Isaia 35:1-10
35 Shkretëtira dhe vendet e thata do të ngazëllojnë.+ Rrafshina e shkretë do të gëzojë dhe do të lulëzojë si shafrani.+
2 Ajo do të lulëzojë+ dhe do të gëzojë me hare e britma gëzimi.+ Do të ketë lavdinë e Libanit,+ shkëlqimin e Karmelit+ dhe të Sharonit.+ Atje do të jenë ata që do të shohin lavdinë e Jehovait,+ shkëlqimin e Perëndisë tonë.+
3 Forconi duart e dobëta dhe bëjini të patundur gjunjët që dridhen.+
4 U thoni atyre që kanë ankth në zemër:+ «Jini të fortë!+ Mos kini frikë!+ Ja, Perëndia juaj do të vijë me hakmarrje,+ po, Perëndia do të vijë me shpagim.+ Ai do të vijë dhe do t’ju shpëtojë.»+
5 Në atë kohë do të hapen sytë e të verbërve+ dhe veshët e të shurdhërve.+
6 I çali do t’i ngjitë të përpjetat si një dre+ dhe gjuha e memecit do të lëshojë britma hareje.+ Në shkretëtirë do të vërshojnë ujërat dhe në rrafshinën e shkretë përrenjtë.
7 Toka e zhuritur do të bëhet si një pellg me kallamishte, dhe toka e etur si burime uji.+ Në vendin ku banonin dhe pushonin çakejtë,+ do të ketë bar të gjelbër me kallama dhe papirus.+
8 Atje do të ketë një rrugë të gjerë,+ po, një udhë, që do të quhet Udha e Shenjtërisë.+ Asnjë i papastër nuk do të kalojë nëpër të.+ Ajo u përket atyre që e ndjekin atë, dhe asnjë i marrë nuk do të endet nëpër të.
9 Atje s’do të ketë asnjë luan dhe nuk do të hyjë asnjë lloj kafshe grabitqare,+ po, s’do të gjendet as edhe një.+ Në të do të ecin të riblerët.+
10 Ata që ka shpenguar Jehovai, do të kthehen+ në Sion me britma hareje.+ Një gëzim i përjetshëm do të kurorëzojë kokën e tyre.+ Ata do të kenë gëzim e ngazëllim dhe nuk do të jenë më të hidhëruar e as do të psherëtijnë.+