Jakovi 3:1-18

3  Të mos bëhen shumë prej jush mësues,+ vëllezërit e mi, duke e ditur se ne do të marrim një gjykim më të ashpër.+  Sepse të gjithë ne pengohemi shumë herë.+ Nëse dikush nuk pengohet në fjalë,+ është njeri i përsosur,+ i zoti t’i vërë fre edhe gjithë trupit.  Kur u vëmë frerë+ në gojë kuajve, që të na binden,+ drejtojmë edhe gjithë trupin e tyre.  Ja, edhe anijet, ndonëse janë aq të mëdha dhe i shtyjnë erëra të forta, drejtohen nga një timon shumë i vogël+ për atje ku do ai që e ka timonin.  Po kështu, edhe gjuha është një gjymtyrë e vogël, e megjithatë mbahet me të madh.+ Ja, një zjarr i vogël mjafton për t’i vënë flakën një pylli të madh!  E pra, edhe gjuha është një zjarr.+ Gjuha është një botë padrejtësie mes gjymtyrëve tona, sepse njollos gjithë trupin+ dhe i vë flakën rrotës së rrjedhës së jetës e ndizet nga Gehena.*  Sepse çdo lloj bishe, zogu, rrëshqanori dhe krijese deti, mund të zbutet dhe është zbutur nga njeriu.+  Por gjuhën, askush nuk mund ta zbutë. Është një e keqe e pakontrollueshme, plot helm vdekjeprurës.+  Me të bekojmë Jehovain,+ po, Atin,+ e megjithatë, me të mallkojmë+ edhe njerëzit që erdhën në jetë «në ngjashmëri të Perëndisë».+ 10  Nga e njëjta gojë dalin bekimi dhe mallkimi.Nuk është mirë, vëllezërit e mi, që të vazhdojnë të ndodhin këto gjëra.+ 11  A buron nga i njëjti burim+ edhe ujë i ëmbël, edhe ujë i hidhur?! 12  Vëllezërit e mi, a mund të japë vallë fiku ullinj ose hardhia fiq?+ As burimi me ujë të kripur nuk mund të japë ujë të ëmbël. 13  Kush ndër ju është i mençur dhe ka kuptueshmëri? Le të tregojë me sjelljen e vet të shkëlqyer veprat e tij,+ me butësinë që vjen nga mençuria. 14  Por, nëse në zemrat tuaja keni xhelozi+ të hidhur dhe frymë grindjeje,+ mos u mbani me të madh+ dhe mos gënjeni kundër së vërtetës.+ 15  Kjo nuk është mençuri që zbret nga lart,+ por është tokësore,+ shtazarake e demonike.+ 16  Sepse ku ka xhelozi+ dhe frymë grindjeje, ka edhe trazirë dhe çdo gjë të poshtër.+ 17  Por mençuria+ nga lart është para së gjithash e dëlirë,+ pastaj paqësore,+ e arsyeshme,+ e gatshme të bindet, plot mëshirë dhe fryte të mira,+ nuk mban anë+ dhe nuk është hipokrite.+ 18  Veç kësaj, fryti+ i drejtësisë+ mbillet kur ka paqe+ në dobi të atyre që bëjnë paqe.+

Shënimet

Shih Shtojcën 3C.