Gjoni 19:1-42

19  Atëherë Pilati e mori Jezuin dhe e fshikulloi.+  Ushtarët thurën një kurorë me gjemba, ia vunë në kokë dhe i hodhën një veshje të sipërme të purpurt.+  Pastaj filluan t’i afroheshin dhe i thoshin: «Tungjatjeta, o mbret i judenjve!» Dhe i binin me shuplaka në fytyrë.+  Pilati doli përsëri jashtë dhe i tha turmës: «Ja, po e nxjerr para jush, që ta dini se nuk gjej asnjë faj tek ai.»+  Jezui doli jashtë, me kurorën me gjemba në kokë dhe me veshjen e sipërme të purpurt. Pilati u tha: «Ja, njeriu!»  Kur e panë, krerët e priftërinjve dhe rojat bërtitën: «Vëre në shtyllë! Vëre në shtyllë!»+ Pilati u tha: «Merreni vetë e vëreni në shtyllë, se unë nuk gjej asnjë faj tek ai.»+  Judenjtë ia kthyen: «Ne kemi një ligj,+ dhe sipas këtij ligji ai duhet të vdesë, sepse e bëri veten bir të Perëndisë.»+  Kur dëgjoi këto fjalë, Pilati u frikësua edhe më shumë,  hyri sërish në pallatin e guvernatorit dhe e pyeti Jezuin: «Nga je?» Por Jezui nuk iu përgjigj.+ 10  Atëherë Pilati i tha: «S’po më flet?+ A nuk e di se unë kam autoritet të të liroj dhe të të vë në shtyllë?» 11  Jezui ia ktheu: «Ti s’do të kishe aspak autoritet mbi mua, po të mos të ishte lejuar nga lart.+ Për këtë, njeriu që më dorëzoi te ti, ka bërë një mëkat më të madh.» 12  Për këtë arsye, Pilati kërkonte mënyrën se si ta lironte. Por judenjtë bërtitën: «Po e lirove këtë njeri, nuk je mik i Cezarit. Kushdo që e bën veten mbret, flet kundër Cezarit.»+ 13  Kur dëgjoi këto fjalë, Pilati e nxori Jezuin jashtë dhe u ul në fronin e gjykimit, në një vend të quajtur Kalldrëmi, kurse në hebraisht Gábatha. 14  Ishte dita e përgatitjes+ së pashkës, afërsisht ora e gjashtë.* Ai u tha judenjve: «Ja, mbreti juaj!» 15  Por ata bërtitën: «Hiqe! Hiqe! Vëre në shtyllë!» Pilati i pyeti: «Të vë mbretin tuaj në shtyllë?» Krerët e priftërinjve u përgjigjën: «Ne s’kemi mbret tjetër, përveç Cezarit.»+ 16  Atëherë ua dorëzoi atyre që ta vinin në shtyllë.+Kështu, Jezuin e morën. 17  Duke e mbajtur vetë shtyllën e torturës,+ ai u nis+ për në vendin që quhej Vendi i Kafkës, në hebraisht Gólgotha.+ 18  Atje e vunë në shtyllë+ bashkë me dy burra të tjerë, njërin në një anë dhe tjetrin në anën tjetër, kurse Jezuin në mes.+ 19  Pilati shkroi edhe një mbishkrim dhe e vuri në shtyllën e torturës. Në të shkruhej: «Jezui, nazareasi, mbreti i judenjve.»+ 20  Shumë judenj e lexuan këtë mbishkrim, sepse vendi ku Jezui u vu në shtyllë, ishte afër qytetit.+ Ai ishte shkruar në hebraisht, latinisht dhe greqisht. 21  Megjithatë, krerët e priftërinjve të judenjve nisën t’i thoshin Pilatit: «Mos shkruaj ‘Mbreti i judenjve’, por që ai tha: ‘Unë jam mbreti i judenjve.’» 22  Pilati ua ktheu: «Atë që e shkrova, e shkrova.» 23  Pasi e kishin vënë Jezuin në shtyllë, ushtarët morën veshjen e tij të sipërme dhe e ndanë në katër pjesë, një pjesë për çdo ushtar, morën po ashtu edhe veshjen e poshtme. Mirëpo veshja e poshtme ishte njësh, pa asnjë qepje, e endur nga fillimi në fund.+ 24  Prandaj, i thanë njëri-tjetrit: «Të mos e grisim, por të caktojmë me short se e kujt do të jetë», që të përmbushej shkrimi: «I ndanë rrobat e mia mes tyre dhe për teshën time hodhën short.»+ Ushtarët i bënë vërtet këto gjëra. 25  Pranë shtyllës së torturës së Jezuit po qëndronte e ëma+ dhe motra e së ëmës, bashkë me Marinë,+ gruan e Klopës, dhe Maria-Magdalenën.+ 26  Kur pa të ëmën dhe aty pranë dishepullin që ai e donte,+ Jezui i tha së ëmës: «Grua, ja, biri yt!» 27  Pastaj i tha dishepullit: «Ja, nëna jote!» E që nga ajo kohë, dishepulli e mori atë në shtëpinë e vet. 28  Pastaj, duke e ditur se tashmë gjithçka ishte kryer që të përmbushej shkrimi, Jezui tha: «Kam etje.»+ 29  Aty ishte një enë plot me verë të thartë. Prandaj, vunë një sfungjer plot me verë të thartë mbi një degë hisopi dhe ia afruan te goja.+ 30  Jezui e pranoi verën e thartë dhe tha: «U krye!»+ Pastaj, uli kokën e dha frymë.+ 31  Meqë ishte dita e Përgatitjes,+ që trupat të mos mbeteshin+ në shtyllën e torturës në sabat, (sepse dita e atij sabati ishte një ditë e madhe),+ judenjtë i kërkuan Pilatit që t’u thyenin këmbët dhe të hiqnin trupat. 32  Prandaj, ushtarët vajtën e i thyen këmbët të parit dhe pastaj edhe tjetrit, që ishte vënë në shtyllë bashkë me të. 33  Por kur vajtën te Jezui, panë që tashmë kishte vdekur, prandaj nuk ia thyen këmbët. 34  Mirëpo një nga ushtarët e shpoi në ijë me heshtë,+ dhe menjëherë doli gjak e ujë. 35  Ai që e ka parë këtë, dha dëshmi, e dëshmia e tij është e vërtetë, sepse ai njeri e di se thotë gjëra të vërteta, që edhe ju të besoni.+ 36  Këto gjëra ndodhën që të përmbushej shkrimi: «Nuk do t’i thyhet asnjë eshtër.»+ 37  Një shkrim tjetër thotë: «Do të shikojnë nga Ai që shpuan.»+ 38  Pas këtyre ngjarjeve, Jozefi nga Arimatea, që ishte një dishepull i fshehtë i Jezuit, nga frika e judenjve,+ i kërkoi Pilatit që të merrte trupin e Jezuit. Pilati i dha leje,+ dhe ai e mori trupin e tij.+ 39  Erdhi edhe Nikodemi, që herën e parë shkoi tek Jezui natën, dhe solli një rrotullame mirre e aloe, rreth njëqind libra.*+ 40  Ata morën trupin e Jezuit dhe e lidhën me fasha e i hodhën erëza,+ sipas zakonit të judenjve për përgatitjen për varrim. 41  Në vendin ku ai ishte vënë në shtyllë, ndodhej një kopsht, dhe atje ishte një varr*+ i ri, në të cilin nuk kishin futur ende askënd. 42  Prandaj, e vunë Jezuin atje, sepse për judenjtë ishte dita e përgatitjes,+ dhe varri ishte afër.

Shënimet

Shih shënimin te Gjo 4:6.
Një libër është rreth 327 gr.
Shih shënimin te Gjo 5:28. Njësoj edhe te vargu 42.