Isaia 11:1-16
11 Nga cungu i Jeseut+ do të dalë një degëz+ dhe nga rrënjët e tij një filiz+ që do të jetë i frytshëm.+
2 Tek ai do të prehet fryma e Jehovait,+ fryma e mençurisë+ dhe e kuptueshmërisë,+ fryma e këshillës dhe e fuqisë,+ fryma e njohurisë+ dhe e frikës nga Jehovai.+
3 Frika nga Jehovai+ do të jetë kënaqësia e tij.Ai nuk do të gjykojë nga ajo që i shohin sytë dhe as do të qortojë vetëm sipas fjalëve që i kanë rënë në vesh.+
4 Do t’i gjykojë të përvuajturit+ me drejtësi dhe do të qortojë me ndershmëri, në mënyrë që zemërbutët e tokës të nxjerrin dobi. Ai do ta godasë tokën me thuprën e gojës së tij+ dhe do t’i vrasë të ligjtë me frymën e buzëve.+
5 Drejtësia do të jetë brezi i mesit të tij,+ kurse besnikëria brezi i ijëve të tij.+
6 Ujku do të rrijë hera-herës me qengjin;+ leopardi do të shtrihet me kecin. Viçi, luani i ri+ me krifë dhe kafsha e majme do të jenë të gjithë bashkë,+ dhe një djalë i vogël do t’u prijë.
7 Lopa dhe arusha do të kullotin së bashku; të vegjlit e tyre do të shtrihen tok. Edhe luani do të hajë kashtë si kau.+
8 Foshnja e gjirit do të luajë mbi vrimën e kobrës+ dhe fëmija i zvjerdhur do ta vërë dorën te vrima e folesë së një gjarpri helmues.
9 Në tërë malin tim të shenjtë+ askush nuk do të bëjë asnjë dëm+ dhe nuk do të prishë asgjë, sepse toka do të mbushet me njohurinë e Jehovait, ashtu si ujërat mbushin detin.+
10 Atë ditë+ rrënja e Jeseut+ do të ngrihet si sinjal për popujt.+ Kombet do ta kërkojnë+ me qëllim që ai t’i udhëheqë, dhe vendi ku ai banon, do të bëhet i lavdishëm.+
11 Atë ditë Jehovai do ta zgjatë përsëri dorën e tij, për herë të dytë,+ që ta marrë mbetjen e popullit të tij nga Asiria,+ nga Egjipti,+ nga Patrosi,+ nga Kushi,+ nga Elami,+ nga Shinari,+ nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.+
12 Ai do të ngrejë një sinjal për kombet dhe do të mbledhë të shpërndarët e Izraelit.+ Ata të Judës që janë hallakatur, do t’i mbledhë nga të katër skajet e tokës.+
13 Efraimi nuk do të ketë më xhelozi,+ dhe ata që janë armiqësorë ndaj Judës do të shfarosen. Efraimi nuk do të jetë xheloz për Judën, dhe Juda nuk do të jetë armiqësore ndaj Efraimit.+
14 Ata do t’u sulen shpateve të filistinëve në perëndim.+ Së bashku do të plaçkitin bijtë e Lindjes.+ Do të vënë dorë mbi Edomin dhe Moabin+ dhe do të nënshtrojnë+ bijtë e Amonit.
15 Jehovai do ta presë gjuhën e detit të Egjiptit,+ dhe me një frymë zhuritëse do t’i tregojë grushtin Lumit.+ Ai do ta godasë atë, duke e ndarë kështu në shtatë përrenj, dhe do t’i bëjë njerëzit të ecin me sandale.+
16 Për ata që do të mbeten+ nga populli i tij, do të ketë një rrugë+ që del nga Asiria, ashtu si pati një të tillë për Izraelin ditën kur doli nga Egjipti.