Romakëve 12:1-21
12 Prandaj, o vëllezër, ju përgjërohem nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, t’i paraqitni trupat tuaj+ si një flijim+ të gjallë,+ të shenjtë+ e të pranueshëm për Perëndinë,+ që të bëni një shërbim të shenjtë+ me fuqinë tuaj për të arsyetuar.+
2 Mjaft u brumosët+ sipas kësaj bote,* por shndërrohuni, duke përtërirë mendjen tuaj,+ që të vërtetoni+ se cili është vullneti+ i mirë, i pranueshëm e i përsosur i Perëndisë.
3 Sepse nëpërmjet dashamirësisë së pamerituar që m’u dha, i them gjithsecilit mes jush të mos mendojë për veten më shumë nga sa duhet të mendojë,+ por të mendojë në atë mënyrë që të ketë një mendje të shëndoshë,+ secili sipas masës+ së besimit+ që i ka ndarë Perëndia.
4 Sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë,+ por jo të gjitha gjymtyrët kanë të njëjtin funksion,
5 ashtu edhe ne, ndonëse shumë, jemi një trup+ në unitet me Krishtin, por gjymtyrë që individualisht i përkasim njëra-tjetrës.+
6 Përderisa kemi dhurata që ndryshojnë+ sipas dashamirësisë së pamerituar+ që na është dhënë, në qoftë profeci, le të profetizojmë sipas besimit që na është dhënë për pjesë
7 dhe në qoftë shërbim, le të jepemi pas këtij shërbimi.+ Ai që jep mësim,+ le të jepet pas mësimdhënies së tij,+
8 ai që nxit, le t’i kushtohet nxitjes,+ ai që ndan, le ta bëjë këtë dorëhapur,+ ai që drejton,+ le ta bëjë me shumë përkujdesje dhe ai që tregon mëshirë,+ le ta bëjë këtë me gëzim.
9 Dashuria+ juaj të jetë pa hipokrizi.+ Urreni thellësisht atë që është e ligë,+ kapuni fort pas asaj që është e mirë.+
10 Kini për njëri-tjetrin përzemërsi të butë me dashuri vëllazërore.+ Jini të parët për t’i treguar nderim njëri-tjetrit.+
11 Jini të papërtuar në punët tuaja.+ Jini të zjarrtë në frymë.+ Shërbejini Jehovait si skllevër.+
12 Gëzoni në shpresë.+ Qëndroni në shtrëngime.+ Ngulmoni në lutje.+
13 Ndani me të shenjtët sipas nevojave të tyre.+ Ndiqni udhën e mikpritjes.+
14 Vazhdoni të bekoni ata që ju përndjekin;+ të bekoni+ e të mos mallkoni.+
15 Gëzoni me ata që gëzojnë+ dhe qani me ata që qajnë.
16 Mendoni për të tjerët njësoj si për veten tuaj+ dhe mos e kini mendjen te gjërat e mëdha,+ por t’ju drejtojnë gjërat e thjeshta.+ Mos e mbani veten për të matur.+
17 Mos ia ktheni askujt të keqen me të keqe.+ Bëni gjëra të shkëlqyera sipas nevojës që kanë të gjithë njerëzit.
18 Nëse është e mundur dhe aq sa varet nga ju, jini paqësorë+ me të gjithë.
19 Mos u hakmerrni+ për veten, o të dashur, por lërini vend zemërimit të Perëndisë,+ sepse është shkruar: «‘Hakmarrja më përket mua, unë do të shpaguaj’,—thotë Jehovai.»+
20 Por «nëse armiku yt është i uritur, jepi të hajë, nëse është i etur, jepi diçka për të pirë,+ sepse po të bësh kështu, do të grumbullosh thëngjij të ndezur mbi kokën e tij».+
21 Mos e lejo të keqen të të mundë, por vazhdo ta mundësh të keqen me të mirën.+
Shënimet
^ Ose «sistem; rend». Greqisht: aióni.