Romakëve 6:1-23

6  Ç’të themi, pra? Të vazhdojmë në mëkat, që dashamirësia e pamerituar të shfaqet me bollëk?+  Kurrë mos qoftë! Meqë vdiqëm për sa i përket mëkatit,+ si do të vazhdojmë të jetojmë akoma në të?+  Apo nuk e dini se të gjithë ne që u pagëzuam në Krishtin Jezu,+ u pagëzuam në vdekjen e tij?+  Prandaj u varrosëm+ bashkë me të, nëpërmjet pagëzimit tonë në vdekjen e tij, që ashtu si Krishti u ngrit nga të vdekurit nëpërmjet lavdisë së Atit,+ edhe ne duhet të ecim në udhën e një jete të re.+  Nëse jemi bashkuar me të në ngjashmërinë e vdekjes së tij,+ sigurisht që do të bashkohemi me të edhe në ngjashmërinë e ringjalljes së tij,+  sepse ne e dimë që personaliteti ynë i vjetër u vu në shtyllë bashkë me të,+ që trupi ynë mëkatar të mos kishte më fuqi mbi ne+ e të mos vazhdonim më të ishim skllevër të mëkatit.+  Sepse kush vdes, shfajësohet nga mëkati i vet.+  Për më tepër, nëse kemi vdekur bashkë me Krishtin, ne besojmë se edhe do të jetojmë bashkë me të.+  Ne e dimë se tani që është ngritur nga të vdekurit,+ Krishti nuk vdes më+ dhe vdekja nuk është më zot mbi të. 10  Sepse ai vdiq për të hequr një herë e mirë mëkatin,+ por jeton për Perëndinë.+ 11  Po ashtu edhe ju, llogariteni veten vërtet të vdekur+ për mëkatin, por të gjallë+ për Perëndinë, nëpërmjet Krishtit Jezu. 12  Prandaj, mos lejoni që mëkati të vazhdojë të mbretërojë+ në trupin tuaj të vdekshëm, që t’u bindeni dëshirave të tij.+ 13  As mos vazhdoni t’ia paraqitni gjymtyrët tuaja mëkatit+ si armë padrejtësie,+ por paraqitjani veten Perëndisë si të gjallë+ nga të vdekurit, dhe gjymtyrët tuaja Perëndisë, si armë+ drejtësie. 14  Mëkati të mos jetë zot mbi ju, përderisa nuk jeni nën ligj,+ por nën dashamirësinë e pamerituar.+ 15  Çfarë atëherë? Të kryejmë mëkat, ngaqë s’jemi nën ligj,+ por nën dashamirësinë e pamerituar?+ Kurrë mos qoftë! 16  A nuk e dini se po të vazhdoni t’ia paraqitni veten dikujt si skllav që t’i bindeni, jeni skllav i tij ngaqë i bindeni,+ qoftë mëkatit+ për vdekje,+ qoftë bindjes+ për drejtësi?+ 17  Por falënderojmë Perëndinë, sepse ishit skllevër të mëkatit, dhe u bëtë të bindur nga zemra ndaj asaj forme të mësimdhënies, tek e cila ju dorëzoi ai.+ 18  Po, meqë u liruat+ nga mëkati, u bëtë skllevër+ të drejtësisë.+ 19  Po flas me terma njerëzorë për shkak të dobësisë së mishit tuaj:+ sepse ashtu siç ia paraqitët gjymtyrët+ tuaja si skllevër ndyrësisë+ dhe paligjshmërisë për paligjshmëri, po ashtu tani paraqitjani gjymtyrët tuaja si skllevër drejtësisë për shenjtëri.+ 20  Sepse kur ishit skllevër të mëkatit,+ ishit të lirë për sa i përket drejtësisë. 21  Ç’fryt+ kishit në atë kohë? Gjëra+ për të cilat tani ju vjen turp. Sepse fundi i atyre gjërave është vdekja.+ 22  Mirëpo, tani, ngaqë u liruat nga mëkati dhe u bëtë skllevër të Perëndisë,+ frytin+ tuaj e keni në udhën e shenjtërisë, dhe fundi është jeta e përhershme.+ 23  Sepse paga që paguan mëkati është vdekja,+ kurse dhurata+ që jep Perëndia, është jeta e përhershme+ me anë të Krishtit Jezu, Zotërisë tonë.+

Shënimet