Gjoni 2:1-25
2 Ditën e tretë u bë një dasmë në Kanë+ të Galilesë dhe nëna+ e Jezuit ishte atje.
2 Në dasmë ishin ftuar edhe Jezui me dishepujt e vet.
3 Kur vera po mbaronte, nëna+ e Jezuit i tha atij: «Nuk kanë më verë.»
4 Por Jezui i tha: «Ç’punë kam unë me ty, o grua?*+ Ora ime ende nuk ka ardhur.»+
5 E ëma u tha atyre që shërbenin: «Bëni ç’t’ju thotë ai.»+
6 Siç e kërkonin rregullat e pastrimit+ të judenjve, atje kishte gjashtë shtamba guri, që nxinin secila nga dy ose tri masa.*
7 Jezui u tha: «Mbushini shtambat me ujë.» Dhe ata i mbushën deri në buzë.
8 Pastaj ai u tha: «Tani, merrni ca dhe çojani të parit të gostisë.» Kështu, ata ia çuan.
9 Kur provoi ujin që ishte kthyer në verë+—ai nuk e dinte nga vinte, kurse ata që shërbenin e që e kishin marrë, e dinin—i pari i gostisë thirri dhëndrin
10 dhe i tha: «Të tjerët nxjerrin në fillim verën e mirë+ dhe, kur njerëzit dehen, nxjerrin atë me cilësi të dobët. Kurse ti e ke ruajtur verën e mirë deri tani.»
11 Kjo që bëri Jezui në Kanë të Galilesë, ishte fillimi i shenjave të tij dhe ai e shfaqi lavdinë e vet.+ Kështu dishepujt e vet treguan besim tek ai.
12 Pas kësaj, ai, e ëma, vëllezërit+ dhe dishepujt e vet zbritën në Kapernaum,+ por nuk ndenjën shumë ditë atje.
13 Ndërkohë, pashka+ e judenjve ishte afër dhe Jezui u ngjit në Jerusalem.+
14 Në tempull gjeti shitësit e gjedhëve, të deleve e të pëllumbave,+ si dhe këmbyesit e monedhave, të ulur në ndenjëset e veta.
15 Prandaj, ai bëri një kamxhik me litarë dhe i dëboi nga tempulli të gjithë ata, bashkë me delet e gjedhët. Ua derdhi monedhat këmbyesve të parave dhe u përmbysi tryezat.+
16 Atyre që shitnin pëllumba, u tha: «Hiqini që këtej këto gjëra! Mos e bëni më shtëpinë+ e Atit tim shtëpi tregtie!»+
17 Dishepujve u erdhi ndër mend shkrimi: «Zelli për shtëpinë tënde do të më përpijë.»+
18 Por judenjtë e pyetën: «Ç’shenjë+ do të na tregosh, se ke autoritetin t’i bësh këto gjëra?»
19 Jezui iu përgjigj: «Shembeni këtë tempull+ dhe për tri ditë unë do ta ngre.»
20 Atëherë judenjtë i thanë: «Ky tempull u ndërtua për dyzet e gjashtë vjet, e ti do ta ngresh për tri ditë?!»
21 Mirëpo me tempullin+ ai kishte ndër mend trupin e vet.
22 Kur u ngrit nga të vdekurit, dishepujve të vet u erdhi ndër mend+ që ai e thoshte shpesh këtë. Kështu, ata i besuan Shkrimet dhe fjalët e Jezuit.
23 Kur ishte në Jerusalem gjatë festës së pashkës,+ shumë njerëz treguan besim në emrin e tij,+ kur panë shenjat që po kryente ai.+
24 Por Jezui nuk u zinte shumë besë,+ sepse i njihte të gjithë
25 dhe s’kishte nevojë që t’i tregonte kush se si ishin njerëzit, pasi e dinte vetë se si ishin ata nga brenda.+
Shënimet
^ Shih Shtojcën 6B.
^ Ka mundësi që këto masa të kenë qenë në bato, që është e barabartë me 22 litra.