Ezekieli 2:1-10
2 Ai më tha: «Bir njeriu,+ çohu në këmbë që të të flas.»+
2 Sapo ai më foli, tek unë hyri fryma+ dhe më ngriti në këmbë, që të dëgjoja Atë që po më fliste.+
3 Ai më tha: «Bir njeriu, unë po të dërgoj te bijtë e Izraelit,+ te kombet rebele që kanë ngritur krye kundër meje.+ Ata dhe paraardhësit e tyre e kanë shkelur ligjin tim deri më sot.+
4 Unë po të dërgoj te bijtë e pacipë+ dhe kokëfortë,+ të cilëve duhet t’u thuash: ‘Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova.’
5 Dëgjojnë+ apo s’dëgjojnë+—sepse janë një shtëpi rebele+—ata do ta marrin vesh se mes tyre ka qenë një profet.+
6 Ti, o bir njeriu, mos ki frikë nga ata+ dhe nga fjalët e tyre, ndonëse janë kryeneçë+ e si gjemba që shpojnë,+ dhe ndonëse ti banon mes akrepave.+ Mos ki frikë+ nga fjalët e tyre dhe mos u tmerro+ nga fytyrat e tyre, sepse janë një shtëpi rebele.+
7 Tregoju fjalët e mia, pavarësisht në të dëgjojnë apo jo, sepse janë rebelë.+
8 Por ti, o bir njeriu, dëgjo çfarë po të them e mos u bëj rebel si kjo shtëpi rebele.+ Hape gojën e haje këtë që po të jap.»+
9 Unë pashë dhe ja, drejt meje u zgjat një dorë,+ në të cilën ishte një rrotull libri.+
10 Ai e hapi pak nga pak përpara meje. Ajo ishte shkruar nga të dyja anët.+ Në të ishin shkruar këngë të përvajshme, ofshama dhe vaje.+