Jakovi 5:1-20
5 Ejani tani, ju të pasur,+ qani e ulërini për mjerimet që po vijnë mbi ju.+
2 Pasuria juaj u kalb dhe rrobat tuaja i griu mola.+
3 Ari dhe argjendi juaj u ndryshkën, e ndryshku i tyre do të jetë si një dëshmi kundër jush dhe do të hajë mishin tuaj. Grumbulluat+ diçka ngjashëm zjarrit+ në ditët e fundit.+
4 Ja, pagat që u detyroheni punëtorëve, të cilët korrën arat tuaja, por që ju ua mbajtët,+ vazhdojnë të thërrasin,+ dhe klithmat+ e korrësve i vajtën në vesh+ Jehovait të ushtrive.
5 Jetuat në luks mbi tokë dhe u dhatë pas kënaqësive mishore.+ I majmët zemrat ditën e masakrës.+
6 Dënuat e vratë të drejtin. A nuk po ju kundërvihet ai?+
7 Tregoni, pra, durim, vëllezër, deri në praninë+ e Zotërisë. Ja, bujku vazhdon të presë me durim frytin e çmuar të tokës, derisa të vijë shiu i parë dhe shiu i fundit.+
8 Edhe ju tregoni durim.+ Bëjini të patundura zemrat tuaja, sepse prania e Zotërisë është afruar.+
9 Mos psherëtini kundër njëri-tjetrit, vëllezër, që të mos gjykoheni.+ Ja, Gjykatësi po rri para derës.+
10 Vëllezër, merrni si shembull+ të vuajtjes+ dhe të durimit+ profetët+ që folën në emër të Jehovait.+
11 Ja, ne shpallim të lumtur ata që qëndruan.+ Ju keni dëgjuar për qëndrueshmërinë e Jobit+ dhe e keni parë shpërblimin që i dha Jehovai,+ se Jehovai është shumë i butë në përzemërsi dhe i mëshirshëm.+
12 Por mbi të gjitha, vëllezërit e mi, mos u betoni më as për qiellin, as për tokën dhe as për ndonjë gjë tjetër.+ Por, Po-ja juaj le të jetë Po dhe Jo-ja juaj, Jo, që të mos gjykoheni.+
13 A ka mes jush ndonjë që po vuan? Le të vazhdojë të lutet.+ A ka ndonjë që është në gjendje të mirë shpirtërore? Le të këndojë psalme.+
14 A ka mes jush ndonjë të sëmurë?+ Le të thërrasë pranë vetes pleqtë+ e kongregacionit dhe ata le të luten për të, duke e lyer me vaj+ në emër të Jehovait.
15 E lutja e besimit do ta shërojë të pamundurin,+ dhe Jehovai do ta ngrejë.+ Gjithashtu, nëse ka kryer mëkate, do t’i falen.+
16 Prandaj, rrëfejani+ hapur mëkatet njëri-tjetrit dhe lutuni për njëri-tjetrin, që të shëroheni.+ Përgjërimi i të drejtit vepron me shumë forcë.+
17 Elija ishte njeri me ndjenja si tonat,+ e megjithatë u lut të mos binte shi,+ dhe në vend nuk ra shi për tre vjet e gjashtë muaj.
18 Ai u lut përsëri, e nga qielli ra shi, dhe toka dha frytin e saj.+
19 Vëllezërit e mi, nëse dikush nga ju del nga udha e së vërtetës, e një tjetër e kthen,+
20 dijeni se ai që kthen një mëkatar nga udha e tij e gabuar,+ do t’ia shpëtojë shpirtin nga vdekja+ dhe do të mbulojë një shumicë mëkatesh.+