Isaia 52:1-15
52 Zgjohu, zgjohu dhe vishe sërish forcën tënde,+ o Sion! Vish rrobat e tua të bukura,+ o Jerusalem, qytet i shenjtë,+ sepse te ti nuk do të hyjë më i parrethpreri dhe i papastri!+
2 Shkunde pluhurin,+ ngrihu nga toka dhe ulu në një vend, o Jerusalem! Këputi zinxhirët nga qafa, o robinjë e Sionit!+
3 Sepse kështu thotë Jehovai: «Ju u shitët pa asnjë çmim,+ prandaj do të ribliheni pa para.»+
4 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: «Në fillim populli im zbriti në Egjipt që të banonte atje si i huaj.+ Më vonë, Asiria e shtypi pa shkak.
5 Dhe tani, ç’kërkoj unë këtu,—thotë Jehovai,—kur populli im u mor pa asnjë çmim?+ Ata që sundojnë mbi ta, lëshuan ulërima ngadhënjimi,+—thotë Jehovai,—dhe emri im u përbuz+ gjithë ditën.
6 Prandaj populli im do ta njohë emrin tim,+ po, prandaj do ta njohë atë ditë, sepse unë jam Ai që po flet.+ Jam pikërisht unë.»
7 Sa të bukura janë mbi male këmbët+ e atij që sjell lajmin e mirë,+ që shpall paqen,+ që sjell lajmin e mirë për diçka më të mirë,+ që shpall shpëtimin,+ që i thotë Sionit: «Perëndia yt është bërë mbret.»+
8 Dëgjo! Rojat+ e tua ngrenë zërin.+ Të gjithë njëzëri lëshojnë britma gëzimi, sepse me sytë e vet+ do të shohin qartë kur Jehovai të kthejë njerëzit e Sionit.+
9 Gëzoni dhe lëshoni britma hareje njëzëri, o gërmadha të shkreta të Jerusalemit,+ sepse Jehovai e ka ngushëlluar popullin e tij+ dhe e ka riblerë Jerusalemin.+
10 Jehovai e ka përveshur krahun e tij të shenjtë para syve të të gjitha kombeve,+ dhe në të gjitha skajet e tokës do të shihet shpëtimi që sjell Perëndia ynë.+
11 Largohuni, largohuni! Dilni që andej+ e mos prekni asgjë të papastër.+ Dilni prej saj+ dhe qëndroni të pastër, ju që mbani pajisjet e shtëpisë së Jehovait.+
12 Ju nuk do të dilni me panik dhe nuk do t’ia mbathni,+ sepse Jehovai do të shkojë para jush+ dhe Perëndia i Izraelit do të jetë praparoja juaj.+
13 Ja, shërbëtori im+ do të veprojë me gjykim të thellë.+ Ai do të ketë një pozitë të lartë, po, do të ngrihet e do të lartësohet shumë.+
14 Pamja e tij u shfytyrua më shumë se e çdo njeriu tjetër+ dhe paraqitja e tij madhështore+ më shumë se e bijve të njerëzve. Por aq sa u shtangën+ me të kur e panë,
15 po aq shumë kombe do të befasohen nga ai.+ Para tij mbretërit do të mbyllin gojën,+ sepse do të shohin çfarë nuk u ishte treguar dhe do të marrin parasysh çfarë nuk dëgjuan.+