta.+ 11  Koka e tij është ar, ar i rafinuar. Kaçurrelat e flokëve të tij janë tufëza hurmash Arabie. Flokët i ka të zinj si korbi. 12  Sytë e tij janë si pëllumba buzë kanaleve të ujit, që, të ulur brenda rrethit, lahen në qumësht. 13  Mollëzat e tij janë si një ngastër me erëza,+ kulla barërash aromatike. Buzët e tij janë zambakë që pikojnë mirrë të lëngët.+ 14  Duart e tij janë cilindra ari, të mbushur me krizolit. Barku i tij është një pllakë fildishi e mbuluar me safirë. 15  Këmbët e tij janë shtylla mermeri, të mbështetura në piedestale ari të rafinuar. Pamja e tij është si Libani, e pashoqe si drurët e cedrit.+ 16  Qiellza e tij është veç ëmbëlsi dhe çdo gjë e tij është fort e dëshirueshme.+ Ky është i shtrenjti im dhe ky është shoku im, o bija të Jerusalemit.»

Shënimet