Isaia 29:1-24

29  «Mjerë Arieli,+ Arieli, qyteti ku fushoi Davidi!+ Shtojini vitit vit. Le të mbahen të gjitha festat+ njëra pas tjetrës.  Unë do t’i shkaktoj shtrëngim+ Arielit, dhe atje do të mbahet zi e do të ketë vajtim.+ Për mua ai do të bëhet si vatra e altarit të Perëndisë.+  Unë do të fushoj kundër teje në të gjitha anët, do të të rrethoj me hunj dhe do të ngre kundër teje vepra rrethimi.+  Ti do të biesh i poshtëruar dhe do të flasësh nga toka. Meqë do të vijnë nga pluhuri, fjalët e tua do të dëgjohen dobët.+ Zëri yt do të vijë nga toka si zëri i një mediumi, dhe fjalët e tua do të dalin si një pëshpëritje+ nga pluhuri.  Turma e atyre që për ty janë të huaj, do të bëhet pluhur e hi,+ kurse turma e tiranëve+ si byku që e merr era.+ Kjo do të ndodhë befas, në një çast.+  Jehovai i ushtrive do ta kthejë vëmendjen nga ti për të të çliruar me bubullima, me tërmete dhe me zhurmë të fortë, me erë shtrëngate e me furtunë, si dhe me flakën e një zjarri që përpin.»+  Si në ëndërr, si në një vegim nate do të ndodhë me turmën e të gjitha kombeve që luftojnë kundër Arielit,+ po, me të gjithë, me kullat e rrethimit që janë ngritur kundër tij dhe me ata që po i shkaktojnë shtrëngim.+  Do të ndodhë ashtu si me një të uritur që ëndërron sikur është duke ngrënë, por që kur zgjohet shpirti i tij është bosh,+ dhe ashtu si me një të etur që ëndërron sikur është duke pirë, por që kur zgjohet është i lodhur dhe shpirti i tij është i zhuritur. Kështu do t’i ndodhë turmës së të gjitha kombeve që luftojnë kundër malit të Sionit.+  Shtanguni nga habia,+ o njerëz! Verbohuni e mos shihni!+ Ata janë dehur,+ por jo me verë. U merren këmbët, por jo nga pija.+ 10  Sepse Jehovai ka derdhur mbi ju një frymë gjumi të thellë.+ Ai ka mbyllur sytë tuaj, profetët,+ dhe ka mbuluar kokat+ tuaja, vegimtarët.+ 11  Për ju vegimi i gjithçkaje është si fjalët e një libri të vulosur,+ të cilin ia japin dikujt që di shkrim e këndim dhe i thonë: «Të lutem, lexoje me zë këtë», por ai thotë: «Nuk e lexoj dot, se është i vulosur.»+ 12  Atëherë librin ia japin dikujt që nuk di shkrim e këndim dhe i thonë: «Të lutem, lexoje me zë këtë», por ai thotë: «Unë nuk di të lexoj fare.» 13  E tani Jehovai thotë: «Meqë ky popull më është afruar me gojë dhe më ka dhënë lavdi vetëm me buzë,+ meqë zemra e tyre është larguar shumë nga unë,+ dhe frika nga unë është bërë veçse urdhërim që ua kanë mësuar njerëzit,+ 14  ja, unë do të veproj përsëri me këtë popull në mënyrë të mrekullueshme,+ po, të mrekullueshme dhe të çuditshme. Mençuria e të mençurve do të marrë fund, dhe kuptueshmëria e të maturve do të fshihet.»+ 15  Mjerë ata që mundohen t’i fshehin thellë planet e tyre nga Jehovai,+ veprat e të cilëve kryhen në një skutë të errët,+ ndërkohë që thonë: «Kush na sheh e kush na njeh?»+ 16  Sa të mbrapshtë jeni! A duhet të konsiderohet poçari njësoj si argjila?+ Po diçka e bërë, a duhet të thotë për atë që e bëri: «Nuk më bëri ai.»+ Po diçka e formuar, a thotë për atë që e formoi: «Ai nuk kupton.»+ 17  Edhe shumë pak kohë dhe Libani do të kthehet në pemishte,+ kurse pemishtja do të konsiderohet si pyll.+ 18  Atë ditë të shurdhrit do t’i dëgjojnë fjalët e librit.+ Madje edhe sytë e të verbërve, dikur në terr dhe në errësirë, do të shohin.+ 19  Zemërbutët+ do të gëzojnë edhe më shumë për shkak të Jehovait. Edhe të varfrit do të jenë të gëzuar për shkak të të Shenjtit të Izraelit,+ 20  sepse do t’i vijë fundi tiranit,+ do të marrë fund mburracaku+ dhe do të shfarosen të gjithë ata që gjithnjë janë gati të bëjnë keq,+ 21  që e akuzojnë një njeri për mëkat duke u kapur në fjalët të tij,+ që ngrenë një grackë edhe për atë që qorton te porta+ dhe që mënjanojnë të drejtin me argumente boshe.+ 22  Prandaj kështu i thotë shtëpisë së Jakobit Jehovai, ai që shpengoi Abrahamin:+ «Tani Jakobi nuk do të turpërohet dhe nuk do t’i zverdhet fytyra,+ 23  sepse kur të shohë mes tij fëmijët e vet, veprën e duarve të mia,+ do të shenjtërojnë emrin tim,+ do të shenjtërojnë të Shenjtin e Jakobit,+ dhe do të shohin me nderim të thellë+ Perëndinë e Izraelit. 24  Ata që kanë një qëndrim mendor të gabuar, do të fitojnë kuptueshmëri, dhe ata që ankohen, do të mësohen.»+

Shënimet