Gjoni 1:1-51

1  Në fillim+ ishte Fjala,+ dhe Fjala ishte me Perëndinë,+ dhe Fjala ishte një perëndi.+  Ky ishte në fillim+ me Perëndinë.+  Të gjitha gjërat erdhën në jetë nëpërmjet tij,+ dhe pa të nuk erdhi në jetë asgjë.Ajo që erdhi në jetë  me anë të tij, ishte jetë,+ dhe jeta ishte drita+ e njerëzve.  Drita po ndriçon në errësirë,+ por errësira nuk ka ngadhënjyer mbi të.  Doli një njeri që u dërgua si përfaqësues i Perëndisë:+ emri i tij ishte Gjon.+  Ai erdhi që të dëshmonte,+ që të jepte dëshmi për dritën+ dhe që njerëz të çdo lloji të besonin nëpërmjet tij.+  Ajo dritë nuk ishte ai,+ por ai duhej të jepte dëshmi+ për atë dritë.  Drita e vërtetë,+ që i jep dritë+ çdo lloj njeriu,+ po vinte në botë. 10  Ai* ishte në botë,+ dhe bota erdhi në jetë nëpërmjet tij,+ por bota nuk e njohu. 11  Ai erdhi në shtëpinë e vet, por të vetët nuk e pranuan.+ 12  Megjithatë, të gjithë atyre që e pritën,+ u dha autoritet të bëheshin fëmijë të Perëndisë,+ sepse po tregonin besim në emrin e tij.+ 13  Ata nuk lindën nga gjaku, as nga ndonjë vullnet mishor a nga vullneti i njeriut, por nga Perëndia.+ 14  Kështu, Fjala u bë mish+ e banoi mes nesh dhe na u tregua një pamje e lavdisë së tij, një lavdi si ajo që i përket një biri të vetëmlindur+ nga një atë. Ai ishte plot dashamirësi të pamerituar* e të vërtetë.+ 15  (Gjoni dha dëshmi për të, po, ai thirri dhe tha: «Ai që po vjen pas meje, ma ka kaluar mua, sepse ekzistonte para meje.»)+ 16  Të gjithë ne morëm nga plotësia e tij,+ domethënë dashamirësi të pamerituar me bollëk.*+ 17  Ligji u dha nëpërmjet Moisiut,+ por dashamirësia e pamerituar+ dhe e vërteta+ u bënë realitet nëpërmjet Jezu Krishtit. 18  Askush s’e ka parë asnjëherë Perëndinë,+ por perëndia i vetëmlindur,+ i cili është në gji+ të Atit, e ka shpjeguar atë.+ 19  Kjo është dëshmia që dha Gjoni, kur judenjtë dërguan tek ai priftërinj dhe levitë nga Jerusalemi për ta pyetur: «Kush je ti?»+ 20  Ai e pranoi dhe nuk e mohoi, por rrëfeu: «Unë nuk jam Krishti.»+ 21  Ata e pyetën: «Kush je ti, atëherë? Elija?»+ Ai ua ktheu: «Nuk jam.» «A je Profeti?»+ Ai u përgjigj: «Jo!» 22  Prandaj, ata vazhduan: «Kush je ti? Sepse duhet t’u kthejmë përgjigje atyre që na dërguan. Ç’thua për veten tënde?»+ 23  Ai u përgjigj: «Unë jam zëri i dikujt që thërret në shkretëtirë: ‘Bëjeni të drejtë udhën e Jehovait’, ashtu si tha profeti Isaia.»+ 24  Ata njerëz ishin dërguar nga farisenjtë. 25  Ata e pyetën: «Atëherë, përse pagëzon,+ kur ti vetë nuk je as Krishti, as Elija, as Profeti?» 26  Gjoni iu përgjigj: «Unë pagëzoj me ujë. Mes+ jush është dikush që ju nuk e njihni.+ 27  Ai po vjen pas meje, por unë nuk jam i denjë t’i zgjidh as lidhëset e sandaleve.»+ 28  Këto gjëra ndodhën në Betani, matanë Jordanit, ku Gjoni po pagëzonte.+ 29  Të nesërmen ai pa Jezuin të shkonte drejt tij dhe tha: «Shihni, Qengji+ i Perëndisë që heq mëkatin+ e botës!+ 30  Për këtë thashë: pas meje po vjen një njeri që ma ka kaluar, sepse ekzistonte para meje.+ 31  As unë nuk e njihja, por arsyeja përse erdha që të pagëzoja me ujë, ishte që ai t’i shfaqej Izraelit.»+ 32  Gjithashtu, Gjoni dëshmoi dhe tha: «E pashë frymën që zbriste nga qielli si një pëllumb dhe që qëndroi mbi të.+ 33  As unë nuk e njihja, por pikërisht Ai që më dërgoi+ të pagëzoja me ujë, më tha: ‘Ai tek i cili do të shohësh të zbresë e të qëndrojë fryma, është ai që do të pagëzojë me frymë të shenjtë.’+ 34  Unë e pashë dhe dëshmova se ky është Biri i Perëndisë.»+ 35  Të nesërmen Gjoni po qëndronte përsëri me dy nga dishepujt e vet. 36  Kur pa Jezuin duke ecur, ai tha: «Shihni, Qengji+ i Perëndisë!» 37  Dy dishepujt e dëgjuan të fliste dhe shkuan pas Jezuit. 38  Atëherë Jezui u kthye dhe, kur pa që ata po e ndiqnin, i pyeti: «Ç’kërkoni?» Ata iu përgjigjën: «Rabi, (që do të thotë Mësues) ku po rri?» 39  Ai u tha: «Ejani e do të shihni.»+ Kështu, ata shkuan, panë ku rrinte dhe ndenjën me të atë ditë. Ishte afërsisht ora e dhjetë.* 40  Andrea,+ vëllai i Simon Pjetrit, ishte një nga ata të dy që dëgjuan fjalët e Gjonit dhe që shkuan pas Jezuit. 41  Ai shkoi së pari të gjente vëllanë e vet, Simonin, dhe i tha: «Kemi gjetur Mesinë»,+ (që do të thotë Krisht).+ 42  Pastaj e çoi te Jezui. Kur e pa,+ Jezui i tha: «Ti je Simoni,+ i biri i Gjonit.+ Ti do të quhesh Kefa», (që përkthehet Pjetër).+ 43  Të nesërmen, Jezui deshi të shkonte në Galile. Prandaj, gjeti Filipin+ dhe i tha: «Bëhu ithtari im.»+ 44  Filipi ishte nga Betsaida,+ nga qyteti i Andreas dhe i Pjetrit. 45  Filipi gjeti Natanaelin+ dhe i tha: «Kemi gjetur atë për të cilin shkroi Moisiu në Ligj+ dhe Profetët,+ Jezuin, të birin e Jozefit+ nga Nazareti.» 46  Por Natanaeli ia ktheu: «A mund të dalë ndonjë gjë e mirë nga Nazareti?»+ Filipi i tha: «Eja e shih.» 47  Jezui e pa Natanaelin që po vinte drejt tij dhe tha për të: «Shihni, një izraelit i vërtetë, tek i cili nuk ka mashtrim.»+ 48  Natanaeli i tha: «Si vallë më njeh?!» Jezui iu përgjigj: «Të pashë kur ishe nën fik, para se të të thërriste Filipi.» 49  Natanaeli iu përgjigj: «Rabi, ti je Biri i Perëndisë,+ ti je Mbret+ i Izraelit.» 50  Jezui ia ktheu: «Ti beson ngaqë të thashë se të pashë poshtë fikut? E pra, do të shohësh gjëra edhe më të mëdha se këto.» 51  Më tej, ai i tha: «Po, me të vërtetë po ju them se do të shihni qiellin të hapur dhe engjëjt+ e Perëndisë që ngjiten e zbresin te Biri i njeriut.»+

Shënimet

Domethënë, Fjala.
Në gjuhën origjinale kjo shprehje përqendrohet më shumë në bujarinë e dhënësit, sesa në meritën e atij që e merr.
Fjalë për fjalë «dashamirësi të pamerituar mbi dashamirësi të pamerituar».
Rreth orës 4 pasdite, duke llogaritur nga lindja e diellit.