Hebrenjve 11:1-40
11 Besimi+ është pritja e sigurt e gjërave të shpresuara,+ dëshmia e dukshme e realiteteve ndonëse të papara.+
2 Sepse me anë të tij, u dha dëshmi për njerëzit e kohëve të lashta.+
3 Me anë të besimit, ne kuptojmë se sistemet+ u vunë në rregull me fjalën e Perëndisë.+ Prandaj, ajo që shihet, ka ardhur nga ato që nuk duken.+
4 Me anë të besimit, Abeli i paraqiti Perëndisë një flijim me vlerë më të madhe se ai i Kainit.+ Nëpërmjet këtij besimi, për të u dha dëshmi se ishte i drejtë, meqenëse Perëndia dha dëshmi+ për dhuratat e tij. Nëpërmjet besimit, edhe pse vdiq, ai ende flet.+
5 Me anë të besimit, Enoku+ u hoq, që të mos vdiste dhe nuk u gjend gjëkundi, sepse Perëndia e hoqi.+ Megjithatë, përpara se të hiqej, pati dëshminë se i kishte pëlqyer Perëndisë.+
6 Pa besim+ është e pamundur t’i pëlqesh atij,+ sepse kush i afrohet Perëndisë, duhet të besojë se ai është+ dhe se bëhet shpërblyesi+ i atyre që e kërkojnë me ngulm.+
7 Me anë të besimit, Noeja,+ pasi u paralajmërua hyjnisht për gjëra që ende nuk shiheshin,+ tregoi frikë Perëndie dhe ndërtoi një arkë+ për shpëtimin e shtëpisë së vet. Nëpërmjet këtij besimi, ai dënoi botën+ dhe u bë trashëgimtar i drejtësisë,+ që është sipas besimit.
8 Me anë të besimit, Abrahami,+ kur u thirr, u bind të shkonte në një vend që do ta merrte si trashëgimi. Ai shkoi, edhe pse nuk e dinte se ku po shkonte.+
9 Me anë të besimit, banoi si i ardhur në tokën e premtimit, si në një tokë të huaj,+ dhe banoi në tenda+ me Isakun+ e Jakobin,+ trashëgimtarë me atë të të njëjtit premtim.+
10 Sepse ai priste qytetin+ që ka themele të vërteta, ndërtuesi dhe bërësi i të cilit është Perëndia.+
11 Me anë të besimit, edhe Sara+ mori fuqi për të ngjizur një farë, kur e kishte kaluar tashmë moshën,+ meqë e konsideroi të besueshëm atë që kishte premtuar.+
12 Prandaj, nga një njeri i vetëm,+ dhe ai thuajse i vdekur,+ lindën fëmijë të shumtë si yjet e qiellit dhe si kokrrizat e rërës buzë detit, që janë të panumërueshme.+
13 Të gjithë këta vdiqën+ me besim, megjithëse nuk e morën përmbushjen e premtimeve,+ por i panë ato nga larg+ e i mirëpritën dhe shpallën botërisht se ishin të huaj dhe banorë të përkohshëm në vend.+
14 Sepse ata që thonë gjëra të tilla, tregojnë se po kërkojnë me ngulm një vend të vetin.+
15 Megjithatë, po të kishin vazhduar vërtet të kujtonin vendin nga dolën,+ do të kishin pasur rast të ktheheshin.+
16 Mirëpo ata synojnë një vend më të mirë, domethënë një vend që i përket qiellit.+ Prandaj, Perëndisë nuk i vjen turp për ta, të thirret si Perëndia i tyre,+ sepse për ta ka bërë gati një qytet.+
17 Me anë të besimit, Abrahami, kur u vu në provë,+ pothuaj e flijoi Isakun, dhe ai që kishte marrë me gëzim premtimet, provoi të flijonte birin e vetëmlindur,+
18 edhe pse i ishte thënë: «Ajo që do të quhet ‘fara jote’, do të vijë nëpërmjet Isakut.»+
19 Por ai ishte i mendimit se Perëndia ishte në gjendje ta ngrinte atë edhe nga të vdekurit.+ Kështu, i biri iu hoq vdekjes nga duart, dhe kjo shërben si një ilustrim.+
20 Me anë të besimit, edhe Isaku bekoi Jakobin+ dhe Esaun+ për gjëra që do të vinin.
21 Me anë të besimit, Jakobi, kur ishte në buzë të vdekjes,+ bekoi secilin nga bijtë e Jozefit+ dhe adhuroi Perëndinë, duke u mbështetur në majën e shkopit të vet.+
22 Me anë të besimit, Jozefi, tek po i vinte fundi, përmendi daljen+ e bijve të Izraelit, dhe dha urdhër për eshtrat e tij.+
23 Me anë të besimit, prindërit e Moisiut e fshehën atë pasi lindi, për tre muaj,+ sepse panë që fëmija ishte i bukur+ dhe nuk iu frikësuan urdhrit+ të mbretit.
24 Me anë të besimit, Moisiu, kur u rrit,+ nuk pranoi të quhej biri i bijës së faraonit+
25 dhe zgjodhi të keqtrajtohej me popullin e Perëndisë, në vend që të gëzonte kënaqësinë e përkohshme të mëkatit,
26 sepse e konsideroi poshtërimin+ e Krishtit si pasuri më të madhe se thesaret e Egjiptit, dhe e mbante shikimin të ngulur në dhënien e shpërblimit.+
27 Me anë të besimit ai la Egjiptin,+ por pa iu frikësuar zemërimit të mbretit,+ sepse qëndroi i palëkundur si të shihte Atë që është i padukshëm.+
28 Me anë të besimit, ai kremtoi pashkën+ dhe spërkati shtalkat me gjak,+ që shkatërruesi të mos i prekte të parëlindurit e tyre.+
29 Me anë të besimit, ata kaluan përmes Detit të Kuq si në tokë të thatë.+ Megjithatë, kur egjiptianët guxuan të bënin po njësoj, u përpinë.+
30 Me anë të besimit, muret e Jerikosë u rrëzuan, pasi ishin qarkuar për shtatë ditë.+
31 Me anë të besimit, Rahaba,+ prostituta, nuk mori fund bashkë me ata që vepruan me mosbindje, sepse i priti paqësisht zbuluesit.+
32 E ç’të them më? Sepse nuk do të më dilte koha, po të vazhdoja të tregoja për Gideonin,+ Barakun,+ Samsonin,+ Jefteun,+ Davidin,+ si dhe për Samuelin+ e profetët e tjerë,+
33 që nëpërmjet besimit mundën mbretëri,+ vunë në veprim drejtësinë,+ morën premtimet,+ u mbyllën gojën luanëve,+
34 i qëndruan forcës së zjarrit,+ i shpëtuan tehut të shpatës,+ nga të dobët u bënë të fuqishëm,+ u bënë trima në luftë+ dhe shpartalluan ushtritë e të huajve.+
35 Gratë i morën prapë të vdekurit e tyre me anë të ringjalljes,+ kurse të tjerë u torturuan, sepse nuk pranuan të çliroheshin nëpërmjet ndonjë shpërblese, që të fitonin një ringjallje më të mirë.
36 Po, të tjerë u sprovuan me përqeshje e fshikullime, madje më shumë se kaq, me vargonj+ dhe burgje.+
37 U vranë me gurë,+ u sprovuan,+ u sharruan copë-copë, vdiqën+ të therur nga shpata, u sollën lart e poshtë të veshur me lëkurë deleje,+ me lëkurë dhish, ndërkohë që ishin në nevojë,+ në shtrëngim+ dhe në keqtrajtim,+
38 dhe bota nuk ishte e denjë për ta. Shkuan sa andej-këtej nëpër vende të shkreta, nëpër male, nëpër shpella+ dhe guva të tokës.
39 E megjithatë, edhe pse për ta ishte dhënë dëshmi nëpërmjet besimit të tyre, të gjithë ata nuk e morën përmbushjen e premtimit,+
40 sepse Perëndia parapa diçka më të mirë+ për ne,+ që ata+ të mos bëheshin të përsosur+ pa ne.+