Isaia 47:1-15

47  Zbrit dhe ulu në pluhur,+ o bijë e virgjër e Babilonisë!+ Ulu përtokë ku nuk ka fron,+ o bijë e kaldeasve!+ Sepse njerëzit nuk do të të quajnë më delikate dhe sqimatare.+  Merr mokrën+ dhe bluaj miell. Ngrije velin.+ Grise bishtin e fustanit.+ Zbuloji këmbët+ dhe kalo lumenjtë.  Duhet të zbulosh lakuriqësinë tënde+ dhe poshtërimi yt duhet të shihet.+ Unë do të marr hak+ dhe nuk do të pres askënd me dashamirësi.  «Është një që na riblen.+ Emri i tij është Jehova i ushtrive,+ i Shenjti i Izraelit.»+  Ulu në heshtje+ dhe zhytu në errësirë,+ o bijë e kaldeasve,+ sepse njerëzit nuk do të të quajnë më Zonja+ e Mbretërive.+  Unë u indinjova me popullin tim.+ Përdhosa trashëgiminë time+ dhe t’i dhashë ty në dorë.+ Ti nuk pate mëshirë për ta+ dhe të moshuarit i ngarkove një zgjedhë shumë të rëndë.+  Ti thoshe: «Do të jem Zonjë gjithnjë,+ po, përherë.» Nuk i more seriozisht* këto gjëra, dhe nuk e more parasysh se si do të përfundonte kjo gjë.+  Tani, dëgjo këtu, o grua e dhënë pas qejfeve, që ulesh e sigurt+ dhe thua me vete:* «Unë jam, dhe s’ka asnjë tjetër.+ Nuk do të bëhem vejushë dhe nuk do ta provoj humbjen e fëmijëve.»+  Këto dy gjëra do të të ndodhin papritmas brenda një dite:+ humbja e fëmijëve dhe vejëria. Ato do të vijnë mbi ty në masë të plotë,+ për shtrigëritë e tua të shumta dhe për fuqinë e plotë të yshtjeve të tua, që i bëje me tepri.+ 10  Ti besoje te ligësia jote+ dhe thoshe: «Nuk më sheh askush.»+ Mençuria dhe njohuria jote+ të çuan në rrugë të gabuar dhe ti ende thua me vete: «Unë jam, dhe s’ka asnjë tjetër.» 11  Mbi ty do të vijë një e keqe dhe ti nuk do të dish të bësh asnjë magji për ta ndalur. Do të kesh mundim+ e nuk do ta shmangësh dot. Mbi ty do të vijë befas+ një rrënim që kurrë s’ta ka zënë syri. 12  Vazhdo pra, me yshtjet dhe shtrigëritë+ e tua të shumta, me të cilat je robtuar qysh në rini. Ndoshta do të nxjerrësh dobi, ndoshta do t’u kallësh tmerrin njerëzve. 13  Ti je lodhur me këshilltarët e tu të shumtë. Le të ngrihen e të të shpëtojnë, pra, adhuruesit e qiejve, shikuesit e yjeve+ dhe ata që bëjnë parashikime kur del hëna e re lidhur me gjërat që do të të ndodhin. 14  Ja, ata janë bërë si kashta+ dhe do të digjen në zjarr.+ Nuk do ta shpëtojnë shpirtin+ e tyre nga fuqia e flakëve.+ Nuk do të ketë thëngjij të ndezur për t’u ngrohur dhe as flakë për t’u ulur para saj. 15  Kështu do të përfundojnë magjistarët e tu,+ me të cilët je robtuar qysh në rini. Ata do të hallakaten, duke ia mbathur secili drejt rajonit të vet. Nuk do të ketë asnjë që të të shpëtojë.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «në zemër».
Fjalë për fjalë «që thua në zemër».