Isaia 10:1-34
10 Mjerë ata që nxjerrin rregulla të dëmshme+ dhe ata që, duke shkruar vazhdimisht, kanë hartuar veç ligësi,
2 për të mënjanuar të përvuajturit në gjyq dhe për t’u mohuar drejtësinë të munduarve të popullit tim,+ për t’i bërë vejushat prenë e tyre dhe për të plaçkitur edhe jetimët!*+
3 Ç’do të bëni ditën kur vëmendja+ të drejtohet nga ju dhe të vijë rrënimi nga larg?+ Te kush do të rendni për ndihmë+ dhe ku do ta lini lavdinë tuaj?+
4 Nuk do t’ju mbetet gjë tjetër veçse të kërruseni mes të burgosurve dhe të gjendeni nën ata që janë vrarë.+ Për të gjitha këto, atij nuk i është larguar zemërimi dhe dorën e ka ende të shtrirë.+
5 «Mjerë asiriani,+ shkopi i zemërimit+ tim dhe thupra që ka në dorë për dënimin që do të jap unë!
6 Unë do ta dërgoj atë kundër një kombi apostat.+ Do t’i jap urdhër që të dalë kundër popullit që shkaktoi zemërimin tim të furishëm,+ t’i marrë shumë plaçkë e shumë pre dhe ta bëjë një vend që do të shkelet si balta e rrugëve.+
7 Edhe pse mund të mos jetë i tillë, ai do të ndihet i prirur; edhe pse zemra e tij mund të mos jetë e tillë, ai do të kurdisë plane, sepse zemra e tij dëshiron të shfarosë+ dhe të zhdukë jo pak kombe.+
8 Ai do të thotë: ‘A nuk janë princat e mi edhe mbretër?+
9 A nuk është Kalnoja+ si Karkemishi?+ A nuk është Hamathi+ si Arpadi?+ A nuk është Samaria+ si Damasku?+
10 Dora ime ka goditur mbretëritë e perëndive të kota, shëmbëlltyrat e skalitura të të cilave janë më të shumta se ato që gjenden në Jerusalem dhe në Samari.+
11 A nuk do të veproj njësoj edhe me Samarinë dhe perënditë e saj të kota,+ dhe po kështu me Jerusalemin dhe idhujt e tij?’+
12 Kur unë, Jehovai, të mbaroj punë me malin e Sionit dhe me Jerusalemin, do t’i kërkoj llogari mbretit të Asirisë për frytin e paturpësisë së zemrës së tij, për rëndësinë që i jep vetes dhe për sytë e tij krenarë.+
13 Sepse ai tha: ‘Do të veproj me fuqinë e dorës sime+ dhe me mençurinë time, sepse kam kuptueshmëri. Do të heq kufijtë e popujve+ dhe do të zhvat gjërat që kanë grumbulluar.+ Si një i fuqishëm do t’i rrëzoj banorët e tyre.+
14 Dora ime+ do të arrijë te pasuritë+ e popujve si në një fole. Ashtu si mblidhen vezët e lëna, unë do të mbledh tërë tokën, dhe askush s’do të rrahë krahët, s’do të hapë gojën dhe s’do të cicërojë.’»
15 A do të dalë sëpata mbi atë që pret me të? A do të mbahet me të madh sharra para atij që e lëviz para-prapa? A thua është shkopi ai që lëviz para-prapa ata që e ngrenë lart ose shufra ajo që ngre lart atë që nuk është dru?!+
16 Prandaj Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive, do të vazhdojë të dërgojë mbi burrat e bëshëm të Asirisë një lëngatë që do t’i tretë+ dhe lavdia e tyre do të konsumohet sikur të digjej me zjarr.+
17 Drita e Izraelit+ do të bëhet një zjarr+ dhe i Shenjti i tij një flakë.+ Ai do të ndizet dhe do t’ia përpijë barërat e këqija dhe ferrat+ brenda një dite.
18 Ai do t’i japë fund plotësisht+ lavdisë së pyllit të tij dhe të pemishtes së tij, dhe ajo do të tretet si tretet një i sëmurë.+
19 Numri i pemëve që do të mbeten nga pylli i tij do të jetë, aq sa mund ta shënojë edhe një djalë i vogël.+
20 Atë ditë ata që kanë mbetur nga Izraeli+ dhe ata që kanë shpëtuar nga shtëpia e Jakobit, nuk do të mbështeten kurrë më tek ai që i godet,+ por do të mbështeten te Jehovai, i Shenjti i Izraelit,+ në vërtetësi.+
21 Vetëm një mbetje, ajo e Jakobit, do të kthehet te Perëndia i Fuqishëm.+
22 Sepse, edhe sikur populli yt, o Izrael, të ishte si kokrrizat e rërës së detit,+ përsëri vetëm një mbetje do të kthehej prej tij.+ Me të drejtë+ ai ka vendosur të kryejë një shfarosje,+ që do të vërshojë si një përmbytje,
23 sepse Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive, do të kryejë një shfarosje+ dhe do të ekzekutojë një vendim të prerë në tërë vendin.+
24 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran,+ Jehovai i ushtrive: «O populli im që banon në Sion,+ mos ki frikë nga asiriani që të godiste+ me thupër dhe që e ngrinte shkopin kundër teje ashtu siç e ngrinte Egjipti.+
25 Sepse edhe shumë pak kohë dhe dënimi i dhënë do të marrë fund,+ kurse zemërimi im do të drejtohet ndaj tyre, dhe ata do të përfundojnë në shkatërrim.+
26 Jehovai i ushtrive do të vringëllojë kundër tij një kamxhik+ si në disfatën e Midianit pranë shkëmbit të Orebit.+ Shkopi i tij do të jetë mbi det,+ dhe ai do ta ngrejë siç e ngriti në rastin e Egjiptit.+
27 Atë ditë ngarkesa e mbretit asirian do të të hiqet nga supet.+ Zgjedha e tij do të të hiqet nga qafa+ dhe do të thyhet+ për shkak të vajit.»
28 Ai sulmoi Aiathin,+ kaloi nëpër Migron dhe në Mikmash+ grumbullon plaçkën e tij.
29 Ata kaluan vaun. Geba+ është vendi ku kalojnë natën. Ramahu+ u drodh. Gibeahu+ i Saulit ia mbathi.
30 Sokëllini, o banorë të Galimit!+ Rri syçelë, o Laishah! Edhe ti, o i munduari Anatoth!+
31 Madmenahu ia mbathi. Banorët e Gebimit kërkuan strehë.
32 Ai do të ndalet në Nob+ sa është ende ditë. Ai i tregon grushtin me kërcënim malit të qytetit të Sionit, kodrës së Jerusalemit.+
33 Ja, Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive, po i krasit degët, të cilat bien me një zhurmë të tmerrshme.+ Pemët që janë rritur shumë po priten, kurse ato që janë të larta po ulen.+
34 Ai preu me vegël hekuri shkurret e pyllit. Libani do të bjerë nga një i fuqishëm.+