Romakëve 2:1-29

2  Prandaj, cilido qofsh ti, o njeri,+ nuk ke justifikim nëse gjykon,+ sepse për atë gjë që gjykon një tjetër, dënon veten, përderisa ti që gjykon,+ praktikon të njëjtat gjëra.+  Ne e dimë se gjykimi i Perëndisë, që është në përputhje me të vërtetën,+ është kundër atyre që praktikojnë gjëra të tilla.  Si ta merr mendja, o njeri,+ se duke gjykuar ata që praktikojnë gjëra të tilla, që ti i bën vetë, do të shpëtosh nga gjykimi i Perëndisë?+  Apo e përbuz bollëkun e mirëdashjes,+ vetëpërmbajtjes+ dhe shpirtgjerësisë+ së tij, ngaqë nuk e di se hiri i Perëndisë po përpiqet të të çojë në pendim?+  Por me ngurtësinë tënde+ dhe me zemrën tënde të papenduar,+ po grumbullon zemërim+ mbi vete për ditën e zemërimit+ e të zbulimit+ të gjykimit të drejtë+ të Perëndisë.  Ai do t’i japë secilit sipas veprave të veta:+  jetë të përhershme atyre që po kërkojnë lavdi, nderim dhe paprishshmëri,+ duke treguar qëndrueshmëri në veprën e mirë.  Kurse për ata që ndezin grindje+ dhe nuk i binden së vërtetës,+ por padrejtësisë, do të ketë furi e zemërim.+  Do të ketë shtrëngim e vuajtje mbi shpirtin e çdo njeriu që bën gjëra të dëmshme, më parë mbi shpirtin e judeut+ dhe pastaj mbi atë të grekut,+ 10  por do të ketë lavdi, nderim e paqe për këdo që bën gjëra të mira,+ më parë për judeun+ dhe pastaj për grekun.+ 11  Sepse te Perëndia nuk ka anësi.+ 12  Për shembull, të gjithë ata që mëkatojnë pa pasur ligj, do të marrin fund, edhe pse s’ka ligj.+ Por të gjithë ata që mëkatojnë nën ligj,+ nga ky ligj do të gjykohen.+ 13  Përpara Perëndisë nuk janë të drejtë ata që e dëgjojnë ligjin, por ata që e zbatojnë atë,+ do të shpallen të drejtë.+ 14  Sa herë që njerëzit e kombeve,+ që nuk kanë ligj,+ bëjnë nga natyra gjërat e ligjit,+ këta njerëz, edhe pse nuk kanë ligj, janë ligj për vetveten. 15  Këta tregojnë se thelbin e ligjit e kanë të shkruar në zemër,+ ndërkohë që ndërgjegjja e tyre,+ që jep dëshmi bashkë me ta dhe në mendimet e tyre, i akuzon+ ose i shfajëson. 16  Kjo do të ndodhë ditën kur Perëndia të gjykojë, nëpërmjet Krishtit Jezu,+ të fshehtat+ e njerëzve,+ sipas lajmit të mirë që unë shpall.+ 17  Nëse me emër je jude+ dhe mbështetesh te ligji+ e ndihesh krenar për Perëndinë,+ 18  nëse e njeh vullnetin e tij+ dhe miraton gjërat e shkëlqyera, ngaqë të kanë mësuar gojarisht nga Ligji,+ 19  dhe je bindur se je udhërrëfyes i të verbërve,+ dritë për ata që janë në errësirë,+ 20  korrigjues i të paarsyeshmëve,+ mësues i fëmijëve+ dhe ke në Ligj formën e jashtme+ të njohurisë e të së vërtetës+. . . 21  ti pra, që mëson një tjetër, nuk mëson veten?+ Ti që predikon «mos vidh»,+ vjedh për vete?+ 22  Ti që thua «mos kryej kurorëshkelje»,+ kryen kurorëshkelje për vete? Ti që shpreh një urrejtje të thellë për idhujt, plaçkit+ tempujt për vete? 23  Ti që ndihesh krenar për ligjin,+ e çnderon për vete Perëndinë, duke shkelur Ligjin? 24  Sikurse është shkruar: «Për shkakun tuaj, emri i Perëndisë blasfemohet mes kombeve.»+ 25  Rrethprerja+ sjell dobi vetëm nëse e praktikon ligjin.+ Por, në qoftë se e shkel ligjin, rrethprerja+ është bërë parrethprerje.+ 26  Prandaj, nëse një i parrethprerë+ zbaton kërkesat+ e drejta të Ligjit, a nuk i llogaritet parrethprerja si rrethprerje?+ 27  Kështu, i parrethpreri, që është i tillë nga natyra, duke përmbushur Ligjin, do të të gjykojë ty,+ që, edhe pse ke kodin e shkruar dhe rrethprerjen, e shkel ligjin. 28  Sepse nuk është jude kush është i tillë nga jashtë,+ e as është rrethprerje ajo që është nga jashtë, në mish.+ 29  Por është jude kush është i tillë nga brenda+ dhe rrethprerja e tij është ajo e zemrës,+ nëpërmjet frymës e jo nëpërmjet një kodi të shkruar.+ Lëvdimi+ i këtij nuk vjen nga njerëzit, por nga Perëndia.+

Shënimet