Gjoni 3:1-36
3 Një farise, që ishte një nga krerët e judenjve dhe që e kishte emrin Nikodem,+
2 vajti tek Jezui natën+ dhe i tha: «Rabi,+ e dimë se ti si mësues+ ke ardhur nga Perëndia,+ sepse askush s’mund t’i kryejë këto shenja+ që kryen ti, po qe se Perëndia nuk është me të.»+
3 Jezui iu përgjigj:+ «Me të vërtetë po të them se, në qoftë se dikush nuk lind përsëri,+ nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.»+
4 Nikodemi e pyeti: «Si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë dot për së dyti në barkun e nënës e të lindë?»
5 Jezui iu përgjigj: «Me të vërtetë po të them: nëse dikush nuk lind nga uji+ dhe nga fryma,+ nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.
6 Ajo që lind nga mishi, është mish, kurse ajo që lind nga fryma, është frymë.+
7 Mos u çudit që të thashë se duhet të lindni përsëri.+
8 Era+ fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zhurmën, por se nga vjen e ku po shkon, ti nuk e di. Kështu është kushdo që lind nga fryma.»+
9 Nikodemi e pyeti: «Si mund të ndodhin këto gjëra?»
10 Jezui iu përgjigj: «Je mësues i Izraelit dhe nuk i ditke këto?!+
11 Me të vërtetë po të them: ne themi atë që dimë dhe japim dëshmi për atë që kemi parë,+ por ju nuk e pranoni dëshminë që japim ne.+
12 Nëse ju kam thënë gjëra tokësore, e ju nuk besoni, si do të besoni po t’ju them gjëra qiellore?+
13 Veç kësaj, askush nuk është ngjitur në qiell,+ përveç atij që zbriti nga qielli,+ Birit të njeriut.+
14 Ashtu si Moisiu ngriti gjarprin+ në shkretëtirë, po kështu do të ngrihet edhe Biri i njeriut,+
15 që kushdo që beson tek ai, të ketë jetë të përhershme.+
16 Sepse Perëndia e deshi+ aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur,+ që kushdo që tregon besim+ tek ai, të mos shkatërrohet,+ por të ketë jetë të përhershme.+
17 Perëndia nuk e dërgoi Birin e tij në botë që ta gjykojë+ botën, por që nëpërmjet tij bota të shpëtojë.+
18 Kush tregon besim tek ai, nuk do të gjykohet.+ Kush nuk tregon besim, tashmë është gjykuar, sepse nuk ka treguar besim në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.+
19 Baza për gjykim është kjo: drita+ erdhi në botë,+ por, në vend të dritës, njerëzit deshën errësirën,+ sepse veprat e tyre ishin të liga.
20 Sepse ai që praktikon gjëra të poshtra,+ e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që veprat e tij të mos dalin sheshit.+
21 Por kush bën gjëra të drejta, vjen te drita,+ që veprat e tij të duken se janë bërë në përputhje me vullnetin e Perëndisë.»
22 Pastaj, Jezui dhe dishepujt e tij shkuan në vendin e Judesë e atje kaloi ca kohë me ta dhe pagëzonte.+
23 Por edhe Gjoni+ po pagëzonte në Enon, pranë Salimit, sepse atje kishte shumë ujë+ dhe njerëzit vazhdonin të shkonin e të pagëzoheshin.+
24 Faktikisht, Gjonin nuk e kishin futur akoma në burg.+
25 Prandaj, dishepujt e Gjonit patën një debat me një jude në lidhje me pastrimin.+
26 Kështu, ata vajtën te Gjoni dhe i thanë: «Rabi, ai që ishte me ty matanë Jordanit dhe për të cilin ti dhe dëshmi,+ po pagëzon dhe të gjithë po shkojnë tek ai.»+
27 Gjoni u përgjigj: «Një njeri nuk mund të marrë as edhe një gjë të vetme, po të mos i jetë dhënë nga qielli.+
28 Ju vetë dëshmoni për mua se thashë që nuk jam Krishti,+ por jam dërguar para atij.+
29 Ai që ka nusen, është dhëndri.+ Megjithatë, miku i dhëndrit, që rri dhe e dëgjon, gëzohet shumë kur dëgjon zërin e dhëndrit. Prandaj, gëzimi im është bërë i plotë.+
30 Ai do të vazhdojë të shtohet, kurse unë do të vazhdoj të pakësohem.»
31 Ai që vjen nga lart, është mbi gjithë të tjerët.+ Ai që është nga toka, është nga toka dhe flet për gjërat e tokës.+ Ai që vjen nga qielli, është mbi gjithë të tjerët.+
32 Ai jep dëshmi për atë që ka parë e dëgjuar,+ por askush nuk po e pranon dëshminë e tij.+
33 Ai që e pranon dëshminë e tij, i vë vulën se Perëndia është i vërtetë.+
34 Sepse ai që dërgoi Perëndia, thotë fjalët e Perëndisë,+ pasi ai nuk e jep frymën me kursim.+
35 Ati e do+ Birin dhe i ka dhënë gjithçka në dorë.+
36 Ai që tregon besim+ te Biri, ka jetë të përhershme,+ kurse ai që nuk i bindet Birit, nuk do të shohë jetë,+ por zemërimi i Perëndisë mbetet mbi të.+