Isaia 22:1-25
22 Shpallja për luginën e vegimit.+ Ç’të ka gjetur, që ke hipur i tëri mbi tarraca?+
2 Ti ishe plot rrëmujë, një qytet i zhurmshëm, qytet që ngazëlloje.+ Të vrarët e tu nuk u vranë nga shpata dhe as vdiqën në betejë.+
3 Tërë tiranët+ e tu ia mbathën njëherësh.+ S’pati nevojë për hark që t’i merrnin robër. Të gjithë ata që u gjetën, u morën robër së bashku.+ Larg ia mbathën.
4 Prandaj thashë: «Largojeni vështrimin nga unë. Do të qaj me hidhërim.+ Mos u përpiqni të më ngushëlloni për plaçkitjen e popullit tim.+
5 Sepse në luginën e vegimit erdhi dita e rrëmujës,+ e shtypjes+ dhe e pështjellimit+ nga ana e Zotërisë Sovran, Jehovait të ushtrive. Atje gjendet ai që shemb murin+ dhe që andej lëshohen britma drejt malit.+
6 Elami+ ka marrë kukurën me shigjeta në karrocën e luftës me njerëz, e cila tërhiqet nga kuaj lufte, dhe Kiri+ ka nxjerrë mburojën.
7 Ultësirat e tua më të mira do të mbushen me karroca lufte. Kuajt e luftës do të zënë pozicion te porta,
8 dhe dikush do ta heqë mbrojtjen e Judës. Atë ditë ti do të shikosh drejt arsenalit+ të shtëpisë së pyllit,+
9 dhe ju, o njerëz, do të shihni të çarat në muret e Qytetit të Davidit, sepse ato do të jenë të shumta.+ Ju do të mblidhni ujërat e rezervuarit+ të poshtëm.
10 Do t’i numëroni shtëpitë e Jerusalemit dhe do t’i rrëzoni, me qëllim që ta bëni murin+ të pathyeshëm.
11 Në mes të dy mureve do të bëni një depozitë për ujërat e rezervuarit+ të vjetër, por nuk do t’i drejtoni sytë nga Bërësi i Madh i gjithë kësaj dhe nuk do të shihni nga ai që e krijoi kohë më parë.
12 Atë ditë, Zotëria Sovran,+ Jehovai i ushtrive, do t’ju kërkojë të qani,+ të mbani zi, të rruani kokën dhe të vishni copë thesi.+
13 Por ju do të ngazëlloni e do të gëzoni, do të vritni gjedhë e do të therni dele, do të hani mish e do të pini verë,+ duke thënë: ‘Le të hamë e të pimë, se nesër do të vdesim.’»+
14 Jehovai i ushtrive më zbuloi+ këtë gjë, e më tha: «‘Ky faj nuk do t’ju shlyhet+ derisa të vdisni’,+—thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive.»
15 Kështu thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive: «Shko, hyr te Shebna,+ kujdestari i shtëpisë,+ dhe thuaji:
16 ‘Çfarë dhe kush të përket këtu, që ke gërmuar një varr?’+ Në një vend të lartë po e hap varrin e tij dhe në një shkrep po gdhend një vend ku të banojë.
17 ‘Ja, Jehovai po të përplas përtokë, o njeri i fortë, dhe po të mbërthen me forcë.
18 Ai do të të bëjë shuk dhe do të të hedhë si një top në një vend të gjerë. Atje do të vdesësh dhe atje karrocat e lavdisë sate do të kthehen në çnderim për shtëpinë e zotërisë sate.
19 Unë do të të heq nga pozita që ke, dhe ti do të humbasësh postin.+
20 Atë ditë unë do të thërras shërbëtorin tim,+ Eliakimin,+ birin e Hilkiahut.+
21 Do t’i vesh petkun tënd të gjatë, do t’i lidh rripin tënd+ dhe do t’i jap autoritetin tënd. Ai do të bëhet si një atë për banorët e Jerusalemit dhe për shtëpinë e Judës.+
22 Unë do t’i vë mbi sup çelësin+ e shtëpisë së Davidit. Atë që ai do të hapë, askush s’do ta mbyllë, dhe atë që ai do të mbyllë, askush s’do ta hapë.+
23 Unë do ta ngul atë si një kunj+ në një vend të qëndrueshëm, dhe ai do të bëhet si një fron lavdie për shtëpinë e të atit.+
24 Tek ai do të varet gjithë lavdia e shtëpisë së të atit: pasardhësit dhe lastarët, pra tërë enët e vogla, kupat dhe qypat e mëdhenj.
25 Atë ditë,—thotë Jehovai i ushtrive,—kunji+ i ngulur në një vend të qëndrueshëm do të hiqet,+ po, do t’i vihet sëpata dhe do të bjerë, kurse gjithçka që varej tek ai, do të zhduket, sepse këtë e tha vetë Jehovai.’»+