Jakovi 2:1-26
2 Vëllezërit e mi, mos vallë po e ruani besimin ndaj Zotërisë tonë Jezu Krisht, lavdisë sonë,+ e ndërkohë mbani me hatër?+
2 Sepse, nëse në mbledhjen+ tuaj hyn një njeri me unaza floriri nëpër gishta dhe me rroba që shkëlqejnë, por hyn edhe një i varfër me rroba të fëlliqura,+
3 e ju i ktheni sytë+ nga ai që mban veshjen që shkëlqen dhe i thoni: «Ulu këtu, te ky vendi shumë i mirë» dhe të varfrit i thoni: «Rri në këmbë» ose «Ulu atje, afër stolit tim të këmbëve»,
4 atëherë, mes jush keni dallime klasore+ dhe jeni bërë gjykatës+ që japin vendime të këqija,+ apo s’është kështu?
5 Dëgjoni, vëllezërit e mi të dashur! A nuk i zgjodhi Perëndia ata që janë të varfër+ për sa i përket botës, që të jenë të pasur+ në besim dhe trashëgimtarë të mbretërisë, të cilën ua premtoi atyre që e duan?+
6 Por ju e çnderuat të varfrin. A nuk janë të pasurit ata që ju shtypin+ dhe ju tërheqin zvarrë përpara gjykatave?+
7 A nuk janë ata që blasfemojnë+ emrin e shkëlqyer me anë të të cilit u thirrët?+
8 Tani, nëse vazhdoni ta zbatoni ligjin mbretëror+ sipas shkrimit: «Duaje të afërmin si veten»,+ bëni shumë mirë.
9 Por, nëse vazhdoni të mbani me hatër,+ po bëni mëkat, sepse qortoheni nga ligji+ si shkelës.
10 Sepse, kush respekton të gjithë Ligjin, por hedh një hap të gabuar në një pikë të vetme, bëhet fajtor për të gjitha.+
11 Pasi, ai që tha: «Mos kryej kurorëshkelje»,+ tha edhe: «Mos vrit.»+ Tani, nëse nuk kryen kurorëshkelje, por ama vret, bëhesh shkelës i ligjit.
12 Vazhdoni të flitni dhe të veproni ashtu si bëjnë ata që do të gjykohen nga ligji i një populli të lirë.+
13 Sepse ai që nuk tregon mëshirë, pa mëshirë do të gjykohet.+ Mëshira lartësohet ngadhënjimtare mbi gjykimin.
14 Ç’dobi ka, vëllezërit e mi, nëse dikush thotë se ka besim,+ por nuk bën vepra?+ A e shpëton dot ai besim?+
15 Nëse një vëlla ose motër janë të zhveshur dhe nuk u mjafton ushqimi çdo ditë,+
16 e ndonjë nga ju u thotë: «Shkoni në paqe, rrini ngrohtë dhe ngopuni», por nuk u jep çka u nevojitet për trupin, ç’dobi ka?+
17 Kështu edhe besimi, nëse nuk ka vepra,+ është i vdekur.
18 Megjithatë, dikush do të thotë: «Ti ke besim, por unë kam vepra. Ma trego besimin tënd pa vepra, dhe unë do të ta tregoj besimin tim me vepra.»+
19 Ti beson se ka një Perëndi të vetëm, apo jo?+ Shumë mirë bën. Edhe demonët e besojnë këtë dhe dridhen.+
20 Por, a do ta dish, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i pafrytshëm?
21 Abrahami, ati ynë,+ a nuk u shpall i drejtë nga veprat, pasi e paraqiti Isakun, birin e tij, në altar?+
22 Ti e sheh që besimi i tij vepronte bashkë me veprat, dhe me anë të veprave, besimi iu përsos.+
23 Kështu u përmbush shkrimi që thotë: «Abrahami tregoi besim te Jehovai, dhe kjo iu llogarit si drejtësi»+ e u quajt «mik i Jehovait».+
24 Ju e shihni se njeriu shpallet i drejtë+ nga veprat+ dhe jo vetëm nga besimi.+
25 Po njësoj, a nuk u shpall e drejtë nga veprat edhe Rahaba,+ prostituta, pasi i mirëpriti lajmëtarët dhe i nisi nga një udhë tjetër?+
26 Vërtet, ashtu si trupi pa frymë është i vdekur,+ edhe besimi pa vepra është i vdekur.+