Ezdra 6:1-22
6 Pikërisht në atë kohë, mbreti Dar nxori një urdhër që të hetohej në arkivat+ e Babilonisë, ku mbahej edhe thesari.
2 Në Ekbatana, në vendin e fortifikuar që ishte në provincën e Medisë,+ u gjet një rrotull dhe brenda saj ishte shkruar një përkujtesë që në mënyrë të përmbledhur thoshte:
3 «Vitin e parë të mbretërimit të tij, mbreti Kir+ nxori një urdhër lidhur me shtëpinë e Perëndisë në Jerusalem: ‘Le të rindërtohet shtëpia si vendi ku ata duhet të bëjnë flijime.+ Themelet e saj duhet të hidhen e të jenë me lartësi gjashtëdhjetë kute dhe gjerësi gjashtëdhjetë kute,+
4 me tri shtresa gurësh të rrokullisur+ deri në vend dhe një shtresë trarësh.+ Shpenzimet le të paguhen nga shtëpia e mbretit.+
5 Gjithashtu, le të kthehen enët prej ari dhe argjendi+ të shtëpisë së Perëndisë që Nabukodonosori+ i mori nga tempulli i Jerusalemit dhe i solli në Babiloni, me qëllim që ato të shkojnë në tempullin që është në Jerusalem, në vendin e vet, dhe të vihen në shtëpinë e Perëndisë.’+
6 Tani, ti Tatena,+ guvernatori matanë Lumit,+ ti Shetar-Bozena+ bashkë me bashkëpunëtorët tuaj, domethënë guvernatorët më të vegjël+ që janë matanë Lumit, i rrini larg atij vendi.+
7 Ju s’keni punë me punimet e shtëpisë së Perëndisë.+ Guvernatori dhe pleqtë e judenjve do ta rindërtojnë shtëpinë e Perëndisë në vendin e vet.
8 Unë kam nxjerrë një urdhër+ lidhur me atë që duhet të bëni me këta pleq të judenjve për rindërtimin e shtëpisë së Perëndisë. Këtyre burrave do t’u jepen menjëherë+ e pa ndërprerje+ shpenzimet, të cilat do të merren nga thesari mbretëror+ i taksave, që është matanë Lumit.
9 Le t’u jepen medoemos ato që u nevojiten: dema të rinj,+ desh+ dhe qengja+ për blatimet e djegura për Perëndinë e qiellit, si edhe grurë,+ kripë,+ verë+ dhe vaj,+ pikërisht ashtu si thonë priftërinjtë që janë në Jerusalem. Këto t’u jepen vazhdimisht ditë për ditë,
10 që të vazhdojnë+ t’i paraqitin blatime të pëlqyeshme+ Perëndisë së qiejve dhe të luten për jetën e mbretit e të bijve të tij.+
11 Unë kam dhënë urdhër që nëse ndokush dhunon+ këtë dekret, prej shtëpisë së tij do të hiqet një tra+ e ai do të varet+ në të. Për këtë arsye shtëpia e tij do të kthehet në nevojtore publike.+
12 Perëndia që ka bërë të banojë emri+ i vet atje përmbystë çdo mbret dhe popull që shtrin dorën për ta dhunuar dhe për ta shkatërruar+ shtëpinë e Perëndisë, e cila është në Jerusalem. Unë, Dari, nxjerr urdhrin. Të zbatohet pa vonuar.»
13 Atëherë Tatenai, guvernatori matanë Lumit,+ Shetar-Bozenai+ dhe bashkëpunëtorët e tyre, bënë pa vonuar tamam ashtu siç u kishte dërguar fjalë mbreti Dar.
14 Pleqtë+ e judenjve po ndërtonin+ dhe po ecnin përpara nën profetizimin e profetit Hage+ dhe të Zakarisë,+ nipit të Idos.+ Ata e ndërtuan dhe e mbaruan atë në saje të urdhrit të Perëndisë së Izraelit+ dhe në saje të urdhrit të Kirit,+ të Darit+ dhe të Artakserksit,+ mbretit të Persisë.
15 Ata e përfunduan këtë shtëpi ditën e tretë të muajit hënor të adarit,+ domethënë vitin e gjashtë të mbretërimit të mbretit Dar.
16 Bijtë e Izraelit, priftërinjtë, levitët+ dhe pjesa tjetër e ish-mërgimtarëve+ e bënë përurimin+ e shtëpisë së Perëndisë me gëzim.
17 Për përurimin e shtëpisë së Perëndisë, ata paraqitën njëqind dema, dyqind desh dhe katërqind qengja; ndërsa si blatim për mëkatin për tërë Izraelin, ata paraqitën dymbëdhjetë cjep, sipas numrit të fiseve të Izraelit.+
18 Ata i emëruan priftërinjtë sipas klasave të tyre dhe levitët sipas ndarjeve+ të tyre, për shërbimin e Perëndisë që kryhet në Jerusalem, në përputhje me atë që është porositur në librin e Moisiut.+
19 Ish-mërgimtarët e kremtuan pashkën+ ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë.+
20 Meqë priftërinjtë dhe levitët ishin pastruar+ si grup, ishin të gjithë të pastër, ndaj therën flinë e pashkës+ për tërë ish-mërgimtarët dhe për vëllezërit e tyre priftërinj, si edhe për vete.
21 Atë e hëngrën bijtë e Izraelit që ishin kthyer nga Mërgimi,+ si edhe të gjithë ata që ishin ndarë nga papastërtia+ e kombeve të vendit e që ishin bashkuar me ta për të kërkuar Jehovain, Perëndinë e Izraelit.+
22 Ata vazhduan të kremtonin me gëzim festën e kuleçve të ndormë+ për shtatë ditë, sepse Jehovai bëri që të gëzonin. Ai ia kishte kthyer+ zemrën mbretit të Asirisë drejt tyre, për t’u dhënë zemër* për punën e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, Perëndisë së Izraelit.
Shënimet
^ Ose «forcë duarve të tyre».