Isaia 48:1-22

48  Dëgjo këtu, o shtëpi e Jakobit, ju që e thërritni veten me emrin e Izraelit,+ që keni dalë pikërisht nga ujërat e Judës,+ që betoheni për emrin e Jehovait+ dhe që e përmendni Perëndinë e Izraelit,+ por jo me besnikëri* dhe drejtësi.+  Ju e keni quajtur veten banorë të qytetit të shenjtë+ dhe jeni mbështetur te Perëndia i Izraelit,+ që quhet Jehova i ushtrive.+  «Gjërat e para i kam thënë që nga ajo kohë. Ato dolën nga goja ime dhe unë i shpalla.+ Unë veprova papritmas dhe ato ndodhën.+  E dija që ti je i vështirë,+ që e ke qafën të fortë si hekur+ dhe ballin si bakër,+  prandaj t’i tregoja që më parë. Unë t’i tregoja para se të ndodhnin,+ që të mos thoshe: ‘I bëri idhulli im dhe i urdhëroi shëmbëlltyra ime e gdhendur dhe shëmbëlltyra ime e derdhur.’+  Ja, i ke dëgjuar.+ Tani shihi të gjitha.+ Ju, a nuk do t’i tregoni?+ Që tani unë të njoftoj gjëra të reja, gjëra që nuk i kisha përmendur dhe ti nuk i dije.+  Ato do të ndodhin tani, nuk kanë ndodhur kohë më parë, po, gjëra që para ditës së sotme nuk i ke dëgjuar, që të mos thuash: ‘Unë tashmë i dija.’+  Për më tepër, ti as nuk i ke dëgjuar,+ as nuk i ke ditur dhe veshi yt nuk është hapur që nga ajo kohë e më pas. Sepse unë e di mirë se ti veproje pabesisht+ dhe je quajtur ‘shkelës që në bark të nënës’.+  Për hir të emrit tim, do ta ndal zemërimin+ dhe për lëvdimin tim do ta përmbaj veten me ty, që të mos shfarosesh.+ 10  Ja, të kam rafinuar, por jo si argjendin.+ Të kam përzgjedhur në furrën shkrirëse të mundimit.+ 11  Për hirin tim, vetëm për hirin tim, do të veproj,+ sepse si mund të lejosh që të të përdhosin?+ Lavdinë time nuk do t’ia jap askujt tjetër.+ 12  Më dëgjo, o Jakob, dhe ti, o Izrael, që të kam thirrur. Unë jam po Ai që kam qenë.+ Unë jam i pari+ dhe i fundit.+ 13  Për më tepër, dora ime ka hedhur themelet e tokës+ dhe dora ime e djathtë ka shtrirë qiejt.+ Unë i thërras dhe ata vijnë tok para meje.+ 14  Mblidhuni të gjithë dhe dëgjoni.+ Cili prej tyre* i ka thënë këto gjëra? Vetë Jehovai e ka dashur atë.+ Ai do të bëjë me Babiloninë si t’i pëlqejë atij+ dhe krahu i tij do të bjerë mbi kaldeasit.+ 15  Unë, pikërisht unë kam folur, dhe madje e kam thirrur.+ E kam sjellë dhe do të bëj që të ketë sukses.+ 16  Afrohuni tek unë dhe dëgjoni. Qysh në fillim nuk kam folur kurrë në ndonjë vend të fshehtë.+ Që nga koha kur ndodhi, unë kam qenë atje.»Tani pra, Zotëria Sovran Jehova më ka dërguar mua bashkë me frymën e tij.+ 17  Kështu thotë Jehovai, Riblerësi+ yt, i Shenjti i Izraelit:+ «Unë Jehovai, jam Perëndia yt, Ai që të mëson se si të nxjerrësh dobi për vete,+ Ai që të vë të ecësh nëpër udhën nga duhet të shkosh.+ 18  Ah, sikur t’u kushtoje vëmendje urdhërimeve të mia!+ Paqja jote do të ishte si lumë+ dhe drejtësia jote si valët e detit.+ 19  Bijtë e tu do të ishin si rëra e detit dhe pasardhësit që do të dilnin nga barku yt, si kokrrizat e saj.+ Emri yt nuk do të zhdukej dhe nuk do të shfarosej para meje.»+ 20  Dilni nga Babilonia.+ Mbathjani nga kaldeasit.+ Tregojeni me britma gëzimi dhe shpalleni.+ Përhapeni deri në skajet e tokës.+ Thoni: «Jehovai e ka riblerë shërbëtorin e tij, Jakobin.+ 21  Ata nuk i mori etja+ kur ai i vuri të ecnin nëpër vende të shkreta.+ Ai bëri që për ta të dilte ujë nga shkëmbi dhe çau një shkëmb që të vërshonte uji.+ 22  Nuk ka paqe për të ligjtë»,—thotë Jehovai.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «sipas së vërtetës».
Domethënë idhujve.