Galatasve 6:1-18
6 Vëllezër, edhe sikur një njeri të hedhë ndonjë hap të gabuar+ përpara se të jetë i vetëdijshëm për të, ju që keni kualifikime frymore,+ përpiquni ta ndreqni atë me një frymë butësie.+ Ndërkohë, secili të jetë vigjilent për veten,+ se mos tundohet edhe vetë.+
2 Vazhdoni të mbani barrët+ e njëri-tjetrit dhe të përmbushni kështu ligjin e Krishtit.+
3 Sepse, nëse dikush mendon se është diçka, kur s’është asgjë,+ mashtron veten.
4 Secili të tregojë me prova se si është vepra e vet,+ dhe atëherë do të ketë shkak të ngazëllohet vetëm për veten e jo të krahasohet+ me një tjetër.
5 Sepse, secili do të mbajë ngarkesën e vet.+
6 Kushdo që e mëson fjalën gojarisht,+ le të marrë pjesë+ në të gjitha gjërat e mira, bashkë me atë që e jep një mësim të tillë gojarisht.+
7 Mos u mashtroni:+ Perëndia nuk vihet në lojë.+ Çfarëdo që të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë,+
8 sepse ai që mbjell për mishin, do të korrë nga mishi prishje,+ por, ai që mbjell për frymën,+ do të korrë nga fryma jetë të përhershme.+
9 Prandaj, të mos dorëzohemi duke bërë atë që është e shkëlqyer,+ sepse në stinën e duhur do të korrim, nëse nuk lodhemi.+
10 Vërtet, derisa të kemi kohë të volitshme,+ le të bëjmë atë që është e mirë ndaj të gjithëve, por sidomos ndaj atyre që janë të lidhur me ne në besim.+
11 Shihni me ç’shkronja të mëdha ju shkrova me dorën time.+
12 Të gjithë ata që duan të duken tërheqës në mish, përpiqen t’ju detyrojnë të rrethpriteni,+ vetëm e vetëm që të mos përndiqen për shtyllën e torturës të Krishtit,+ Jezuit.
13 Sepse as vetë ata që rrethpriten, nuk e mbajnë Ligjin,+ por duan të rrethpriteni ju, që të kenë shkak për mburrje në mishin tuaj.
14 Larg qoftë që unë të mburrem, përveçse me shtyllën e torturës+ të Zotërisë tonë Jezu Krisht, nëpërmjet të cilit bota, për mua, është vënë në shtyllë,+ dhe unë për botën.
15 As rrethprerja s’është gjë, as parrethprerja,+ por një krijesë e re+ është diçka.
16 Paqja dhe mëshira qofshin mbi të gjithë ata që do të ecin në mënyrë të rregullt sipas kësaj norme të sjelljes, po, mbi Izraelin e Perëndisë!+
17 Që sot e tutje, të mos më trazojë askush, sepse mbaj në trupin tim shenjat e damkës+ së një skllavi të Jezuit.+
18 Dashamirësia e pamerituar e Zotërisë tonë Jezu Krisht qoftë me frymën+ që tregoni, vëllezër! Amin!