Isaia 1:1-31
1 Vegimi+ që pa Isaia,*+ biri i Amozit, në lidhje me Judën dhe Jerusalemin në ditët e Uziahut,+ Jotamit,+ Akazit+ dhe Hezekisë,+ që ishin mbretër të Judës:+
2 Dëgjoni,+ o qiej, mbaj vesh, o tokë, sepse vetë Jehovai thotë: «Ushqeva e rrita bij,+ por ata ngritën krye kundër meje.+
3 Demi e njeh mirë atë që e ka blerë dhe gomari grazhdin e të zotit, kurse Izraeli nuk më njohu,+ populli im nuk veproi me mend.»*+
4 Mjerë kombi mëkatar,+ populli i ngarkuar me faje, farë keqbërësish,+ bij që sjellin shkatërrim!+ Braktisën Jehovain,+ përbuzën+ të Shenjtin e Izraelit, i kthyen shpinën.+
5 S’ka ngelur më vend ku t’ju godas,+ dhe ju vazhdoni të ngrini krye?+ Kokën e keni të sëmurë dhe zemra ju lëngon.+
6 Nga tabani i këmbës deri te koka s’ka as edhe një grimë të shëndoshë.+ Plagët, të nxirat dhe të fshikurat e freskëta as janë pastruar nga qelbi, as janë lidhur dhe as janë zbutur me vaj.+
7 Vendi juaj u shkretua,+ qytetet tuaja i përpiu zjarri.+ Tokën po jua përpijnë+ të huajt+ para syve dhe vendi është shkretuar sikur ata ta kishin kthyer përmbys.+
8 Bija e Sionit+ ka mbetur si kasollja në vresht, si kolibja e atij që ruan arën me kastraveca, si një qytet i ngujuar.+
9 Po të mos linte disa të mbijetuar+ Jehovai i ushtrive, do të ishim bërë njësoj si Sodoma dhe do t’i kishim përngjarë Gomorrës.+
10 Dëgjoni se çfarë thotë Jehovai,+ o tiranë+ të Sodomës!+ Vërini veshin ligjit të Perëndisë tonë, o banorë të Gomorrës!
11 «Ç’më duhen mua flijimet tuaja të shumta?—thotë Jehovai.—U ngopa me blatimet e plota të djegura+ të deshve+ dhe me dhjamin e kafshëve të majme.+ Gjaku+ i demave të rinj, i qengjave meshkuj dhe i cjepve+ nuk më kënaqi.+
12 Ju vini të paraqiteni para meje,+ por kush ju kërkoi të shkelni në oborret e mia?+
13 Mjaft sollët blatime në drithë+ pa asnjë vlerë. Temjani më është pështirosur.+ Po njësoj edhe hëna e re,+ sabati+ dhe thirrja e asamblesë,+ sepse nuk duroj dot edhe të përdoret fuqi magjike,+ edhe të mbahen asamble solemne.
14 Shpirti im i urren hënat tuaja të reja dhe festat tuaja.+ M’u bënë barrë;+ u lodha duke i mbajtur.+
15 Kur shtrini duart për t’u lutur,+ unë i largoj sytë nga ju.+ Edhe pse lutjet tuaja janë të shumta,+ unë nuk i dëgjoj.+ Duart tuaja janë tërë gjak.+
16 Lahuni,+ pastrohuni.+ M’i hiqni sysh ligësitë tuaja.+ Mjaft bëtë keq.+
17 Mësoni të bëni mirë,+ kërkoni drejtësinë+ dhe vini në rrugë të drejtë shtypësin.+ Kur gjykoni, jepini të drejtën jetimit*+ dhe mbroni çështjen e vejushës.»+
18 «Ejani tani dhe le t’i ndreqim gjërat mes nesh,—thotë Jehovai.+—Edhe sikur mëkatet tuaja të jenë të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora;+ edhe sikur të jenë të kuqe si gjaku, do të bëhen si leshi.
19 Nëse tregoheni të gatshëm dhe dëgjoni, do të hani të mirat e vendit.+
20 Por nëse nuk pranoni+ dhe veproni si rebelë, do t’ju përpijë shpata, sepse këtë e thotë vetë Jehovai me gojën e tij.»+
21 Oh, seç u kthye në prostitutë+ qyteti i besueshëm!+ Ai ishte plot drejtësi;+ në të banonte e drejta,+ por tani banojnë vrasësit.+
22 Argjendi yt u bë zgjyrë.+ Birra jote prej gruri u hollua me ujë.+
23 Princat e tu janë kokëfortë dhe ortakë me hajdutët.+ Të gjithë ata e duan ryshfetin+ dhe shkojnë pas dhuratave.+ Kur gjykojnë, nuk i japin të drejtën jetimit dhe çështja ligjore e vejushës nuk arrin të dalë para tyre.+
24 Prandaj, kështu thotë Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive, i Fuqishmi i Izraelit:+ «Ja, tani do të gjej lehtësim nga kundërshtarët e mi dhe do të hakmerrem+ kundër armiqve të mi!+
25 Unë do ta kthej dorën mbi ty, do ta heq zgjyrën tënde si me finjë e do të t’i largoj skoriet.+
26 Unë do të sjell prapë për ty gjykatës dhe këshilltarë si në fillim.+ Pas kësaj, ti do të quhesh Qytet i drejtësisë, Qytet besnik.+
27 Sioni do të shpengohet+ me anë të drejtësisë, kurse të kthyerit e tij, me anë të së drejtës.+
28 Rrëzimi i atyre që ngrenë krye dhe i mëkatarëve, do të ndodhë në të njëjtën kohë.+ Edhe ata që e braktisin Jehovain, do të shfarosen.+
29 Sepse të gjithë ata që dëshiruan pemët e fuqishme që dëshiruat ju,+ do të turpërohen, kurse ju do të skuqeni për shkak të kopshteve që zgjodhët.+
30 Do të bëheni si një pemë e madhe, që i thahen+ gjethet, dhe si një kopsht që s’ka fare ujë.
31 Njeriu i fuqishëm do të bëhet si fijet e lirit+ dhe fryti i punës së tij si një shkëndijë. Të dy bashkë do të marrin flakë njëkohësisht dhe s’do të ketë kush t’i shuajë.»+
Shënimet
^ «Isaia». Heb.: Jeshaʽejáhu, që do të thotë «Shpëtim nga Jehovai»; LXXBagster(Gr.): Hesaías; Lat.: Isaíae (nga Isaías).
^ Ose «kuptueshmëri».
^ Fjalë për fjalë «djalit pa baba».