Hebrenjve 3:1-19
3 Prandaj, vëllezër të shenjtë, pjesëmarrës të thirrjes qiellore,+ mbani parasysh apostullin+ dhe kryepriftin që rrëfejmë:+ Jezuin.
2 Ai ishte i besueshëm+ ndaj Atij që e bëri të tillë, siç ishte edhe Moisiu+ në tërë shtëpinë e Atij.+
3 Sepse ai konsiderohet i denjë për më shumë lavdi+ se Moisiu, përderisa ai+ që ndërton, nderohet më shumë se shtëpia.+
4 Sigurisht, çdo shtëpi ndërtohet nga dikush, por ai që ka ndërtuar gjithçka, është Perëndia.+
5 Moisiu si shërbëtor+ ishte i besueshëm në tërë shtëpinë e Atij. Shërbimi i tij ishte dëshmi e gjërave që do të thuheshin më pas.+
6 Kurse Krishti ishte i besueshëm si Bir+ mbi shtëpinë e Atij. Ne jemi shtëpia e Atij,+ nëse e mbajmë të patundur deri në fund lirshmërinë tonë në të folur dhe mburrjen tonë për shpresën.+
7 Prandaj, siç thotë fryma e shenjtë:+ «Sot, nëse dëgjoni zërin e tij,+
8 mos i ngurtësoni zemrat. Mos veproni si në rastin kur paraardhësit tuaj provokuan zemërimin tim të hidhur,+ si ditën e vënies në provë+ në shkretëtirë,+
9 kur ata më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia+ për dyzet vjet.+
10 Prandaj, m’u neverit ky brez dhe thashë: ‘E humbasin gjithnjë rrugën në zemrën e tyre+ dhe nuk i njohën udhët e mia.’+
11 Kështu, i zemëruar u betova: ‘Nuk do të hyjnë+ në pushimin tim.’»+
12 Hapni sytë, vëllezër, se mos, duke u larguar nga Perëndia i gjallë, zhvillohet te ndonjëri nga ju një zemër e ligë, që i mungon besimi.+
13 Por vazhdoni të nxitni+ njëri-tjetrin çdo ditë, për sa kohë të quhet «sot»,+ se mos ndonjëri nga ju ngurtësohet nga fuqia mashtruese+ e mëkatit.
14 Sepse ne bëhemi vërtet pjesëmarrës të Krishtit,+ vetëm nëse e mbajmë të patundur deri në fund sigurinë që patëm në fillim,+
15 ndërkohë që thuhet: «Sot, nëse dëgjoni zërin e tij,+ mos i ngurtësoni zemrat. Mos veproni si në rastin kur paraardhësit tuaj provokuan zemërimin tim të hidhur.»+
16 Cilët ishin ata që dëgjuan, e megjithatë e provokuan deri në zemërim të hidhur?+ A nuk bënë kështu të gjithë ata që dolën nga Egjipti nën drejtimin e Moisiut?+
17 Cilët iu neveritën Perëndisë për dyzet vjet?+ A nuk ishin ata që mëkatuan, kufomat e të cilëve ranë në shkretëtirë?+
18 A nuk iu betua+ ai se nuk do të hynin në pushimin e tij atyre që vepruan me mosbindje?+
19 Kështu, shohim se ata nuk mundën të hynin, ngaqë u mungonte besimi.+