Gjoni 20:1-31
20 Ditën e parë+ të javës, Maria-Magdalena vajti te varri* herët, kur ishte akoma errësirë dhe pa gurin tashmë të hequr nga varri.+
2 Prandaj, vrapoi e shkoi te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetër,+ që Jezui e kishte për zemër, dhe u tha: «Zotërinë e kanë hequr nga varri+ dhe nuk e dimë ku e kanë vënë.»
3 Atëherë Pjetri+ dhe dishepulli tjetër dolën dhe u nisën për te varri.
4 Filluan të vraponin të dy bashkë, por dishepulli tjetër ia kaloi Pjetrit, sepse vrapoi më shpejt dhe arriti i pari te varri.
5 Si u përkul përpara, pa fashat që gjendeshin atje,+ mirëpo nuk hyri brenda.
6 Pas tij erdhi edhe Simon Pjetri dhe hyri në varr. Ai i pa fashat atje,+
7 kurse pëlhura që kishte qenë në kokën e tij, nuk ishte bashkë me fashat, por e mbështjellë më vete në një vend.
8 Atëherë hyri edhe dishepulli tjetër që kishte arritur i pari te varri, e pa dhe e besoi.
9 Ata nuk e kuptonin akoma shkrimin se ai do të ngrihej nga të vdekurit.+
10 Kështu, dishepujt u kthyen në shtëpitë e tyre.
11 Megjithatë, Maria rrinte jashtë, afër varrit, dhe qante. Pastaj, ndërsa qante akoma, u përkul përpara për të parë në varr.
12 Atje pa dy engjëj+ të veshur me të bardha, të ulur njëri nga koka dhe tjetri nga këmbët, në vendin ku shtrihej më parë trupi i Jezuit.
13 Ata e pyetën: «Grua, përse po qan?» Ajo u përgjigj: «Kanë hequr Zotërinë tim dhe nuk e di ku e kanë vënë.»
14 Pastaj ajo u kthye prapa dhe pa Jezuin, që po rrinte në këmbë, por nuk e kuptoi se ishte ai.+
15 Jezui e pyeti: «Grua, përse po qan? Kë po kërkon?»+ Duke kujtuar se ishte kopshtari, ajo i tha: «Zotëri, nëse e ke çuar diku, ma thuaj ku e ke vënë, e unë do ta marr.»
16 Jezui i tha: «Mari!»+ Ajo u kthye dhe i tha në hebraisht: «Rabóni!»+ (që do të thotë «Mësues!»)
17 Jezui i tha: «Mos më shtrëngo më. Unë nuk jam ngjitur ende tek Ati. Por shko te vëllezërit e mi+ dhe thuaju: ‘Unë po ngjitem tek Ati im+ dhe Ati juaj, te Perëndia im+ dhe Perëndia juaj.’»+
18 Maria-Magdalena vajti dhe u çoi dishepujve lajmin: «Kam parë Zotërinë!», dhe fjalët që i tha ai.+
19 Atë ditë, që ishte dita e parë e javës,+ dishepujt u mblodhën bashkë në mbrëmje. Jezui iu shfaq atyre, edhe pse ata i kishin kyçur dyert nga frika+ e judenjve. Ai qëndroi+ mes tyre dhe u tha: «Paqja qoftë me ju!»+
20 Pastaj u tregoi duart dhe ijën.+ Atëherë dishepujt u gëzuan+ kur panë Zotërinë.
21 Jezui u tha përsëri: «Paqja qoftë me ju! Ashtu si Ati më ka dërguar mua,+ edhe unë po ju dërgoj ju.»+
22 Pastaj, ai fryu mbi ta dhe u tha: «Merrni frymë të shenjtë.+
23 Kujtdo që t’ia falni mëkatet,+ do t’i falen, dhe kujtdo që ia mbani, do t’i mbahen.»+
24 Por Thomai,+ një nga të dymbëdhjetët që quhej Binjaku, nuk ishte me ta kur erdhi Jezui.
25 Prandaj, kur dishepujt e tjerë i thanë: «Kemi parë Zotërinë!», ai ua ktheu: «Po të mos shoh shenjat e gozhdëve në duart e tij, të vë gishtin në shenjën e gozhdëve e të vë dorën në ijë,+ nuk besoj.»+
26 Tetë ditë më pas, dishepujt e tij ishin përsëri brenda dhe bashkë me ta ishte edhe Thomai. Ndonëse dyert ishin të kyçura, Jezui erdhi, qëndroi mes tyre dhe tha: «Paqja qoftë me ju!»+
27 Pastaj, i tha Thomait: «Vëre gishtin këtu e shihi duart e mia, zgjate dorën+ e vëre në ijën time dhe mos dysho më, por beso.»
28 Thomai i tha: «Zotëria im dhe Perëndia im!»+
29 Jezui ia ktheu: «Ngaqë më pe, besove? Lum ata që nuk shohin, e prapëseprapë besojnë!»+
30 Jezui kreu para dishepujve edhe shumë shenja të tjera, që nuk janë shkruar në këtë rrotull.+
31 Por këto janë shkruar+ që të besoni se Jezui është Krishti, Biri i Perëndisë dhe, falë besimit,+ të keni jetën me anë të emrit të tij.