Jakovi 1:1-27

1  Jakovi,*+ skllav+ i Perëndisë dhe i Zotërisë Jezu Krisht, dymbëdhjetë fiseve+ të shpërndara+ anekënd:Përshëndetje!  Quajeni veç gëzim, vëllezërit e mi, kur hasni sprova të ndryshme,+  duke e ditur se cilësia e sprovuar e besimit sjell qëndrueshmëri.+  Por lejoni që qëndrueshmëria ta kryejë plotësisht punën e saj, që ju të jeni të plotë+ dhe të përkryer në çdo aspekt, pa ju munguar asgjë.+  Pra, nëse ndonjëri nga ju nuk ka mjaft mençuri,+ le të vazhdojë t’ia kërkojë Perëndisë,+ sepse ai u jep të gjithëve bujarisht dhe pa i qortuar,+ e do t’i jepet.+  Por, le të vazhdojë t’ia kërkojë+ me besim, pa dyshuar aspak,+ sepse ai që dyshon, është si një dallgë deti, që era+ e shtyn dhe e hedh andej-këtej.  Në fakt, ai njeri të mos pandehë se do të marrë ndonjë gjë nga Jehovai,+  sepse është njeri i pavendosur,+ i paqëndrueshëm+ në të gjitha udhët e tij.  Vëllai i përvuajtur le të ngazëllojë për lartësimin e vet,+ 10  dhe i pasuri+ për përuljen e vet, sepse do të zhduket si lulja.+ 11  Pasi dielli del me nxehtësi përvëluese dhe e than bimësinë, lulja e saj bie dhe bukuria e saj merr fund. Po kështu do të vyshket edhe i pasuri në udhët e tij të jetës.+ 12  Lum kush vazhdon të qëndrojë në sprovë,+ sepse, kur të miratohet, do të marrë kurorën e jetës,+ që Jehovai ua premtoi atyre që e duan!+ 13  Kur është nën sprovë,+ askush të mos thotë: «Po më sprovon Perëndia.» Sepse Perëndia nuk mund të sprovohet me gjëra të liga, dhe as ai vetë nuk sprovon njeri. 14  Por secili sprovohet, i tërhequr dhe i joshur nga dëshira e vet.+ 15  Pastaj dëshira, si bëhet pjellore, lind mëkatin,+ dhe mëkati, pasi kryhet, sjell vdekjen.+ 16  Mos u mashtroni,+ vëllezërit e mi të dashur! 17  Çdo dhuratë e mirë+ dhe çdo gjë e përsosur që na jepet, është nga lart,+ sepse zbret nga Ati i dritave qiellore,+ që nuk ndryshon, siç ndryshon hija gjatë rrotullimit.+ 18  Nga vullneti i tij+ ai na solli në jetë me anë të fjalës të së vërtetës,+ që të jemi disa fryte të para+ të krijesave të tij. 19  Dijeni vëllezërit e mi të dashur se çdo njeri duhet të jetë i shpejtë në të dëgjuar, të mos nxitohet në të folur+ e të mos zemërohet shpejt,+ 20  sepse zemërimi i njeriut nuk sjell drejtësinë e Perëndisë.+ 21  Prandaj, flakni tej çdo fëlliqësi e atë gjë të padëshirueshme, domethënë të keqen,+ dhe pranoni me butësi që të rrënjoset brenda jush fjala,+ që është në gjendje të shpëtojë shpirtrat tuaj.+ 22  Bëhuni zbatues të fjalës+ dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë veten me arsyetime të rreme.+ 23  Sepse, nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo zbatues,+ ai është si një njeri që shikon fytyrën e vet* në pasqyrë, 24  dhe, pasi shihet, ikën dhe harron menjëherë se ç’lloj njeriu ishte. 25  Por ai që ndalet e shikon në ligjin e përsosur+ që sjell liri dhe ngulmon në të, është i lumtur+ ngaqë bëhet zbatues i fjalës+ dhe jo dëgjues harraq. 26  Nëse dikush pandeh se e adhuron Perëndinë siç duhet,+ por nuk i vë fre gjuhës,+ përkundrazi, vazhdon ta mashtrojë zemrën e vet,+ adhurimi i tij është i kotë.+ 27  Adhurimi i pastër+ dhe i pandotur+ nga pikëpamja e Perëndisë, Atit tonë, është ky: të kujdesesh për jetimët+ dhe vejushat+ në vështirësitë e tyre+ dhe ta ruash veten të panjollë+ nga bota.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «Jakob». Gr.: Iákobos. «Jakov» është forma shqip e emrit «Jakob», që do të thotë «që kap thembrën; që i zë vendin».
Ose «fytyrën e lindjes».