Romakëve 8:1-39
8 Prandaj, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në unitet me Krishtin Jezu.+
2 Sepse ligji+ i asaj fryme+ që jep jetë+ në unitet me Krishtin Jezu, të ka liruar+ nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes.+
3 Meqë Ligji s’mund të bënte gjë,+ sepse ishte i dobët+ për shkak të mishit, Perëndia, duke dërguar Birin+ e vet në formë të ngjashme me mishin mëkatar+ dhe për të hequr mëkatin,+ e dënoi mëkatin në mish,
4 që kërkesa e drejtë e Ligjit të përmbushej+ te ne që nuk ecim sipas mishit, por sipas frymës.+
5 Ata që janë sipas mishit, e kanë mendjen te gjërat e mishit,+ por ata që janë sipas frymës, e kanë mendjen te gjërat e frymës.+
6 Po të mbash mendjen te mishi, kjo do të thotë vdekje,+ kurse po ta mbash mendjen te fryma,+ kjo do të thotë jetë dhe paqe.
7 Sepse, po ta mbash mendjen te mishi, kjo do të thotë armiqësi+ me Perëndinë, pasi ai nuk është i nënshtruar+ ndaj ligjit të Perëndisë, madje, as që mund të jetë.
8 Prandaj, ata që janë në harmoni me mishin,+ nuk mund t’i pëlqejnë Perëndisë.
9 Megjithatë, ju nuk jeni në harmoni me mishin, por me frymën,+ nëse fryma e Perëndisë banon vërtet te ju.+ Dhe nëse dikush nuk e ka frymën e Krishtit,+ ai nuk i përket atij.
10 Ndërsa, nëse Krishti është në unitet me ju,+ trupi është vërtet i vdekur për shkak të mëkatit, kurse fryma është jetë,+ falë drejtësisë.
11 Pra, në rast se fryma e atij që e ngriti Jezuin nga të vdekurit, është te ju, ai që ngriti Krishtin Jezu nga të vdekurit,+ do t’u japë jetë edhe trupave tuaj të vdekshëm,+ me anë të frymës së tij që është te ju.
12 Kështu, vëllezër, ne jemi nën një detyrim, por jo ndaj mishit, që të jetojmë sipas mishit.+
13 Sepse po të jetoni sipas mishit, është e sigurt që do të vdisni,+ por nëse me anë të frymës, bëni të vdesin veprat e trupit,+ do të jetoni.
14 Të gjithë ata që drejtohen nga fryma e Perëndisë, janë bij të Perëndisë.+
15 Sepse ju nuk morët një frymë skllavërie, që shkakton përsëri frikë,+ por morët një frymë+ birësimi,+ me anë të së cilës ne thërrasim: «Abba,+ o Atë!»
16 Fryma+ e Perëndisë jep dëshmi+ bashkë me frymën tonë,+ se jemi fëmijë të Perëndisë.+
17 Prandaj, nëse jemi fëmijë, jemi edhe trashëgimtarë: vërtet trashëgimtarë të Perëndisë, si edhe bashkëtrashëgimtarë+ me Krishtin, me kusht që të vuajmë+ bashkë me të, që edhe të na jepet lavdi bashkë me të.+
18 Kështu, jam i mendimit se vuajtjet+ e tanishme* nuk janë asgjë në krahasim me lavdinë+ që do të zbulohet te ne.
19 Sepse krijesa+ po pret me një pritje të zjarrtë+ zbulimin e bijve të Perëndisë.+
20 Në të vërtetë, krijesa i ishte nënshtruar kotësisë,+ jo me vullnetin e vet, por nga ai që e nënshtroi, në bazë të shpresës+
21 se edhe vetë krijesa+ do të lirohet+ nga skllavëria e prishjes dhe do të ketë lirinë e lavdishme të fëmijëve të Perëndisë.
22 Ne e dimë që deri tani e gjithë krijesa—vazhdon të rënkojë së bashku dhe të përjetojë dhembje së bashku.
23 Jo vetëm kaq, por edhe ne vetë që kemi frytet e para,+ domethënë frymën, rënkojmë+ përbrenda ndërsa mezi presim birësimin,+ çlirimin nga trupat tanë nëpërmjet shpërblesës.
24 Sepse ne shpëtuam duke pasur këtë shpresë,+ por shpresa që shihet, nuk është më shpresë, sepse kush shpreson tek ajo që sheh?!
25 Por kur shpresojmë+ tek ajo që nuk shohim,+ vazhdojmë ta presim me qëndrueshmëri.+
26 Në mënyrë të ngjashme, edhe fryma+ na vjen në ndihmë, për shkak të dobësisë sonë,+ sepse edhe atëherë kur kemi nevojë, ne nuk dimë për çfarë të lutemi,+ por vetë fryma+ përgjërohet për ne me rënkime të pathëna.
27 Megjithatë, ai që shqyrton zemrat,+ e di se cili është qëllimi i frymës,+ sepse ajo ndërmjetëson në pajtim me Perëndinë për të shenjtët.+
28 Ne e dimë se Perëndia bën që të gjitha veprat e tij+ të bashkëpunojnë për të mirën e atyre që e duan Perëndinë, të atyre që janë thirrur sipas qëllimit të tij,+
29 sepse ata, ndaj të cilëve e drejtoi vëmendjen së pari,+ ai i paravendosi+ që të modeloheshin+ sipas shëmbëlltyrës+ së Birit të tij, që ai të jetë i parëlinduri+ mes shumë vëllezërve.+
30 Përveç kësaj, ata që i paravendosi,+ janë ata që edhe i thirri.+ Ata që i thirri, janë ata që edhe i shpalli të drejtë.+ Së fundi, ata që i shpalli të drejtë, janë ata të cilëve edhe u dha lavdi.+
31 Ç’të themi pra, për këto gjëra? Nëse Perëndia është me ne, kush do të jetë kundër nesh?+
32 Ai që nuk kurseu as Birin e vet,+ por e dorëzoi për të gjithë ne,+ përse bashkë me atë të mos na japë me mirësi edhe të gjitha gjërat e tjera?+
33 Kush do të ngrejë padi kundër të zgjedhurve të Perëndisë?+ Perëndia është Ai që i shpall ata të drejtë.+
34 Kush do t’i dënojë? Krishti Jezu është ai që vdiq, madje ai që u ngrit nga të vdekurit, që është në të djathtë+ të Perëndisë dhe që ndërmjetëson për ne.+
35 Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit?+ Shtrëngimi, vuajtja, përndjekja, uria, të zhveshurit, rreziku apo shpata?+
36 Siç është shkruar: «Për shkakun tënd përballemi me vdekjen gjatë gjithë ditës, jemi quajtur dele për therje.»+
37 Përkundrazi, në të gjitha këto gjëra ne dalim plotësisht fitimtarë+ me anë të atij që na deshi.
38 Sepse jam i bindur që as vdekja, as jeta,+ as engjëjt,+ as qeveritë,+ as gjërat e tanishme, as gjërat që do të vijnë, as fuqitë,+
39 as lartësia, as thellësia, as ndonjë krijim tjetër, nuk do të na ndajnë dot nga dashuria e Perëndisë, që është shprehur përmes Krishtit Jezu, Zotërisë tonë.+
Shënimet
^ Ose «e periudhës së tanishme».