Hebrenjve 10:1-39

10  Meqë Ligji është një hije+ e gjërave të mira që do të vijnë, por jo vetë thelbi i gjërave, njerëzit nuk munden kurrë që, me të njëjtat flijime që paraqitin vazhdimisht vit për vit, t’i bëjnë të përsosur ata që i afrohen Perëndisë.+  Përndryshe, a nuk do të kishin pushuar paraqitjet e flijimeve, meqë ata që bëjnë shërbim të shenjtë, të pastruar një herë e mirë, nuk do të ishin më fare të vetëdijshëm për mëkatet?+  Përkundrazi, me anë të këtyre flijimeve, mëkatet kujtohen vit për vit,+  sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe i cjepve t’i heqë mëkatet.+  Prandaj, kur hyn në botë, ai thotë: «Flijime dhe blatime nuk deshe,+ por më përgatite një trup.+  Ti nuk miratove blatime të plota të djegura dhe as blatime për mëkatin.+  Atëherë unë thashë: ‘Ja, unë kam ardhur (në rrotullën e librit është shkruar për mua)+ të bëj vullnetin tënd, o Perëndi.’»+  Më parë tha: «Ti nuk deshe dhe as nuk miratove flijime, blatime, blatime të plota të djegura dhe blatime për mëkat»+—flijime që bëhen sipas Ligjit+  e pastaj ai thotë: «Ja, unë kam ardhur të bëj vullnetin tënd.»+ Ai i jep fund së parës, që të vendosë të dytën.+ 10  Falë këtij «vullneti»,+ jemi shenjtëruar+ nëpërmjet blatimit+ të trupit të Jezu Krishtit një herë+ e mirë. 11  Gjithashtu, çdo prift shkon ditë për ditë+ në vendin e vet,+ që të bëjë shërbim publik dhe të paraqitë shpesh të njëjtat flijime, sepse këto nuk janë asnjëherë në gjendje t’i heqin plotësisht mëkatet.+ 12  Kurse ky njeri paraqiti në amshim një flijim të vetëm për mëkatet+ dhe u ul në të djathtën e Perëndisë,+ 13  duke pritur që nga ajo kohë, derisa armiqtë e tij të vihen si stol për këmbët e tij.+ 14  Sepse me anë të një blatimi të vetëm flijues+ i ka bërë të përsosur+ në amshim ata që po shenjtërohen. 15  Për më tepër, edhe fryma e shenjtë+ na jep dëshmi, sepse pasi thotë: 16  «Kjo është besëlidhja që do të bëj me ta pas atyre ditëve,—thotë Jehovai.—Do t’ua vë ligjet e mia në zemër dhe do t’ua shkruaj në mendje»,+ 17  shton: «Dhe kurrsesi nuk do t’i sjell më ndër mend mëkatet dhe veprat e tyre të paligjshme.»+ 18  Prandaj, nëse këto falen,+ nuk ka më nevojë për blatim për mëkatin.+ 19  Prandaj, o vëllezër, përderisa kemi siguri të plotë për udhën e hyrjes+ në vendin e shenjtë+ me anë të gjakut të Jezuit, 20  të cilën ai e përuroi për ne si një udhë të re e të gjallë nëpërmjet perdes,+ domethënë mishit të tij,+ 21  dhe përderisa kemi një prift të madh mbi shtëpinë e Perëndisë,+ 22  le t’i afrohemi me zemër të sinqertë, me siguri të plotë e me besim, duke pasur zemra, që me anë të spërkatjes, janë pastruar nga një ndërgjegje e keqe,+ dhe trupa që janë larë me ujë të pastër.+ 23  Le ta mbajmë fort mundësinë për të shpallur publikisht shpresën tonë+ pa u lëkundur,+ sepse i besueshëm+ është ai që premtoi. 24  Dhe le të interesohemi për njëri-tjetrin, që të nxitemi+ për dashuri dhe vepra të shkëlqyera,+ 25  pa braktisur mbledhjet tona,+ siç e kanë zakon disa, por duke inkurajuar+ njëri-tjetrin e aq më tepër tani, që e shihni se dita po afrohet.+ 26  Po të praktikojmë me dashje mëkatin,+ pasi të kemi marrë njohurinë e saktë të së vërtetës,+ nuk ka më asnjë flijim për mëkatet,+ 27  por një pritje e frikshme e gjykimit+ dhe një xhelozi e zjarrtë, që do të përpijë ata që janë kundër.+ 28  Kush shpërfill ligjin e Moisiut, vdes pa iu treguar dhembshuri, me dëshminë e dy ose tre vetave.+ 29  Ç’ndëshkim më të ashpër+ mendoni se meriton ai që shkel me këmbë+ Birin e Perëndisë dhe e konsideron si të zakonshëm gjakun+ e besëlidhjes, me anë të të cilit është shenjtëruar, dhe që nëpërkëmb me përbuzje frymën+ e dashamirësisë së pamerituar?! 30  Sepse ne e njohim atë që tha: «Hakmarrja më përket mua, unë do të shpaguaj».+ Dhe përsëri: «Jehovai do ta gjykojë popullin e vet.»+ 31  Është e frikshme të biesh në duart e Perëndisë së gjallë!+ 32  Megjithatë, vazhdoni të kujtoni ditët e mëparshme, në të cilat, pasi u ndriçuat,+ duruat një betejë të madhe nën vuajtje,+ 33  herë kur ju nxirrnin si në teatër,+ qoftë përpara poshtërimeve, qoftë përpara shtrëngimeve, dhe herë kur bëheshit pjesëmarrës me ata që përjetonin gjëra të tilla.+ 34  Ju treguat se u bashkuat me ndjenjat e atyre që ishin në burg dhe pranuat me gëzim t’jua plaçkitnin+ zotërimet, duke e ditur se keni një zotërim më të mirë dhe të qëndrueshëm.+ 35  Prandaj, mos e flakni tej lirshmërinë në të folur,+ e cila sjell një shpërblim të madh.+ 36  Ju keni nevojë për qëndrueshmëri,+ që, pasi të keni bërë vullnetin e Perëndisë,+ të merrni përmbushjen e premtimit.+ 37  Sepse edhe «shumë pak kohë»+ dhe «ai që po vjen, do të mbërrijë e nuk do të vonojë».+ 38  «Por i drejti im do të jetojë falë besimit»+ dhe «nëse sprapset, shpirti im nuk gjen kënaqësi në të».+ 39  Megjithatë, ne nuk jemi lloji që sprapset për shkatërrim,+ por lloji që ka besim për ruajtjen gjallë të shpirtit.+

Shënimet