Ezekieli 1:1-28
1 Vitin e tridhjetë, ditën e pestë të muajit të katërt, tek gjendesha mes të mërguarve+ pranë lumit Kebar,+ qiejt u hapën+ dhe pashë disa vegime hyjnore.+
2 Ditën e pestë të muajit, vitin e pestë të mërgimit të mbretit Jehojakin,+
3 fjala e Jehovait iu drejtua+ drejtpërsëdrejti Ezekielit,+ që ishte i biri i Buzit, priftit në vendin e kaldeasve,+ afër lumit Kebar. Në atë vend, mbi të veproi dora e Jehovait.+
4 Unë nisa të shihja dhe ja, nga veriu vinte një erë e stuhishme,+ një masë e madhe resh+ dhe një zjarr flakërues.+ Retë shndritnin përreth. Në mes të zjarrit vezullonte diçka që dukej si përzierje ar-argjendi.+
5 Po ashtu, në mes të tij ishin disa që dukeshin si katër krijesa të gjalla,+ që nga pamja ngjanin me njeriun.
6 Secila kishte katër fytyra+ dhe katër krahë.+
7 Këmbët i kishin të drejta dhe tabani i këmbës së tyre ishte si tabani i këmbës së viçit.+ Këmbët e tyre shndritnin si shndrit bakri i lustruar.+
8 Në të katër anët, nën krahët e tyre, ato kishin duar njeriu.+ Që të katra kishin fytyrat dhe krahët e veta.+
9 Krahët e tyre preknin njëri-tjetrin. Kur ecnin nuk ktheheshin prapa, por secila shkonte drejt përpara.+
10 Sa për pamjen e fytyrave të tyre, të katra kishin nga një fytyrë njeriu.+ Në të djathtë kishin fytyrë luani,+ kurse në të majtë fytyrë demi.+ Gjithashtu, të katra kishin edhe nga një fytyrë shqiponje.+
11 Kështu ishin fytyrat e tyre. Kurse krahët+ i kishin të shtrirë lart. Dy nga krahët preknin njëri-tjetrin dhe dy të tjerët mbulonin trupin.+
12 Secila shkonte drejt përpara.+ Ato shkonin ku t’i drejtonte fryma dhe, ndërsa ecnin,+ nuk ktheheshin prapa.+
13 Krijesat e gjalla dukeshin si thëngjij përvëlues,+ dhe mes tyre lëviznin ca si pishtarë.+ Zjarri ishte i shndritshëm, dhe prej tij dilnin vetëtima.+
14 Teksa shkonin e vinin, krijesat e gjalla dukeshin si vetëtima.+
15 Ndërsa shikoja krijesat e gjalla, pashë nga një rrotë përtokë afër tyre,+ afër çdo krijese të gjallë me katër fytyra.+
16 Rrotat+ dhe strukturat e tyre rrëzëllenin si krizolit,+ dhe të katra dukeshin njësoj. Pamja dhe struktura e tyre ishte si një rrotë e futur në mes* të një rrote tjetër.+
17 Tek ecnin, ato shkonin në cilindo nga të katër drejtimet+ dhe nuk kishin nevojë të ktheheshin gjatë ecjes.+
18 Rrathët e tyre kishin një lartësi që të fuste frikën, dhe të katër rrotat ishin plot sy rreth e qark.+
19 Kur krijesat e gjalla lëviznin, rrotat shkonin afër tyre dhe kur krijesat e gjalla ngriheshin nga toka, ngriheshin edhe rrotat.+
20 Ato shkonin ku t’i drejtonte fryma, atje ku shkonte edhe vetë ajo. Rrotat ngriheshin afër tyre, sepse fryma që vepronte te krijesat e gjalla, ishte te rrotat.
21 Kur krijesat e gjalla lëviznin, lëviznin edhe ato. Kur ato ndaleshin, ndaleshin edhe këto. Kur ato ngriheshin nga toka, ngriheshin edhe rrotat afër tyre, sepse fryma që vepronte te krijesat e gjalla, ishte te rrotat.+
22 Mbi kokat e krijesave të gjalla kishte diçka që ngjante me sipërfaqen+ rrëzëlluese të një akulli madhështor. Ajo shtrihej sipër kokave të tyre.+
23 Poshtë kësaj sipërfaqeje, shtriheshin drejt krahët e tyre, të cilët preknin njëri-tjetrin. Secila kishte dy krahë në njërën anë dhe dy në anën tjetër të trupit, me të cilët mbulohej.
24 Dëgjova zhurmën e krahëve të tyre kur lëviznin, që ngjante me zhurmën e ujërave+ të shumta, me zhurmën+ e të Plotfuqishmit, me zhurmën e trazirës dhe të fushimit.+ Kur ndaleshin, ato i ulnin krahët.
25 Mbi sipërfaqen që ishte sipër kokave të tyre, u dëgjua një zë. (Kur ndaleshin, ato i ulnin krahët.)
26 Mbi sipërfaqen që ishte sipër kokave të tyre, kishte diçka që dukej si fron+ e që ngjante me një gur safiri.+ Mbi atë që dukej si fron, rrinte i ulur dikush që kishte pamje njeriu.+
27 Nga ajo që dukej si pjesa e trupit nga mesi e lart, pashë diçka që dukej si rrëzëllimë ar-argjendi,+ diçka që ngjante si zjarr brenda tij dhe rreth e qark.+ Kurse nga ajo që dukej si pjesa e trupit nga mesi e poshtë, pashë diçka që ngjante si zjarr, dhe ai shndriste rreth e qark.
28 Shndritja e tij ngjante me pamjen e ylberit,+ që del në re në një ditë rrebeshi. Ajo ngjante si lavdia e Jehovait.+ Kur e pashë, rashë përmbys+ dhe dëgjova zërin e dikujt që më fliste.
Shënimet
^ Ndoshta, të vendosura kryq në të njëjtin bosht, duke formuar kënde të drejta.