Gjoni 7:1-53
7 Pasi ndodhën këto gjëra, Jezui udhëtoi nëpër Galile, sepse nuk donte të shkonte në Jude, ngaqë judenjtë po kërkonin ta vritnin.+
2 Ndërkohë ishte afruar festa e judenjve, festa e tabernakujve.+
3 Prandaj, vëllezërit e tij+ i thanë: «Ik që këndej e shko në Jude, që edhe dishepujt e tu të shohin veprat që bën.
4 Sepse askush nuk bën gjë në fshehtësi, nëse kërkon të njihet publikisht. Nëse i bën këto gjëra, shfaqju botës.»
5 Por vëllezërit e tij+ nuk tregonin besim tek ai.+
6 Prandaj, Jezui u tha: «Koha e caktuar për mua nuk ka ardhur* ende,+ kurse koha e caktuar për ju është gjithmonë aty.
7 Bota nuk ka arsye t’ju urrejë ju, por më urren mua, sepse dëshmoj që veprat e saj janë të liga.+
8 Ngjituni ju në festë; unë nuk po ngjitem ende, sepse koha e caktuar për mua+ ende nuk ka ardhur plotësisht.»+
9 Kështu, pasi u tha këto fjalë, ndenji në Galile.
10 Megjithatë, kur vëllezërit e tij ishin ngjitur tashmë në festë, u ngjit edhe ai, jo haptas, por fshehtas.+
11 Prandaj, judenjtë filluan ta kërkonin+ në festë e të thoshin: «Ku është ai njeri?»
12 Mes turmës dëgjoheshin shumë pëshpëritje për të.+ Disa thoshin: «Është njeri i mirë.» Të tjerë thoshin: «Jo, ai mashtron turmën.»
13 Sigurisht, asnjeri nuk fliste publikisht për të, nga frika e judenjve.+
14 Kur kishte kaluar gjysma e festës, Jezui u ngjit në tempull dhe nisi të mësonte njerëzit.+
15 Prandaj, judenjtë çuditeshin e thoshin: «Ku e gjeti ky njeri këtë njohuri dhe arsimim,+ kur nuk ka studiuar në shkolla?!»+
16 Jezui iu përgjigj: «Ajo që mësoj, nuk është imja, por i përket atij që më dërgoi.+
17 Nëse dikush dëshiron të bëjë vullnetin e Tij, ai do ta kuptojë nëse mësimi është nga Perëndia+ apo nëse unë flas nga vetja ime.
18 Ai që flet nga vetja, kërkon lavdinë e vet, por kush kërkon lavdinë+ e atij që e dërgoi, është i vërtetë dhe në të nuk ka padrejtësi.
19 A nuk jua dha Moisiu Ligjin?+ Por asnjë nga ju nuk i bindet Ligjit. Përse kërkoni të më vritni?»+
20 Turma ia ktheu: «Ti ke një demon.+ Kush kërkon të të vrasë?»
21 Jezui u përgjigj: «Një vepër kreva,+ e ju po çuditeni të gjithë.
22 Por mendoni: Moisiu ju dha ligjin për rrethprerjen+—jo se është nga Moisiu, por është nga paraardhësit+—dhe ju e rrethpritni një njeri në sabat.
23 Përderisa një njeri rrethpritet në sabat, që të mos shkelet ligji i Moisiut, pse atëherë egërsoheni me mua që në sabat shërova plotësisht një njeri?+
24 Mos gjykoni më nga pamja e jashtme, por gjykoni me drejtësi.»+
25 Atëherë disa banorë të Jerusalemit nisën të thoshin: «A nuk është ky që po kërkojnë ta vrasin?+
26 Ja, ai po flet në publik,+ e ata nuk i thonë gjë. Mos kanë arritur të kuptojnë vërtet krerët se ky është Krishti?+
27 Ne e dimë se nga është ky njeri,+ kurse, kur të vijë Krishti, askush nuk ka për ta ditur se nga është.»+
28 Prandaj, kur po mësonte në tempull, Jezui tha me zë të lartë: «Ju edhe më njihni, edhe e dini se nga jam.+ Unë nuk erdha me nismën time,+ por ai që më dërgoi, është real+ dhe ju nuk e njihni.+
29 Unë e njoh,+ sepse jam përfaqësues që vjen nga ai dhe Ai më dërgoi.»+
30 Prandaj, ata kërkonin ta kapnin,+ por askush nuk e kapi, sepse ora e tij+ ende nuk kishte ardhur.
31 Megjithatë, shumë veta nga turma treguan besim tek ai+ dhe filluan të thoshin: «Kur të mbërrijë Krishti, mos do të kryejë më shumë shenja+ nga sa ka kryer ky njeri?!»
32 Farisenjtë e dëgjuan turmën tek murmuriste kështu për të, dhe krerët e priftërinjve me farisenjtë dërguan disa roja për ta kapur.+
33 Prandaj, Jezui tha: «Edhe për pak kohë jam me ju, para se të shkoj tek ai që më dërgoi.+
34 Ju do të më kërkoni,+ por nuk do të më gjeni, e atje ku jam unë, ju nuk vini dot.»+
35 Atëherë judenjtë i thanë njëri-tjetrit: «Ku ka ndër mend të shkojë ky njeri, që ne nuk do ta gjejmë? Mos vallë ka ndër mend të shkojë te judenjtë e shpërndarë+ mes grekëve e të mësojë grekët?
36 Ç’do të thonë këto fjalë: ‘Ju do të më kërkoni, por nuk do të më gjeni, e atje ku jam unë, ju nuk vini dot.’»
37 Ditën e fundit, ditën e madhe të festës,+ Jezui u çua dhe thërriti: «Në pastë dikush etje,+ le të vijë tek unë e të pijë!
38 Ai që tregon besim tek unë,+ sikurse thotë Shkrimi: ‘Nga thellësia e qenies së tij do të rrjedhin rrëke me ujë jetëdhënës.’»+
39 Megjithatë, ai e tha këtë për frymën që kishin për të marrë ata që tregonin besim tek ai. Sepse deri atëherë nuk e kishin marrë ende frymën,+ meqë Jezui nuk kishte marrë ende lavdi.+
40 Prandaj, disa nga turma që i dëgjuan këto fjalë, nisën të thoshin: «Ky është pa dyshim Profeti.»+
41 Të tjerë thoshin: «Ky është Krishti.»+ Por disa thoshin: «Mos vjen vallë Krishti+ nga Galilea?+
42 A nuk thotë Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit+ dhe nga Betlehemi,+ fshati ku ka qenë Davidi?»+
43 Kështu, turma u përça për shkak të tij.+
44 Megjithatë, disa nga ata donin ta kapnin, por askush nuk e kapi.
45 Kështu, rojat u kthyen te krerët e priftërinjve dhe te farisenjtë. Këta i pyetën: «Përse nuk e sollët?»
46 Rojat u përgjigjën: «Asnjeri tjetër nuk ka folur kurrë kështu.»+
47 Atëherë farisenjtë ua kthyen: «Mos u mashtruat edhe ju?
48 Mos ka treguar besim tek ai qoftë edhe një nga krerët a nga farisenjtë?+
49 Por kjo turmë që nuk e njeh Ligjin, janë njerëz të mallkuar.»+
50 Nikodemi, që kishte vajtur më parë tek ai dhe që ishte një nga ata, u tha:
51 «A e gjykon vallë ligji ynë një njeri, po të mos e ketë dëgjuar+ atë vetë e po të mos ketë marrë vesh më parë se çfarë po bën?»
52 Ata ia kthyen: «Mos je edhe ti nga Galilea? Shqyrto e shiko se nga Galilea nuk ka për t’u ngritur asnjë profet.»*+
* Dorëshkrimet Kodiku Sinaitik, Kodiku i Vatikanit dhe Kodiku Sinaitik Siriak nuk i futin vargjet nga 53 deri në vargun 11 të kapitullit 8, ku (me disa ndryshime në tekste dhe versione të ndryshme greke) lexohet si vijon:
53 Kështu, secili shkoi në shtëpinë e vet.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «nuk është ende e pranishme».