Hebrenjve 4:1-16

4  Përderisa mbetet një premtim për të hyrë në pushimin e tij,+ të kemi kujdes se mos një ditë ndonjë nga ne duket se nuk e ka arritur dot.+  Edhe ne e dëgjuam+ lajmin e mirë, ashtu si edhe ata.+ Mirëpo fjalët që dëgjuan, nuk u sollën dobi,+ sepse nuk kishin po atë besim,+ si ata që dëgjuan.+  Ne që kemi treguar besim, hyjmë në atë pushim, siç ka thënë ai: «Kështu, i zemëruar u betova:+ ‘Nuk do të hyjnë+ në pushimin tim’»,+ edhe pse veprat e tij kishin mbaruar+ që nga themelimi i botës.+  Sepse në një vend, për ditën e shtatë, ai tha: «Ditën e shtatë Perëndia pushoi nga tërë veprat e veta»,+  dhe përsëri në këtë vend thotë: «Nuk do të hyjnë në pushimin tim.»+  Prandaj, përderisa mbetet që disa të hyjnë në të, kurse ata që e dëgjuan së pari lajmin e mirë,+ nuk hynë për shkak të mosbindjes,+  ai cakton përsëri një ditë, duke thënë pas kaq shumë kohe në psalmin e Davidit: «Sot», ashtu si ishte thënë më lart: «Sot, nëse dëgjoni zërin e tij,+ mos i ngurtësoni zemrat.»+  Sepse, sikur Josiu+ t’i kishte çuar drejt një vendi pushimi,+ Perëndia nuk do të kishte folur+ më pas për një tjetër ditë.  Prandaj, mbetet një pushim sabati për popullin e Perëndisë.+ 10  Sepse kush ka hyrë në pushimin e Perëndisë,+ ka pushuar edhe vetë nga veprat e tij,+ ashtu si Perëndia nga të vetat. 11  Prandaj, le të bëjmë çmos që të hyjmë në atë pushim, se mos ndokush bie në të njëjtin model mosbindjeje.+ 12  Sepse fjala+ e Perëndisë është e gjallë+ dhe ushtron fuqi.+ Ajo është më e mprehtë se çdo shpatë+ me dy tehe dhe depërton aq sa ndan shpirtin+ dhe frymën,+ nyjat dhe palcën e tyre dhe është në gjendje të dallojë mendimet dhe qëllimet e zemrës.+ 13  Nuk ka krijesë që të mos jetë e dukshme përpara tij,+ por të gjitha gjërat janë lakuriq dhe fare sheshit në sytë e atij, të cilit do t’i japim llogari.+ 14  Prandaj, meqenëse kemi një kryeprift të madh, që ka përshkuar qiejt,+ Jezuin, Birin e Perëndisë,+ le ta mbajmë fort rrëfimin tonë për të.+ 15  Ne nuk kemi si kryeprift një njeri që nuk bashkohet+ dot me ndjenjat tona në dobësitë që kemi, por dikë që është sprovuar në çdo aspekt si ne, por pa mëkat.+ 16  Prandaj, le t’i afrohemi+ me lirshmëri në të folur+ fronit të dashamirësisë së pamerituar, që të marrim mëshirë e të gjejmë dashamirësi të pamerituar, për ndihmë në kohën e duhur.+

Shënimet