Gjoni 7:53–8:59
* Dorëshkrimet Kodiku Sinaitik, Kodiku i Vatikanit dhe Kodiku Sinaitik Siriak nuk i futin vargjet nga 53 deri në vargun 11 të kapitullit 8, ku (me disa ndryshime në tekste dhe versione të ndryshme greke) lexohet si vijon:
53 Kështu, secili shkoi në shtëpinë e vet.
8 Kurse Jezui shkoi në Malin e Ullinjve.
2 Megjithatë, në agim u paraqit përsëri në tempull dhe të gjithë filluan të shkonin tek ai, dhe ai u ul e filloi t’i mësonte.
3 Skribët dhe farisenjtë çuan një grua që e kishin kapur duke kryer kurorëshkelje. E vunë në mes
4 dhe i thanë: «Mësues, këtë grua e kapën duke kryer aktin e kurorëshkeljes.
5 Në Ligj, Moisiu na porositi që gra të tilla të vriten me gurë. Po ti, çfarë thua?»
6 Natyrisht, ata po e thoshin këtë që ta vinin në provë dhe të kishin diçka për ta akuzuar. Por Jezui u përkul dhe nisi të shkruante në tokë me gisht.
7 Meqë ata nuk hoqën dorë nga pyetja, ai u drejtua dhe u tha: «Kush nga ju është pa mëkat, le ta godasë i pari me gur.»
8 Pastaj u përkul përsëri dhe vazhdoi të shkruante në tokë.
9 Ata që e dëgjuan, nisën të dilnin një nga një, duke filluar që nga pleqtë, dhe i lanë vetëm atë dhe gruan që ishte mes tyre.
10 Jezui u drejtua dhe e pyeti: «Ku janë ata, o grua? Askush nuk të dënoi?»
11 Ajo iu përgjigj: «Askush, imzot.» Atëherë Jezui i tha: «As unë nuk të dënoj. Shko dhe tani e tutje mos praktiko më mëkat.»
12 Jezui nisi t’u fliste përsëri: «Unë jam drita+ e botës. Ai që më ndjek, nuk do të ecë kurrsesi në errësirë,+ por do të zotërojë dritën e jetës.»
13 Dhe farisenjtë i thanë: «Ti jep dëshmi për veten, prandaj dëshmia jote nuk është e vërtetë.»
14 Jezui u përgjigj: «Edhe nëse jap dëshmi për veten, dëshmia ime+ është e vërtetë, sepse unë e di nga erdha dhe ku po shkoj.+ Kurse ju nuk e dini nga erdha dhe ku po shkoj.
15 Ju gjykoni sipas mishit,+ kurse unë nuk gjykoj askënd.+
16 Megjithatë, nëse unë gjykoj, gjykimi im është sipas së vërtetës, sepse nuk jam vetëm, por Ati që më dërgoi, është me mua.+
17 Në vetë Ligjin tuaj është shkruar: ‘Dëshmia e dy njerëzve është e vërtetë.’+
18 Unë jam njëri që jap dëshmi për veten time dhe Ati që më dërgoi, jep dëshmi për mua.»+
19 Atëherë, ata e pyetën: «Ku është Ati yt?» Jezui u përgjigj: «Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim.+ Po të më njihnit mua, do ta njihnit edhe Atin tim.»+
20 Ai i tha këto fjalë në vendin e thesarit,+ kur po mësonte njerëzit në tempull. Por askush nuk e kapi,+ sepse ora e tij+ ende nuk kishte ardhur.
21 Kështu, ai u tha përsëri: «Unë po iki dhe ju do të më kërkoni,+ e megjithatë do të vdisni në mëkatin tuaj.+ Atje ku po shkoj unë, ju nuk vini dot.»
22 Judenjtë nisën të thoshin: «Mos do të vrasë veten? Sepse thotë: ‘Atje ku po shkoj unë, ju nuk vini dot.’»+
23 Atëherë ai vazhdoi t’u thoshte: «Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart.+ Ju jeni nga kjo botë,+ kurse unë nuk jam nga kjo botë.+
24 Ja përse ju thashë se do të vdisni në mëkatet tuaja.+ Nëse nuk besoni se unë jam ai, ju do të vdisni në mëkatet tuaja.»+
25 Atëherë ata e pyetën: «Kush je ti?» Jezui ua ktheu: «E ç’flas kot me ju?!
26 Kam shumë gjëra për të thënë për ju dhe për të gjykuar. Ai që më dërgoi, është i vërtetë; dhe pikërisht ato gjëra që dëgjova nga ai, po i them në botë.»+
27 Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste për Atin.
28 Prandaj, Jezui tha: «Kur ta keni ngritur+ Birin e njeriut,+ atëherë do ta merrni vesh se unë jam ai+ dhe se nuk bëj asgjë me nismën time,+ por i them këto gjëra ashtu si më mësoi Ati.+
29 Ai që më dërgoi, është me mua dhe nuk më ka lënë vetëm, sepse bëj gjithmonë gjërat që i pëlqejnë atij.»+
30 Ndërsa thoshte këto, shumë veta treguan besim tek ai.+
31 Kështu, Jezui vazhdoi t’u thoshte judenjve që kishin besuar tek ai: «Nëse qëndroni në fjalën time,+ jeni vërtet dishepujt e mi.
32 Do ta njihni të vërtetën,+ dhe e vërteta do t’ju lirojë.»+
33 Ata iu përgjigjën: «Ne jemi pasardhës të Abrahamit+ e nuk kemi qenë kurrë skllevër të askujt.+ Si na thënke: ‘Do të bëheni të lirë.’»
34 Jezui iu përgjigj: «Me të vërtetë po ju them: çdo njeri që praktikon mëkatin, është skllav i mëkatit.+
35 Skllavi nuk mbetet përgjithmonë në shtëpi, kurse biri mbetet përgjithmonë.+
36 Prandaj, nëse ju liron Biri, do të jeni vërtet të lirë.+
37 E di që jeni pasardhës të Abrahamit, megjithatë kërkoni të më vritni,+ sepse fjala ime nuk përparon mes jush.+
38 Unë them+ ato që kam parë pranë Atit tim,+ kurse ju bëni gjërat që keni dëgjuar nga ati juaj.»
39 Ata i thanë: «Ati ynë është Abrahami.»+ Jezui ua ktheu: «Po të jeni fëmijë të Abrahamit,+ do të bëni veprat e Abrahamit.
40 Por ju kërkoni të më vritni mua, një njeri që ju ka thënë të vërtetën që dëgjova nga Perëndia.+ Abrahami nuk e bëri këtë.+
41 Ju bëni veprat e atit tuaj.» Ata i thanë: «Ne nuk lindëm nga kurvëria. Kemi një Atë të vetëm,+ Perëndinë.»
42 Jezui u tha: «Po të ishte Perëndia Ati juaj, ju do të më donit,+ sepse nga Perëndia dola dhe jam këtu.+ Nuk erdha me nismën time, por Ai më dërgoi.+
43 Përse nuk e kuptoni atë që po them? Sepse nuk i dëgjoni dot fjalët e mia.+
44 Ju jeni nga ati juaj, Djalli,+ dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj.+ Ai ishte vrasës që nga fillimi+ dhe nuk qëndroi i vendosur në të vërtetën, sepse e vërteta nuk është në të. Kur thotë gënjeshtra, i thotë se ashtu e ka natyrën, sepse ai është gënjeshtar dhe ati i gënjeshtrës.+
45 Kurse mua që them të vërtetën, nuk më besoni.+
46 Cili nga ju më shpall fajtor për mëkat?+ Nëse unë them të vërtetën, përse nuk më besoni?
47 Ai që është nga Perëndia, i dëgjon fjalët e Perëndisë.+ Prandaj ju nuk dëgjoni, sepse nuk jeni nga Perëndia.»+
48 Judenjtë i thanë: «A nuk kemi të drejtë kur themi se ti je samaritan+ dhe ke një demon?»+
49 Jezui u përgjigj: «Unë nuk kam demon, përkundrazi, nderoj Atin tim,+ kurse ju më çnderoni.
50 Por unë nuk po kërkoj lavdi për veten time.+ Është Një që kërkon dhe gjykon.+
51 Me të vërtetë po ju them se, nëse dikush e zbaton fjalën time, nuk do të vdesë kurrën e kurrës.»+
52 Judenjtë i thanë: «Tani e dimë që ke një demon.+ Abrahami vdiq,+ e po ashtu edhe profetët.+ Kurse ti thua: ‘Nëse dikush e zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë+ vdekjen kurrën e kurrës.’
53 Mos na qenke më i madh+ se ati ynë, Abrahami, që vdiq?! Edhe profetët vdiqën.+ Kush pretendon se je?»
54 Jezui u përgjigj: «Nëse i jap lavdi vetes, lavdia ime nuk është gjë. Është Ati im që më jep lavdi,+ ai për të cilin ju thoni se është Perëndia juaj.
55 Megjithatë, ju nuk e keni njohur atë,+ kurse unë e njoh.+ Po të thosha se nuk e njoh, do të isha si ju, gënjeshtar. Por unë e njoh dhe po e zbatoj fjalën e tij.+
56 Abrahami, ati juaj, u gëzua shumë nga shpresa për të parë ditën time,+ dhe e pa e gëzoi.»+
57 Judenjtë i thanë: «Nuk je as pesëdhjetë vjeç, e megjithatë e paske parë Abrahamin?!»
58 Jezui u tha: «Me të vërtetë po ju them: para se Abrahami të vinte në jetë, unë kam qenë.»+
59 Prandaj, ata morën gurë që ta goditnin,+ por Jezui u fsheh dhe doli nga tempulli.