Estera 4:1-17

4  Kur mori vesh gjithçka që kishte ndodhur,+ Mordekai+ shqeu rrobat, u mbulua me copë thesi+ e u lye me hi,+ doli në mes të qytetit dhe lëshoi një klithmë të fortë e të hidhur.+  Në fund vajti deri përballë portës së mbretit,+ sepse askush nuk duhej ta kalonte portën e mbretit i veshur me copë thesi.  Në tërë provincat e ndryshme,+ kudo ku arrinte fjala e mbretit dhe ligji i tij, kishte zi të madhe+ për judenjtë, agjërim,+ të qara dhe vaje. Copat e thesit+ dhe hiri+ u bënë shtrojë për shumë veta.  Vajzat që shoqëronin Esterën dhe eunukët+ e saj erdhën e i treguan dhe mbretëresha ndjeu shumë dhembje. Ajo i dërgoi rroba Mordekait që t’i vishte e të hiqte copën e thesit, por ai nuk i pranoi.+  Atëherë Estera thirri Hatakun,+ një nga eunukët e mbretit, të cilin ai e kishte vënë të përkujdesej për të, dhe i dha urdhër të shkonte te Mordekai e të merrte vesh se çfarë do të thoshte kjo dhe si ishte puna.  Kështu, Hataku doli e shkoi te Mordekai në sheshin e qytetit, para portës së mbretit.  Mordekai i tregoi gjithçka që i kishte ndodhur+ dhe për shumën e saktë të parave që Hamani kishte thënë se do të paguante në thesarin e mbretit+ për shfarosjen e judenjve.+  I dha edhe një kopje+ të shkresës së ligjit që kishte dalë në Shushan+ për shfarosjen e tyre, që t’ia tregonte Esterës, dhe t’i thoshte e t’i jepte urdhër asaj+ që të hynte te mbreti, të kërkonte hir prej tij+ e t’i lutej drejtpërsëdrejti për popullin e saj.+  Kështu, Hataku+ vajti dhe i tha Esterës fjalët e Mordekait. 10  Atëherë Estera i dha këtë urdhër Hatakut për Mordekain:+ 11  «Të gjithë shërbëtorët e mbretit dhe populli i provincave të tij e dinë mirë se për çdo burrë a grua që hyn në oborrin e brendshëm+ për të shkuar te mbreti, pa qenë i thirrur, i vetmi ligj+ është të vritet. Ai ka për të mbetur gjallë veç në rast se mbreti shtrin drejt tij skeptrin prej ari.+ E unë kam tashmë tridhjetë ditë që nuk jam thirrur për të shkuar te mbreti.» 12  Kështu, i treguan Mordekait fjalët e Esterës. 13  Atëherë Mordekai iu përgjigj asaj: «Mos kujto* se shtëpisë së mbretit do t’i dalë më mirë se judenjve të tjerë.+ 14  Sepse edhe sikur ti ta mbyllësh fare gojën në këtë kohë, lehtësimi dhe çlirimi për judenjtë do të vijë nga një tjetër vend,+ veçse ti dhe shtëpia e atit tënd do të merrni fund. Kushedi, mbase për një kohë të tillë arrite në këtë pozitë mbretërore.»+ 15  Atëherë, Estera iu përgjigj Mordekait: 16  «Shko, mblidh të gjithë judenjtë që gjenden në Shushan+ dhe agjëroni+ për mua. Për tri ditë,+ natë e ditë, as mos hani, as mos pini. Edhe unë po ashtu do të agjëroj bashkë me shoqërueset e mia+ e pastaj do të shkoj te mbreti, gjë që nuk është sipas ligjit. Nëse duhet të vdes,+ le të vdes.» 17  Dhe Mordekai iku e bëri të gjitha ato që i kishte urdhëruar Estera.

Shënimet

Fjalë për fjalë «mos kujto në shpirtin tënd».