Isaia 46:1-13

46  Beli+ është përkulur,+ Neboja është kërrusur. Idhujt+ e tyre janë kthyer në ngarkesë për kafshët e egra dhe kafshët shtëpiake, peshë dhe barrë për kafshët e lodhura.  Ata do të kërrusen dhe do të përkulen. Nuk mund ta shpëtojnë+ dot barrën, pra, idhujt e tyre, përkundrazi, vetë ata* do të shkojnë në robëri.+  «Më dëgjo, o shtëpi e Jakobit, dhe të gjithë ju që keni mbetur nga shtëpia e Izraelit,+ ju që ju mbajta qysh para se të lindnit, që në bark të nënës.+  Deri kur të plakeni, unë do të jem po Ai që kam qenë.+ Deri kur t’ju zbardhen flokët, do t’ju mbaj.+ Unë do të veproj+ që t’ju mbaj, t’ju mbështes e t’ju shpëtoj.+  Me kë do të më përngjasoni,+ barazoni ose krahasoni, që të jemi të ngjashëm?+  Ka nga ata që e derdhin pa hesap arin nga qesja e tyre dhe peshojnë argjend në peshore. Pajtojnë një metalpunues, që sajon me ta një perëndi.+ Pastaj, bien përmbys dhe përkulen para saj.+  E ngarkojnë mbi supe,+ e mbajnë dhe e vënë në vendin e saj që të qëndrojë, dhe ajo nuk lëviz nga vendi.+ Edhe sikur dikush t’i thërrasë, ajo nuk përgjigjet dhe as shpëton njeri nga vuajtja.+  Kujtojeni këtë që të merrni guxim. Nguliteni në zemër,+ o shkelës!+  Kujtoni gjërat e para të kohëve të lashta,+ që unë jam Hyjnori+ dhe që s’ka Perëndi tjetër,+ as ndonjë të ngjashëm me mua;+ 10  Ai që thotë përfundimin qysh në fillim+ dhe që prej shumë kohësh gjërat që ende nuk kanë ndodhur;+ Ai që thotë: ‘Qëllimi im do të qëndrojë+ dhe do të bëj çdo gjë që më pëlqen’;+ 11  Ai që thërret nga lindja e diellit një zog grabitqar+ dhe nga një vend i largët njeriun që do të përmbushë qëllimin tim.+ Unë e kam thënë, dhe unë do ta plotësoj.+ Unë e kam vendosur, dhe unë do ta realizoj.+ 12  Dëgjomëni ju që jeni kryeneçë në zemër+ dhe larg drejtësisë.+ 13  Drejtësia ime është afruar.+ Ajo nuk është larg,+ dhe shpëtimi im nuk do të vonojë.+ Unë do të sjell shpëtimin në Sion dhe në Izrael lavdinë time.»+

Shënimet

Fjalë për fjalë «shpirti i tyre».