Gjoni 9:1-41

9  Kur po shkonte më tutje, ai pa një njeri të verbër që nga lindja,  prandaj dishepujt e pyetën: «Rabi,+ kush mëkatoi,+ ai apo prindërit e tij,+ që lindi i verbër?»  Jezui u përgjigj: «Nuk mëkatoi as ky, as prindërit e tij, por në rastin e tij kjo ndodhi që të shfaqeshin veprat e Perëndisë.+  Duhet t’i bëjmë veprat e atij që më dërgoi sa është ditë,+ sepse po vjen nata,+ kur askush nuk mund të punojë.  Sa kohë të jem në botë, unë do të jem drita e botës.»+  Pasi tha këto fjalë, pështyu përtokë, bëri argjilë me pështymën, ia vuri mbi sy atij njeriu+  dhe i tha: «Shko lahu+ në pellgun e Siloamit»,+ (që përkthehet ‘I dërguar’). E kështu, ai iku, u la+ dhe, kur u kthye, shikonte.+  Prandaj, fqinjët dhe ata që më parë e dinin se ishte lypës, nisën të thoshin: «A nuk është ky ai që rrinte ulur dhe lypte?»+  Disa thoshin: «Ai është.» Të tjerë thoshin: «Jo, jo, por i ngjan.» Ai u thoshte: «Unë jam.» 10  Prandaj, ata filluan ta pyetnin: «Po si t’u hapën sytë, atëherë?»+ 11  Ai u përgjigj: «Njeriu që quhet Jezu, bëri argjilë, m’i leu sytë me të dhe më tha: ‘Shko në Siloam+ dhe lahu.’ Unë shkova, u lava dhe më erdhën sytë.» 12  Atëherë ata e pyetën: «Ku është ai njeri?» Ai u përgjigj: «Nuk e di.» 13  Ata e çuan te farisenjtë atë që kishte qenë i verbër. 14  Atë ditë që Jezui bëri argjilë dhe i hapi sytë,+ ishte sabat.+ 15  Prandaj, edhe farisenjtë nisën ta pyetnin se si i erdhën sytë.+ Ai u tha: «Më vuri argjilë mbi sy, u lava dhe shoh.» 16  Atëherë disa farisenj nisën të thoshin: «Ky nuk është njeri nga Perëndia, sepse nuk e mban sabatin.»+ Të tjerë nisën të thoshin: «Si mund të kryejë shenja+ si këto një njeri që është mëkatar?» Kështu, ata u përçanë.+ 17  Pastaj e pyetën përsëri të verbrin: «Po ti, çfarë thua për të, meqë të hapi sytë?» Ai u përgjigj: «Ai është profet.»+ 18  Megjithatë, judenjtë nuk besuan se ai kishte qenë i verbër dhe se i kishin ardhur sytë, derisa thirrën prindërit e tij. 19  Ata i pyetën: «A është ky biri juaj, për të cilin thoni se ka lindur i verbër? Si vallë sheh tani?» 20  Atëherë prindërit e tij u përgjigjën: «E dimë se ky është biri ynë dhe se ka lindur i verbër. 21  Por se si shikon tani dhe se kush ia hapi sytë, nuk e dimë. Pyeteni. Ai është në moshë. Duhet të flasë për veten.» 22  Prindërit e tij thanë kështu, sepse kishin frikë+ nga judenjtë, të cilët kishin rënë tashmë dakord që të përjashtonin nga sinagoga+ këdo që thoshte se ai ishte Krishti. 23  Prandaj, prindërit e tij thanë: «Ai është në moshë. Pyeteni.» 24  Prandaj, e thirrën për herë të dytë njeriun që kishte qenë i verbër dhe i thanë: «Jepi lavdi Perëndisë.+ Ne e dimë se ai njeri është mëkatar.» 25  Por ai u përgjigj: «Në është mëkatar, nuk e di. Por një gjë di: ndonëse isha i verbër, tani shikoj.» 26  Ata e pyetën: «Ç’të bëri? Si t’i hapi sytë?» 27  Ai iu përgjigj: «Jua thashë një herë, e megjithatë ju nuk dëgjuat. Pse doni ta dëgjoni përsëri? Mos doni të bëheni edhe ju dishepuj të tij?» 28  Atëherë ata e shanë dhe i thanë: «Ti je dishepull i tij, kurse ne jemi dishepuj të Moisiut. 29  Ne e dimë që Perëndia i ka folur Moisiut,+ kurse për këtë njeri, nuk e dimë se nga është.»+ 30  Ai u tha: «Është vërtet e çuditshme+ që nuk e dini se nga është! E pra, ai më hapi sytë. 31  Ne e dimë se Perëndia nuk i dëgjon mëkatarët,+ por, nëse dikush i frikësohet Perëndisë dhe bën vullnetin e tij, ai e dëgjon.+ 32  Që nga lashtësia nuk është dëgjuar kurrë që ndokush të ketë hapur sytë e një njeriu që ka lindur i verbër. 33  Po të mos ishte nga Perëndia ky njeri,+ ai nuk mund të bënte asgjë.» 34  Ata ia kthyen: «Ti ke lindur i tëri në mëkate,+ e po na mëson ne?!» Dhe e flakën jashtë!+ 35  Jezui dëgjoi se e kishin flakur jashtë dhe, me ta gjetur, e pyeti: «A tregon besim te Biri+ i njeriut?» 36  Ai iu përgjigj: «E kush është, o imzot, që unë të tregoj besim tek ai?» 37  Jezui i tha: «Ti e ke parë. Është pikërisht ai që po të flet.»+ 38  Atëherë ai tha: «Unë tregoj besim tek ai, Zotëri.» Dhe i bëri nderime.+ 39  Jezui tha: «Unë erdha në botë për këtë gjykim:+ që ata që nuk shohin, të shohin,+ dhe ata që shohin, të bëhen të verbër.»+ 40  Farisenjtë që ishin me të, i dëgjuan këto fjalë dhe e pyetën: «Mos jemi edhe ne të verbër?»+ 41  Jezui u tha: «Po të ishit të verbër, nuk do të kishit asnjë mëkat. Por meqë thoni: ‘Shohim’,+ mëkati juaj+ mbetet.»

Shënimet