Ezekieli 16:1-63

16  Fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri:  «Bir njeriu, bëja të njohura+ Jerusalemit gjërat e pështira+ që ka bërë  dhe thuaji: “Kështu i thotë Zotëria Sovran Jehova Jerusalemit: ‘Rrënjët ti i ke në vendin e Kanaanit+ dhe atje ke lindur. Babai yt ishte amorit,+ kurse nëna hitite.+  Ditën kur ti linde,+ kur erdhe në jetë, nuk t’u pre kërthiza, nuk të lanë me ujë për t’u pastruar, nuk të fërkuan me kripë dhe as të mbështollën me pelena.  Syrit të askujt nuk i erdhi keq për ty, që nga dhembshuria+ të të bënte qoftë edhe një nga këto gjëra. Përkundrazi, ditën kur linde, të urrenin thellë, prandaj të hodhën atje në fushë.  Unë të kalova pranë e të pashë tek përpëliteshe në gjak. Ndërsa ishe e përlyer* me gjakun tënd, të thashë: “Jeto!”+ Po, ndërsa ishe e përlyer me gjakun tënd, të thashë: “Jeto!”  Të bëra një shumicë të madhe si filizat e shumtë në arë. Ti u rrite,+ u bëre e madhe dhe erdhe me stolitë më të mira.+ Gjinjtë t’u zhvilluan mjaft, flokët t’u bënë të dendur, por ishe ende lakuriq dhe e zhveshur.  Unë të kalova pranë, të pashë dhe ja, kishe arritur moshën për të dashuruar.+ Prandaj, të hodha sipër cepin e rrobës sime+ dhe ta mbulova lakuriqësinë. U betova para teje, lidha një besëlidhje me ty+ dhe ti u bëre imja,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.—  Të lava me ujë,+ të pastrova nga gjaku dhe të leva me vaj.+ 10  Pastaj të vesha me rroba të qëndisura,+ të mbatha sandale me lëkurë foke,+ të hodha përsipër li të hollë+ e të mbulova me copë të kushtueshme. 11  Të zbukurova me stoli, të vura byzylykë+ në duar dhe varëse+ në qafë. 12  Në hundë të vura një unazë,+ të vura vathë në veshë+ dhe një kurorë të bukur në kokë.+ 13  U stolise me ar e argjend dhe u veshe me li të hollë, me copë të kushtueshme e me rroba të qëndisura.+ Hëngre majë mielli, mjaltë e vaj;+ u bëre shumë, shumë e bukur dhe e denjë për mbretëreshë.*+ 14  Mes kombeve u hap nami për bukurinë tënde. Ajo ishte e përsosur, sepse unë kisha vënë mbi ty shkëlqimin+ tim,—thotë Zotëria Sovran Jehova. 15  Por ti i besove bukurisë sate+ dhe e përdore namin tënd për t’u bërë prostitutë.+ Iu dhe si prostitutë çdo kalimtari+ dhe i fale bukurinë tënde. 16  More disa nga rrobat e tua dhe bëre vende të larta+ ngjyra-ngjyra, ku kurvëroheshe+—gjëra të tilla s’duhet të ndodhin kurrën e kurrës. 17  Merrje edhe sendet e bukura prej ari e argjendi që të kisha dhënë,+ bëje me to shëmbëlltyra mashkulli+ dhe kurvëroheshe me to.+ 18  I mbuloje me rrobat e tua të qëndisura dhe u vije përpara vajin e temjanin tim.+ 19  Edhe ato që t’i kisha dhënë për të ngrënë—majën e miellit, vajin e mjaltin me të cilin të ushqeja+—ti i paraqite para tyre si aromë të pëlqyeshme,+ dhe këtë e bëre shumë herë,—thotë Zotëria Sovran Jehova. 20  Ti i merrje bijtë e bijat që më kishe lindur+ dhe ua flijoje atyre, që t’i përpinte zjarri.+ S’u ngope me kurvëritë e tua? 21  Ti i vrisje fëmijët e mi+ dhe ua jepje shëmbëlltyrave, duke i kaluar nëpër zjarr.+ 22  Në të gjitha gjërat e pështira dhe kurvëritë që bëje, nuk i kujtove ditët e rinisë sate, kur ishe lakuriq dhe e zhveshur, e përpëliteshe në gjakun tënd.+ 23  Tani, pas gjithë ligësisë sate, (“Mjerë ti”,+—thotë Zotëria Sovran Jehova) 24  ndërtove edhe një vend të ngritur dhe bëre nga një vend të lartë në çdo shesh.+ 25  Në krye të çdo rruge ndërtove një vend të lartë.+ E bëre bukurinë tënde të pështirë+ dhe i hape këmbët para çdo kalimtari,+ duke i shumuar kurvëritë e tua.+ 26  U kurvërove me bijtë e Egjiptit,+ fqinjët e tu gjymtyrëmëdhenj,*+ dhe gjithnjë kryeje kurvëri me tepri, që të më fyeje. 27  Prandaj, unë do ta shtrij dorën kundër teje,+ s’do të të jap më si të kam dhënë+ dhe do të të lë në dorë të dëshirave të shpirtit+ të të gjitha grave që të urrejnë,+ të bijave të filistinëve,+ të cilave do t’u vinte turp nga sjellja jote e shthurur.+ 28  Meqë nuk ngopeshe, u kurvërove edhe me bijtë e Asirisë.+ Por edhe pse u kurvërove me ta, prapë nuk u ngope. 29  Kështu, u kurvërove me tepri me vendin e Kanaanit,+ me kaldeasit,+ por as me ata nuk u ngope. 30  Oh, ç’tërbim+ kam kundër teje,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—ngaqë bën tërë këto gjëra, vepra të një prostitute+ të pafytyrë!+ 31  Ti ndërtove vende të ngritura në krye të çdo udhe dhe bëre vende të larta në çdo shesh, por ndryshe nga një prostitutë, ti e përbuzje pagën. 32  Gruaja që shkel kurorën, në vend të burrit pranon të tjerë.+ 33  Të gjitha prostitutave është zakon t’u jepet nga një dhuratë,+ kurse ti u bën dhurata të gjithë dashnorëve+ të tu dhe u jep ryshfet, që të vijnë nga çdo anë te ti për t’u kurvëruar me ty.+ 34  Ti kurvërohesh ndryshe nga gratë e tjera. Askush nuk ka bërë prostitucion të tillë si ti, sepse ti paguan, në vend që të të paguajnë. Ja pra, me ty ndodh e kundërta.’ 35  Prandaj, o prostitutë,+ dëgjo se çfarë thotë Jehovai.+ 36  Kështu, thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse i ke shfryrë epshet+ e tua dhe i ke zbuluar pjesët e tua intime,+ duke u kurvëruar me dashnorët+ e me tërë idhujt e tu të pështirë*+ e të neveritshëm, dhe meqenëse u ke dhënë atyre idhujve gjakun e bijve të tu,+ 37  ja, unë do t’i mbledh tërë dashnorët e tu, të cilët i kënaqe, dhe të gjithë ata që deshe bashkë me ata që urreve. Do t’i mbledh ata kundër teje, ku të jenë, do të zbuloj para tyre pjesët e tua intime,+ dhe ata do t’i shohin të gjitha. 38  Unë do të të gjykoj si gjykohen kurorëshkelëset+ dhe ato që derdhin gjak.+ Nga tërbimi dhe xhelozia+ që kam, do të derdh gjakun tënd. 39  Unë do të të lë në duart e tyre, dhe ata do t’i shembin vendet e tua të ngritura+ e do të rrëzojnë vendet e tua të larta.+ Ata do të të heqin rrobat,+ do të të marrin sendet e bukura+ që ke dhe do të të lënë lakuriq e të zhveshur. 40  Do të sjellin kundër teje një turmë,+ do të të vrasin me gurë+ e do të të presin me shpatë.+ 41  Pastaj, do t’u vënë zjarrin+ shtëpive të tua, dhe unë do ta zbatoj gjykimin tim para syve të shumë grave.+ Unë do të të bëj të mos jesh më prostitutë+ e të mos i paguash më të tjerët. 42  Atëherë do të më fashitet tërbimi kundër teje,+ dhe nuk do të jem më xheloz për ty.+ Pastaj do të rri i qetë dhe nuk do të ndihem më i fyer. 43  Meqë nuk i kujtove ditët e rinisë+ dhe më acaroje me tërë këto gjëra,+ unë do të bëj që udha që ke ndjekur, të bjerë mbi kokën tënde,+—thotë Zotëria Sovran Jehova,—e ti nuk do të kesh më atë sjellje të shthurur dhe tërë ato gjëra të pështira. 44  Kushdo që thotë ndonjë proverb+ kundër teje, do të thotë: “Si e ëma, dhe e bija!”+ 45  Ti je bijë e nënës sate,+ që e urren thellësisht burrin+ dhe bijtë e saj. Ti je motër e motrave të tua, që i urryen burrat dhe bijtë e tyre. Nëna juaj ishte hitite,+ kurse babai juaj amorit.+ 46  Motra jote e madhe është Samaria+ me fshatrat e saj,+ që banon në të majtën tënde. Motra jote e vogël është Sodoma+ me fshatrat e saj,+ që banon në të djathtën tënde. 47  Ti jo vetëm që ece në udhët e tyre dhe bëre gjërat e pështira që bënin ato,+ por shumë shpejt veprove edhe më keq se ato në gjithçka që bëre.+ 48  Siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—motra jote, Sodoma, dhe fshatrat e saj nuk e kanë bërë atë që bëre ti dhe fshatrat e tua.+ 49  Ja cilat qenë fajet e motrës sate, Sodomës: ajo dhe fshatrat e saj+ qenë krenare,+ patën bukë sa të duash+ dhe u treguan moskokëçarëse,+ ngaqë nuk i trazoi kush. Ajo nuk i doli krah të munduarit+ dhe të varfrit.+ 50  Ato ishin fodulle+ dhe bënin gjëra të pështira para meje,+ prandaj i largova siç e pashë të udhës.+ 51  Samaria+ nuk ka bërë as gjysmën e mëkateve të tua. Ti bëre gjëra të pështira shumë më tepër se ato, dhe kështu i bëre motrat e tua të dukeshin më të drejta se ti.+ 52  Duro poshtërimin, që për shkakun tënd po flitet mirë për motrat e tua, ngaqë ti ke bërë mëkate më të pështira se ato, dhe ato janë më të drejta se ti.+ Të të vijë turp e duro poshtërimin, që i ke bërë motrat e tua të duken të drejta! 53  Unë do t’i mbledh robërit e tyre,+ robërit e Sodomës e të fshatrave të saj dhe robërit e Samarisë e të fshatrave të saj. Do të mbledh edhe robërit e tu, që ndodhen mes tyre,+ 54  me qëllim që ti të durosh poshtërimin tënd.+ Ti duhet të ndihesh e poshtëruar për tërë ato që ke bërë, sepse i ngushëllove.+ 55  Motrat e tua, Sodoma me fshatrat e saj dhe Samaria me fshatrat e saj, do të kthehen në gjendjen e mëparshme. Edhe ti me fshatrat e tua do të kthehesh në gjendjen e mëparshme.+ 56  Motra jote, Sodoma, nuk ishte e denjë të zihej në gojë nga ti, në ditët e krenarisë sate,+ 57  para se ligësia jote të dilte zbuluar,+ si në kohën e poshtërimit nga bijat e Sirisë+ dhe nga të gjitha ato që ishin rreth saj, bijat e filistinëve,+ që të përçmonin nga të gjitha anët.+ 58  Ti duhet të mbash mbi vete+ sjelljen tënde të shthurur+ dhe gjërat e pështira që ke bërë’,—thotë Jehovai. 59  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do të bëj me ty, ashtu si ke bërë ti,+ sepse e ke përbuzur betimin dhe e ke prishur besëlidhjen me mua.+ 60  Unë do ta kujtoj besëlidhjen që kam bërë me ty në ditët e rinisë sate+ dhe do të lidh me ty një besëlidhje të përjetshme.+ 61  Ti do t’i kujtosh udhët e tua+ dhe do të ndihesh e poshtëruar kur të presësh motrat e tua, qoftë ato që janë më të mëdha, qoftë ato që janë më të vogla. Unë do të t’i jap ato si bija,+ por jo nga besëlidhja që kam bërë me ty.+ 62  Unë do të bëj një besëlidhje me ty,+ dhe ti ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, 63  me qëllim që të kujtosh, të të vijë turp+ dhe të mos kesh më arsye ta hapësh gojën+ nga poshtërimi yt, kur të bëj shlyerjen+ e fajit për ty, për tërë ato që ke bërë’”,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»

Shënimet

Në këtë kapitull, Jehovai i drejtohet Jerusalemit sikur të ishte grua.
Në kuptimin e një pozite mbretërore.
I referohet «organit gjinor».
Shih shënimin tek Ezk 6:4.