Hebrenjve 2:1-18

2  Për këtë arsye e kemi të nevojshme t’u kushtojmë më shumë vëmendje se zakonisht gjërave që dëgjuam,+ që të mos na marrë kurrë rryma.+  Sepse, nëse doli e patundur fjala e thënë nëpërmjet engjëjve+ dhe çdo shkelje e mosbindje mori një shpagim në përputhje me drejtësinë,+  si do të shpëtojmë+ nëse kemi lënë pas dore+ një shpëtim kaq të madh,+ që nisi të shpallej nëpërmjet Zotërisë tonë+ dhe u vërtetua+ për ne nga ata që e dëgjuan?  Ndërsa Perëndia bashkohej në dhënien e dëshmisë me shenja, me çudira, me vepra të ndryshme të fuqishme+ dhe duke shpërndarë+ frymën e shenjtë sipas vullnetit të tij.+  Sepse ai nuk ua ka nënshtruar engjëjve tokën e banuar që do të vijë+ dhe për të cilën po flasim.  Mirëpo një dëshmitar shkroi diku: «Ç’është njeriu që ta mbash në mendje,+ ose biri i njeriut që të kujdesesh për të?!+  Ti e bëre pak më të ulët se engjëjt, e kurorëzove me lavdi e nderim+ dhe e emërove mbi veprat e duarve të tua.+  Gjithçka e nënshtrove nën këmbët e tij.»+ Meqë i nënshtroi gjithçka,+ Perëndia nuk la asgjë pa i nënshtruar.+ Megjithatë, tani nuk shohim ende që gjithçka t’i jetë nënshtruar atij,+  por shohim Jezuin, që ishte bërë pak më i ulët se engjëjt,+ të kurorëzuar me lavdi+ dhe nderim, sepse kishte pësuar vdekjen,+ që me anë të dashamirësisë së pamerituar të Perëndisë të shijonte vdekjen për çdo njeri.+ 10  Prandaj, ishte me vend që ai, për hir të të cilit janë të gjitha gjërat+ dhe nëpërmjet të cilit janë të gjitha gjërat, duke sjellë shumë bij në lavdi,+ ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve+ Kryepërfaqësuesin+ e shpëtimit të tyre. 11  Sepse si ai që shenjtëron, dhe ata që po shenjtërohen,+ vijnë të gjithë nga i njëjti atë,+ prandaj atij nuk i vjen turp t’i quajë «vëllezër»,+ 12  sikurse thotë: «Do t’ua shpall emrin tënd vëllezërve të mi, në mes të kongregacionit do të të lëvdoj me këngë.»+ 13  Përsëri: «Do të kem besim tek ai.»+ Dhe akoma: «Ja, unë dhe fëmijët e vegjël që më dha Jehovai.»+ 14  Prandaj, përderisa «fëmijët e vegjël» janë prej gjaku e mishi, edhe ai, në mënyrë të ngjashme, u bë prej gjaku e mishi,+ që nëpërmjet vdekjes së vet+ të asgjësonte+ atë që ka mjetet për të shkaktuar vdekjen,+ domethënë Djallin,+ 15  dhe të çlironte+ të gjithë ata, që nga frika e vdekjes,+ i ishin nënshtruar skllavërisë gjatë gjithë jetës së tyre.+ 16  Në të vërtetë, ai nuk po ndihmon fare engjëj, por po ndihmon farën e Abrahamit.+ 17  Si rrjedhim, ishte i detyruar të bëhej si «vëllezërit» e tij në çdo aspekt,+ që të bëhej një kryeprift i mëshirshëm dhe i besueshëm në shërbimin e Perëndisë,+ me qëllim që të paraqiste një flijim pajtues+ për mëkatet e popullit.+ 18  Meqë vuajti vetë kur u vu në provë,+ ai është në gjendje t’u vijë në ndihmë atyre që po vihen në provë.+

Shënimet