Ezdra 1:1-11

1  Vitin e parë të Kirit+ si mbret i Persisë, Jehovai zgjoi+ frymën e këtij mbreti, pra të Kirit, që të përmbushej fjala e Jehovait që kishte dalë nga goja e Jeremisë.+ Kiri, pra, nxori në gjithë mbretërinë e tij një thirrje+—madje edhe me shkrim+—ku thuhej:  «Kështu thotë Kiri, mbreti i Persisë:+ ‘Jehovai, Perëndia i qiejve,+ më ka dhënë+ gjithë mbretëritë e tokës dhe ai vetë më ka ngarkuar që t’i ndërtoj një shtëpi në Jerusalem+ të Judës.  Perëndia qoftë me atë që bën pjesë në popullin e tij!+ Le të shkojë pra në Jerusalem të Judës, dhe të rindërtojë shtëpinë e Jehovait,+ Perëndisë së Izraelit, që ishte atje—ai është Perëndia i vërtetë.+  Njerëzit e vendit le të ndihmojnë me argjend, me ar, me të mira e me kafshë shtëpiake ata që kanë mbetur nga tërë vendet ku banojnë si të ardhur,+ bashkë me blatimin vullnetar+ për shtëpinë e Perëndisë së vërtetë që ishte në Jerusalem.’»  Atëherë krerët+ e shtëpive atërore të Judës e të Beniaminit dhe priftërinjtë e levitët, të gjithë ata të cilëve Perëndia i vërtetë u kishte zgjuar frymën,+ u ngritën që të shkonin të rindërtonin shtëpinë e Jehovait+ që ishte në Jerusalem.  Të gjithë ata që ishin rreth e përqark tyre u dhanë*+ sende argjendi, ar, të mira materiale, kafshë shtëpiake dhe gjëra të zgjedhura, përveç gjithë asaj që kishin dhënë vullnetarisht.+  Veç kësaj, mbreti Kir nxori pajisjet e shtëpisë së Jehovait,+ që Nabukodonosori i kishte marrë nga Jerusalemi+ dhe i kishte vënë në shtëpinë e perëndisë së tij.+  Kiri, mbreti i Persisë, i nxori ato nën drejtimin e Mitridatit, nëpunësit të thesarit, dhe pasi i numëroi ia dha Sheshbazarit,+ prijësit të Judës.+  Ja sa ishte numri i tyre: tridhjetë enë prej ari në formë shporte, një mijë enë prej argjendi në formë shporte, njëzet e nëntë enë zëvendësuese, 10  tridhjetë kupa+ ari, katërqind e dhjetë kupa dytësore prej argjendi dhe një mijë pajisje të tjera. 11  Tërë pajisjet prej ari dhe argjendi ishin pesë mijë e katërqind copë. Sheshbazari+ ngriti gjithçka, bashkë me të mërguarit+ që i çoi nga Babilonia në Jerusalem.

Shënimet

Fjalë për fjalë «forcuan duart e tyre me».