Hebrenjve 7:1-28
7 Sepse ky Melkisedek, mbret i Salemit, prift i Perëndisë Më të Lartë,+ që i doli përpara Abrahamit, kur ai kthehej pasi kishte masakruar mbretërit, dhe e bekoi,+
2 dhe të cilit Abrahami i ndau të dhjetën e gjithë gjërave,+ është para së gjithash, sipas përkthimit, «Mbret i drejtësisë» dhe më pas është edhe mbret i Salemit,+ domethënë «Mbret i paqes».
3 Duke qenë pa baba, pa nënë, pa gjenealogji, duke mos pasur as fillim ditësh,+ as fund jete, por duke qenë se është bërë ngjashëm Birit të Perëndisë,+ ai mbetet prift në amshim.+
4 Shihni sa i madh ishte ky njeri, të cilit Abrahami, patriarku, i dha të dhjetën e plaçkës më të mirë.+
5 Vërtet, ata nga bijtë e Levit+ që marrin funksionin priftëror, sipas Ligjit kanë urdhërimin që të mbledhin të dhjeta+ nga populli,+ domethënë nga vëllezërit e tyre, edhe pse këta kanë dalë nga ijët e Abrahamit.+
6 Kurse ai që nuk rridhte nga gjenealogjia+ e tyre, mori të dhjeta nga Abrahami+ dhe bekoi atë që kishte premtimet.+
7 S’ka diskutim se më i vogli bekohet nga më i madhi.+
8 Në njërin rast ata që marrin të dhjeta,+ janë njerëzit që vdesin, kurse në rastin tjetër është dikush që ka dëshminë se jeton.+
9 Nëse mund të shprehem kështu, nëpërmjet Abrahamit, edhe Levi që merr të dhjeta, ka paguar të dhjeta,
10 sepse ishte ende në ijët+ e paraardhësit të tij, kur këtij i doli përpara Melkisedeku.+
11 Prandaj, nëse përsosmëria+ do të ishte vërtet nëpërmjet priftërisë levite,+ (sepse bashkë me të si aspekt iu dha Ligji popullit),+ ç’nevojë do të kishte akoma+ që të dilte një prift tjetër sipas mënyrës së Melkisedekut+ dhe për të cilin nuk thuhet se është sipas mënyrës së Aaronit?
12 Përderisa priftëria po ndryshohet,+ bëhet i nevojshëm edhe ndryshimi i ligjit.+
13 Njeriu për të cilin janë thënë këto, ishte anëtar i një fisi tjetër,+ nga i cili askush nuk ka shërbyer në altar.+
14 Sepse është më se e qartë që Zotëria ynë ka dalë nga Juda,+ fis për të cilin Moisiu nuk tha asgjë në lidhje me priftërinjtë.
15 Është e qartë në një masë edhe më të madhe që në ngjashmëri me Melkisedekun+ del një prift tjetër,+
16 i cili nuk është bërë i tillë sipas ligjit të një urdhërimi që varet nga mishi,+ por sipas fuqisë së një jete të pashkatërrueshme,+
17 sepse në dëshmi thuhet: «Ti do të jesh prift përgjithmonë sipas mënyrës së Melkisedekut.»+
18 Prandaj, urdhërimi i mëparshëm anulohet për shkak të dobësisë+ dhe të pafrytshmërisë së tij.+
19 Sepse Ligji nuk bëri të përsosur asgjë,+ kurse futja e një shprese më të mirë,+ nëpërmjet së cilës i afrohemi Perëndisë,+ po.
20 Dhe meqë kjo nuk u bë pa një përbetim,
21 (sepse ka njerëz që janë bërë priftërinj pa një përbetim, por ekziston dikush që u bë prift me një përbetim nga Ai, që për të tha: «Jehovai është betuar+ dhe nuk do t’i vijë keq: ‘Ti do të jesh prift përgjithmonë’»),+
22 edhe Jezui është bërë garanci për një besëlidhje më të mirë.+
23 Shumë vetave iu desh të bëheshin priftërinj e të pasonin njëri-tjetrin,+ sepse vdekja+ nuk i linte të mbeteshin të tillë.
24 Kurse ai, meqenëse mbetet i gjallë përgjithmonë,+ e ka priftërinë e tij pa asnjë pasues.
25 Prandaj, ai është në gjendje t’i shpëtojë plotësisht ata që i afrohen Perëndisë nëpërmjet tij, sepse është gjithmonë gjallë për të ndërmjetësuar për ta.+
26 Një kryeprift i tillë si ky na duhej:+ besnik,+ i patëkeq,+ i pandotur,+ i ndarë nga mëkatarët+ dhe që është bërë më i lartë se qiejt.+
27 Ai nuk ka nevojë, si ata kryepriftërinj, të bëjë përditë+ flijime, së pari për mëkatet e veta+ dhe pastaj për ato të popullit+ (sepse këtë ai e bëri një herë+ e mirë kur paraqiti veten si flijim).+
28 Sepse Ligji emëron kryepriftërinj+ njerëz që kanë dobësi,+ kurse fjala e përbetimit,+ që erdhi pas Ligjit, emëron një Bir, që është i përsosur+ përgjithmonë.