Hebrenjve 8:1-13

8  Në çështjen që po diskutohet, pika kryesore është kjo: ne kemi një kryeprift+ të tillë që është ulur në të djathtën e fronit të Madhërisë në qiej,+  shërbëtor publik i vendit të shenjtë+ dhe i tendës së vërtetë, të cilën e ngriti Jehovai+ e jo njeriu.+  Çdo kryeprift emërohet që të paraqitë edhe dhurata, edhe flijime,+ prandaj ishte e nevojshme që edhe ky të kishte diçka për të paraqitur.+  Tani, po të ishte në tokë, ai nuk do të ishte prift,+ sepse, sipas Ligjit, ka priftërinj të tjerë që paraqitin dhurata atje,  të cilët bëjnë një shërbim të shenjtë, që është pasqyrim simbolik+ dhe hije+ e gjërave qiellore. Ashtu si Moisiut, kur ishte gati të bënte tendën,+ iu dha urdhri hyjnor:+ «Ki kujdes që t’i bësh të gjitha sipas modelit që t’u tregua në mal.»+  Kurse Jezuit i është ngarkuar të kryejë një shërbim publik më të shkëlqyer, kështu që është edhe ndërmjetësi+ i një besëlidhjeje përkatëse më të mirë,+ e cila është themeluar ligjërisht mbi premtime më të mira.+  Sikur ajo besëlidhje e parë të kishte qenë e patëmetë, nuk do të kishte vend për një të dytë,+  sepse ai ka pse ta qortojë popullin, kur thotë: «Ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—dhe unë do të bëj një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës.+  Jo si besëlidhja+ që bëra me paraardhësit e tyre ditën që i kapa për dore për t’i nxjerrë nga vendi i Egjiptit,+ sepse ata nuk qëndruan në besëlidhjen time,+ kështu që unë nuk u kujdesa më për ta,—thotë Jehovai.+ 10  Sepse kjo është besëlidhja që do të bëj me shtëpinë e Izraelit pas atyre ditëve,—thotë Jehovai.—Do t’i vë ligjet e mia në mendjet e tyre dhe do t’ua shkruaj në zemër.+ Unë do të jem Perëndia i tyre,+ e ata do të jenë populli im.+ 11  Ata nuk do ta mësojnë kurrsesi secili bashkëqytetarin e vet dhe vëllanë e vet: ‘Njih Jehovain!’+ Sepse të gjithë ata do të më njohin,+ të vegjël e të mëdhenj. 12  Sepse do të jem i mëshirshëm ndaj padrejtësive të tyre dhe kurrsesi nuk do t’i sjell më ndër mend mëkatet e tyre.»+ 13  Duke thënë «një besëlidhje e re», ai e ka vjetëruar të mëparshmen.+ Dhe ajo që vjetërohet e plaket, është pranë zhdukjes.+

Shënimet