Gjoni 17:1-26

17  Pasi tha këto fjalë, Jezui ngriti sytë nga qielli+ dhe tha: «O Atë, erdhi ora. Jepi lavdi birit tënd, që edhe ai të të japë lavdi,+  meqë i ke dhënë autoritet mbi çdo mish,+ që t’u japë jetë të përhershme+ të gjithë atyre që i ke dhënë.+  Që të marrin jetën e përhershme,+ duhet të vazhdojnë të marrin njohuri+ për ty, të vetmin Perëndi të vërtetë+ dhe për atë që dërgove, Jezu Krishtin.+  Unë të kam dhënë lavdi+ në tokë, duke e mbaruar veprën që më dhe për të bërë.+  Tani, o Atë, jepmë lavdi, që të jem pranë teje e të kem atë lavdi që kisha pranë teje para se të ishte bota.+  Unë ua kam shfaqur emrin tënd njerëzve që më dhe nga bota.+ Ata ishin të tutë e ti m’i dhe mua, dhe ata e kanë zbatuar fjalën tënde.  Tani kanë arritur të njohin se të gjitha gjërat që më dhe, janë prej teje,  sepse fjalët që më dhe mua, unë ua dhashë atyre.+ Ata i kanë pranuar dhe pa dyshim kanë arritur të njohin se unë erdha si përfaqësuesi yt+ dhe kanë besuar se ti më dërgove.+  Unë lutem për ta. Nuk lutem për botën,+ por për ata që ti më ke dhënë, sepse janë të tutë. 10  Gjithçka imja është jotja dhe gjithçka jotja është imja;+ dhe më është dhënë lavdi mes tyre. 11  Unë nuk jam më në botë, por ata janë në botë,+ kurse unë po vij te ti. Atë i shenjtë, ruaji+ për hir të emrit tënd që më ke dhënë, që të jenë një ashtu siç jemi ne.+ 12  Kur isha me ta, i ruaja+ për hir të emrit tënd që më ke dhënë. I kam ruajtur dhe asnjë nga ata nuk është shkatërruar,+ përveç birit të shkatërrimit,+ që të përmbushej shkrimi.+ 13  Por tani, po vij te ti, prandaj po i them këto gjëra ndërsa jam ende në botë, që të mbushen me gëzimin tim.+ 14  U kam dhënë atyre fjalën tënde, por bota i ka urryer,+ sepse nuk janë pjesë e botës, ashtu si unë nuk jam pjesë e botës.+ 15  Nuk po të lutem që t’i heqësh nga bota, por që t’i ruash nga i ligu.+ 16  Ata nuk janë pjesë e botës,+ ashtu si unë nuk jam pjesë e botës.+ 17  Shenjtëroji+ me anë të së vërtetës. Fjala jote+ është e vërteta.+ 18  Ashtu si ti më dërgove mua në botë, edhe unë i dërgoj ata në botë.+ 19  Unë po e shenjtëroj veten për ta, që edhe ata të shenjtërohen+ me anë të së vërtetës. 20  Nuk të lutem vetëm për këta, por edhe për ata që do të tregojnë besim tek unë nëpërmjet fjalës së tyre,+ 21  që ata të jenë të gjithë një,+ ashtu si ti, o Atë, je në unitet me mua, dhe unë jam në unitet me ty,+ që edhe ata të jenë në unitet me ne,+ me qëllim që bota të besojë se më dërgove ti.+ 22  Gjithashtu, u kam dhënë atyre lavdinë që ti më ke dhënë mua, që ata të jenë një, ashtu si ne jemi një.+ 23  Unë në unitet me ta e ti në unitet me mua, që ata të jenë të përsosur në një,+ që bota ta dijë se më dërgove ti dhe se i deshe ata, siç më deshe mua. 24  O Atë, dëshiroj që ata që më ke dhënë, të jenë me mua aty ku jam unë,+ që të shohin lavdinë që ma ke dhënë ti, sepse më deshe para themelimit+ të botës.+ 25  O Atë i drejtë,+ vërtet bota nuk të njeh kush je,+ por unë të njoh, dhe këta e kanë kuptuar se ti më dërgove.+ 26  Unë ua kam bërë të njohur emrin tënd+ dhe do ta bëj të njohur, që ata të shfaqin atë dashuri që ti ke treguar për mua, dhe unë të jem në unitet me ta.»+

Shënimet