Ezekieli 30:1-26
30 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:
2 «Bir njeriu, profetizo dhe thuaj:+ “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ulërini: “Medet, erdhi dita!”+
3 Sepse një ditë është afër, po, një ditë e Jehovait është afër.+ Ajo do të jetë një ditë me re,+ do të jetë një kohë e caktuar e kombeve.+
4 Në Egjipt do të vijë një shpatë+ dhe, kur atje të bjerë një i vrarë, pasuritë e tij të merren dhe themelet e tij të prishen, në Etiopi do të ketë dhembje të forta.+
5 Etiopia,+ Puti,+ Ludi, tërë turma e përzier,+ Kubi dhe bijtë e vendit ku u bë besëlidhja, do të bien nga shpata bashkë me egjiptianët.’+
6 Kështu thotë Jehovai: ‘Edhe ata që përkrahin Egjiptin, do të rrëzohen, dhe forca e krenaria e tij do të bjerë.+Nga Migdoli+ deri në Sienë+ do të bien nga shpata,—thotë Zotëria Sovran Jehova.—
7 Ata do të bëhen shkreti, dhe do të rrethohen nga vende të shkretuara. Edhe qytetet e tyre do të shkretohen dhe do të rrethohen nga qytete të rrënuara.+
8 Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai kur t’i vë zjarrin Egjiptit dhe, kur tërë ata që e kanë ndihmuar, të shpartallohen.+
9 Atë ditë do të nisen nga unë lajmëtarë me anije, që t’i futin dridhmat Etiopisë+ që i beson shumë vetes. Atje do të ketë dhembje të forta, kur t’i vijë dita Egjiptit, sepse ajo ditë ka për të ardhur.’+
10 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Po ashtu, unë do ta zhduk turmën e Egjiptit me dorën e Nabukodrezarit,* mbretit të Babilonisë.+
11 Ai dhe populli i tij, tiranët e kombeve,+ do ta katandisin vendin në rrënoja. Ata do të zhveshin shpatat kundër Egjiptit, dhe do ta mbushin vendin me të vrarë.+
12 Unë do t’i kthej kanalet e Nilit+ në tokë të thatë, dhe do t’ia shes vendin njerëzve të këqinj.+ Vendin dhe gjithë ç’ka në të do ta shkretoj me anë të duarve të të huajve.+ Unë Jehovai kam folur.’+
13 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do të shkatërroj edhe idhujt e pështirë*+ e do t’i shfaros perënditë e kota të Nofit.+ Nuk do të ketë më prijës nga Egjipti, dhe në këtë vend unë do të kall frikën.+
14 Unë do ta shkretoj Patrosin,+ do t’i vë zjarrin Zoanit+ dhe do të zbatoj gjykimin tim në No.+
15 Do ta derdh tërbimin tim+ mbi Sin, që është fortesa e Egjiptit, dhe do ta shfaros turmën e Nosë.+
16 Egjiptit do t’i vë zjarrin. Sini do të ketë dhembje të forta. Noja do të pushtohet nëpërmjet të çarave, kurse Nofi do të ketë kundërshtarë në mes të ditës.
17 Djemtë e Onit+ dhe të Pibesetit do të bien nga shpata, dhe qytetet do të shkojnë në robëri.
18 Tefnesi+ do të erret në mes të ditës, kur të thyej atje zgjedhën e Egjiptit.+ Egjipti nuk do ta ketë më forcën dhe krenarinë e tij,+ kurse Tefnesi do të mbulohet nga retë,+ dhe fshatrat e tij do të shkojnë në robëri.+
19 Unë do të zbatoj gjykimin tim në Egjipt,+ dhe atëherë ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”»
20 Më pas, vitin e njëmbëdhjetë, ditën e shtatë të muajit të parë, fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri:
21 «Bir njeriu, unë do ta thyej krahun+ e faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe ai nuk ka për t’u lidhur me fasha që të shërohet+ e të forcohet për të mbajtur shpatën.
22 Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë jam kundër faraonit, mbretit të Egjiptit.+ Do t’i thyej krahët,+ si të fortin, edhe të thyerin,+ dhe do ta bëj që t’i bjerë shpata nga dora.+
23 Pastaj do t’i shpërndaj egjiptianët nëpër kombe të ndryshme dhe do t’i hallakat vend më vend.+
24 Unë do t’ia forcoj krahët mbretit të Babilonisë+ dhe do t’i jap në dorë shpatën time.+ Do t’ia thyej krahët faraonit, dhe ai do të rënkojë me të madhe para tij si një i plagosur për vdekje.+
25 Unë do t’i forcoj krahët e mbretit të Babilonisë, kurse krahët e faraonit do të lëshohen. Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, kur t’ia jap në dorë shpatën time mbretit të Babilonisë, dhe ai ta kthejë atë kundër Egjiptit.+
26 Do t’i shpërndaj egjiptianët nëpër kombe të ndryshme+ dhe do t’i hallakat vend më vend. Atëherë ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’»