Romakëve 1:1-32
1 Pavli, skllav+ i Jezu Krishtit dhe i thirrur+ që të jetë apostull,+ i ndarë për të shpallur lajmin e mirë+ të Perëndisë,
2 që ai e premtoi kohë më parë nëpërmjet profetëve+ të vet në Shkrimet e shenjta.
3 Ky lajm ka të bëjë me Birin e tij, që erdhi nga fara e Davidit+ sipas mishit,+
4 por që me fuqi+ u shpall Bir+ i Perëndisë sipas frymës+ së shenjtërisë, me anë të ringjalljes nga të vdekurit,+ po, me Jezu Krishtin, Zotërinë tonë.
5 Nëpërmjet tij ne morëm dashamirësinë e pamerituar+ dhe përgjegjësinë si apostull,+ që në të gjitha kombet+ të ketë bindje me anë të besimit në lidhje me emrin e tij.
6 Ju u thirrët nga këto kombe që të jeni të Jezu Krishtit.
7 Unë po ju shkruaj tani të gjithë atyre që janë në Romë, që Perëndia i do dhe i ka thirrur+ për të qenë të shenjtë.+Dashamirësia e pamerituar dhe paqja+ nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zotëria Jezu Krisht qoftë me ju!+
8 Para së gjithash, falënderoj+ Perëndinë tim nëpërmjet Jezu Krishtit për të gjithë ju, sepse për besimin tuaj flitet+ në mbarë botën.
9 Perëndia, të cilit i bëj shërbim të shenjtë me frymën time, duke shpallur lajmin e mirë për Birin e tij, është dëshmitari im+ se ju përmend pa pushim në lutjet e mia,+
10 duke iu përgjëruar që, nëse është e mundur të paktën tani t’ia dalë mbanë të vij te ju, nëse ky është vullneti+ i Perëndisë për mua.
11 Sepse po digjem nga dëshira që t’ju shoh,+ për t’ju dhënë ndonjë dhuratë frymore,+ që të bëheni të patundur,
12 ose më mirë, që të inkurajojmë njëri-tjetrin,+ secili me anë të besimit të tjetrit,+ unë me anë të besimit tuaj dhe ju me anë të besimit tim.
13 Megjithatë, vëllezër,+ dua ta dini se shumë herë kisha qëllim të vija te ju,+ që të merrja disa fryte+ edhe mes jush, sikurse kam marrë edhe mes kombeve të tjera, por deri tani kam pasur disa pengesa.
14 U jam borxhli si grekëve, edhe barbarëve, si të mençurve,+ edhe të pamendëve,
15 prandaj kam dëshirë të zjarrtë t’jua shpall lajmin e mirë+ edhe juve atje në Romë.+
16 Sepse mua nuk më vjen turp+ për lajmin e mirë. Në të vërtetë, ai është fuqia e Perëndisë+ për shpëtimin e kujtdo që ka besim,+ më parë të judeut,+ por edhe të grekut.+
17 Nëpërmjet tij zbulohet drejtësia e Perëndisë+ për shkak të besimit,+ që si rrjedhim sjell rritjen e besimit, pikërisht siç është shkruar: «Por i drejti do të jetojë falë besimit.»+
18 Sepse zemërimi i Perëndisë+ po zbulohet nga qielli kundër gjithë paperëndishmërisë dhe padrejtësisë+ së njerëzve, të cilët po e mbytin të vërtetën+ në mënyrë të padrejtë,+
19 pasi ajo që mund të dihet për Perëndinë, duket qartë ndër ta,+ sepse Perëndia ua shfaqi.+
20 Cilësitë e tij të padukshme,+ madje edhe fuqia e tij e përjetshme+ dhe Hyjnia e tij,+ shihen qartë që nga krijimi i botës,+ pasi dallohen nga gjërat e bëra,+ prandaj ata nuk kanë asnjë justifikim.+
21 Edhe pse e njohën Perëndinë, ata nuk i dhanë atij lavdi si Perëndi dhe as që e falënderuan,+ por arsyetuan me mendjelehtësi+ dhe zemrat e tyre pa gjykim u errësuan.+
22 Ndonëse pohonin se ishin të mençur, u bënë të marrë+
23 dhe e shndërruan lavdinë+ e Perëndisë së paprishshëm në diçka të ngjashme me shëmbëlltyrën+ e njeriut të prishshëm, të zogjve, të krijesave katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve.+
24 Prandaj, në përputhje me dëshirat e zemrës së tyre, Perëndia i dorëzoi në ndyrësi,+ që të çnderonin+ trupat e tyre.+
25 Ata e këmbyen të vërtetën+ e Perëndisë me gënjeshtrën+ dhe përnderuan e i bënë shërbim të shenjtë krijesës, në vend se Atij që krijoi, i cili është i bekuar përgjithmonë. Amin!
26 Ja përse Perëndia i dorëzoi në uri të turpshme seksuale,+ sepse edhe femrat e tyre i ndryshuan marrëdhëniet e natyrshme seksuale me marrëdhënie të panatyrshme.+
27 Edhe meshkujt i lanë marrëdhëniet e natyrshme seksuale me femrat,+ dhe epshet e tyre u ndezën fort kundrejt njëri-tjetrit, meshkuj me meshkuj,+ duke bërë gjëra të ndyra+ e duke marrë mbi vete shpagimin e plotë+ që meritonte paudhësia e tyre.+
28 Meqë nuk pranuan të kishin njohuri të saktë+ për Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një gjendje mendore të pamiratuar,+ që të bënin gjëra të padenja,+
29 të mbushur siç ishin plot me padrejtësi,+ ligësi,+ lakmi,+ të keqe,+ plot me zili,+ vrasje,+ konflikte,+ mashtrime,+ shpirtligësi;+ pëshpëritës,+
30 përgojues,+ që urrejnë Perëndinë, të pacipë,+ fodullë,+ mendjemëdhenj,+ trillues të këqijash,+ të pabindur ndaj prindërve,+
31 pa kuptueshmëri,+ që s’e mbajnë fjalën,+ pa përzemërsi të natyrshme,+ të pamëshirshëm.+
32 Edhe pse e njohin fort mirë dekretin e drejtë të Perëndisë,+ se ata që praktikojnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen,+ këta jo vetëm që vazhdojnë t’i bëjnë ato, por edhe u japin pëlqimin+ atyre që i praktikojnë.