Ezekieli 9:1-11

9  Ai bërtiti me zë të lartë: «Të afrohen ata që e këqyrin qytetin, secili me armën e tij të shkatërrimit në dorë.»  Ja ku erdhën nga ana e portës së sipërme+ që shikon nga veriu gjashtë burra, secili me topuzin e tij në dorë. Mes tyre ishte edhe një burrë i veshur me rroba liri,+ i cili mbante në brez një kallamar sekretari. Ata hynë dhe u ndalën afër altarit prej bakri.+  Atëherë lavdia e Perëndisë së Izraelit+ u ngrit nga kerubinët,+ mbi të cilët rrinte, dhe u drejtua nga pragu i shtëpisë.+ Pastaj, ai e thirri burrin e veshur me rroba liri,+ që mbante në brez kallamarin e sekretarit  dhe Jehovai i tha: «Kalo mes për mes qytetit, mes për mes Jerusalemit, dhe vër një shenjë në ballin e njerëzve që psherëtijnë e rënkojnë+ për tërë ato gjëra të pështira që bëhen në qytet.»+  Të tjerëve u tha: «Kaloni pas tij mes për mes qytetit dhe goditni. Syrit tuaj të mos i vijë keq dhe asnjë të mos ju dhimbset.+  Vritni e shfarosni të moshuar, të rinj, virgjëresha, fëmijë të vegjël dhe gra,+ por mos iu afroni askujt në të cilin është shenja.+ Filloni që nga shenjtërorja ime.»+ Kështu, ata filluan me të moshuarit që ishin para shtëpisë.+  Pastaj u tha: «Ndoteni shtëpinë dhe mbushini oborret me të vrarë.+ Shkoni!» Atëherë ata shkuan dhe iu sulën qytetit.  Ata i vranë të gjithë, vetëm mua më lanë gjallë. Atëherë unë u përkula me fytyrë përdhe+ dhe thërrita: «Medet,+ o Zotëri Sovran Jehova! Të gjithë ata që kanë mbetur në Izrael, do t’i shfarosësh duke e derdhur tërbimin tënd mbi Jerusalemin?!»+  Ai ma ktheu: «Faji i shtëpisë së Izraelit dhe të Judës+ është shumë, shumë i madh.+ Vendi është plot gjakderdhje+ dhe qyteti plot dredhi,+ sepse ata thonë: ‘Jehovai e ka lënë vendin.+ Jehovai nuk sheh.’+ 10  Prandaj syrit tim nuk do t’i vijë keq+ dhe nuk do të më dhimbsen fare.+ Do të bëj që mbi kokën e tyre të bjerë udha që kanë ndjekur.»+ 11  Dhe ja, burri i veshur me rroba liri, që mbante në brez një kallamar, i solli fjalë: «Bëra si më urdhërove.»+

Shënimet