Gjoni 15:1-27
15 Unë jam hardhia e vërtetë,+ kurse Ati im është kultivuesi.+
2 Çdo degë timen që nuk jep fryt, ai e heq+ dhe atë që jep fryt, ai e pastron,+ që të japë edhe më shumë fryt.+
3 Ju jeni tashmë të pastër, për shkak të fjalës që ju kam thënë.+
4 Qëndroni në unitet me mua, dhe unë në unitet me ju.+ Ashtu si dega s’mund të japë fryt më vete, po të mos qëndrojë te hardhia, ashtu nuk mundeni edhe ju, po të mos qëndroni në unitet me mua.+
5 Unë jam hardhia, ju jeni degët. Ai që qëndron në unitet me mua dhe unë në unitet me të, jep shumë fryt,+ sepse pa mua, s’mund të bëni asgjë fare.
6 Ai që nuk qëndron në unitet me mua, flaket si degë dhe thahet. Ato degë njerëzit i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe i djegin.+
7 Nëse qëndroni në unitet me mua dhe fjalët e mia mbeten te ju, kërkoni ç’të doni dhe do t’ju plotësohet.+
8 Kjo i jep lavdi Atit tim: që ju të vazhdoni të jepni shumë fryt e të tregoni se jeni dishepujt e mi.+
9 Ashtu si Ati më ka dashur mua+ dhe ashtu si ju kam dashur unë ju, po kështu qëndroni në dashurinë time.
10 Po të zbatoni urdhërimet e mia,+ do të qëndroni në dashurinë time, ashtu si unë kam zbatuar urdhërimet e Atit+ dhe qëndroj në dashurinë e tij.
11 Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të jetë te ju dhe gëzimi juaj të bëhet i plotë.+
12 Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin ashtu si ju kam dashur unë.+
13 Nuk ka dashuri më të madhe se kjo: që dikush të japë shpirtin për miqtë e vet.+
14 Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni atë që po ju urdhëroj.+
15 Unë nuk ju quaj më skllevër, sepse skllavi nuk e di se ç’bën zotëria i vet. Por ju kam quajtur miq,+ sepse ju kam bërë të njohur gjithçka që kam dëgjuar nga Ati im.+
16 Nuk më zgjodhët ju mua, por ju zgjodha unë dhe ju caktova të shkoni e të vazhdoni të jepni fryt,+ dhe që fryti juaj të mbetet. Ju zgjodha që, pavarësisht se çfarë i kërkoni Atit në emrin tim, ai t’jua japë.+
17 Këto gjëra po ju urdhëroj, pra që ta doni njëri-tjetrin.+
18 Nëse bota ju urren, ju e dini se para se t’ju urrente ju, më urreu mua.+
19 Po të ishit pjesë e botës, bota do të tregonte përzemërsi për atë që është e veta.+ Ngaqë nuk jeni pjesë e botës,+ por unë ju kam zgjedhur nga bota, bota ju urren.+
20 Mbani mend ç’ju thashë: skllavi nuk është më i madh se zotëria. Nëse më kanë përndjekur mua, do t’ju përndjekin edhe ju.+ Nëse kanë zbatuar fjalën time, do të zbatojnë edhe tuajën.
21 Por të gjitha këto do t’i bëjnë kundër jush, për shkak të emrit tim, sepse nuk e njohin atë që më dërgoi.+
22 Po të mos kisha ardhur e t’u flisja, ata nuk do të kishin mëkat,+ por tani ata nuk kanë asnjë justifikim për mëkatin e tyre.+
23 Ai që më urren mua, urren edhe Atin tim.+
24 Po të mos kisha bërë mes tyre ato vepra që s’i ka bërë askush tjetër,+ ata nuk do të kishin mëkat.+ Por ata më kanë parë dhe urryer mua, si edhe Atin tim.+
25 Mirëpo kjo ndodh që të përmbushet fjala e shkruar në Ligjin e tyre: ‘Ata më urryen pa shkak.’+
26 Kur të mbërrijë ndihmësi që do t’ju dërgoj nga Ati,+ fryma e së vërtetës që del nga Ati, ai do të japë dëshmi për mua.+
27 Edhe ju do të jepni dëshmi,+ sepse keni qenë me mua që në fillim.