Jeremia 10:1-25

10  Dëgjoni fjalën që ka thënë Jehovai kundër jush, o shtëpi e Izraelit!  Kështu thotë Jehovai: «Mos mësoni fare udhën e kombeve+ dhe mos u tmerroni as nga shenjat e qiejve, vetëm ngaqë kombet tmerrohen prej tyre.+  Sepse zakonet e popujve+ janë thjesht avull. Pritet një dru+ në pyll dhe gdhendet nga duart e artizanit.+  Zbukurohet me argjend e me ar+ dhe mbërthehet me gozhdë e me çekanë, që të mos luajnë vendit.+  Gjëra të tilla janë si dordolecë në një arë me kastraveca dhe nuk mund të flasin.+ Duhen mbartur, sepse nuk bëjnë dot asnjë hap.+ Mos kini frikë prej tyre, sepse nuk mund të bëjnë asnjë të keqe dhe veç kësaj, nuk mund të bëjnë asnjë të mirë.»+  Askush nuk është si ti, o Jehova!+ Ti je i madh, dhe emri yt ka fuqi të madhe.+  Kush nuk duhet të ketë frikë prej teje,+ o Mbret i kombeve?!+ Një frikë e tillë është me vend, sepse mes të mençurve të kombeve dhe mes gjithë mbretërve të tyre, askush nuk është si ti.+  Ata janë pa arsye dhe budallenj.+ Një shëmbëlltyrë e drunjtë është vetëm nxitje për kotësira.+  Argjend i petëzuar është ajo që vjen nga Tarshishi+ dhe ar ajo nga Ufazi,+ vepër e një artizani dhe e duarve të një metalpunuesi. Rroba e tyre është me fill blu dhe lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt. Të gjitha janë vepër e njerëzve zanatçinj.+ 10  Por Jehovai është me të vërtetë Perëndi.+ Ai është Perëndia i gjallë+ dhe Mbreti në jetë të jetëve.+ Nga indinjata e tij, toka do të dridhet+ dhe asnjë nga kombet nuk do t’i bëjë ballë dënimit të tij.+ 11  Këtë do t’u thoni atyre: «Perënditë+ që nuk bënë qiejt dhe tokën, do të zhduken nga toka+ dhe nga çdo vend tjetër nën qiej.» 12  Pra, Ai është Bërësi i tokës me fuqinë e tij,+ Ai që e ka bërë të patundshme me mençurinë e vet+ dhe Ai që shpalosi qiejt+ me kuptueshmërinë e tij. 13  Kur nxjerr zërin, shkakton një zhurmë ujërash në qiej.+ Ai bën që nga skajet e tokës të ngrihen avuj.+ Ka bërë edhe prita për shiun+ dhe nxjerr erën nga depot e veta.+ 14  Çdo njeri është sjellë fare pa arsye, prandaj nuk kupton.+ Çdo metalpunuesi do t’i vijë turp për shëmbëlltyrën e gdhendur,+ sepse shëmbëlltyra e tij e derdhur është një gënjeshtër+ dhe nuk ka frymë në të.+ 15  Shëmbëlltyrat janë kotësi, për t’u tallur.+ Kur të drejtohet vëmendja kundër tyre, do të marrin fund.+ 16  Trashëgimia e Jakobit+ nuk është si këto gjëra, sepse Ai është Formuesi i gjithçkaje+ dhe Izraeli është shkopi i trashëgimisë së tij.+ Emri i tij është Jehova i ushtrive.+ 17  Merre nga toka bohçen tënde,+ o grua që banon në hall.+ 18  Sepse kështu thotë Jehovai: «Ja, unë do t’i flak banorët e tokës kësaj here+ dhe do t’u shkaktoj vuajtje, që ta marrin vesh.»+ 19  Mjerë unë se jam shembur!+ Plaga ime është e rëndë. Unë thashë: «Me siguri kjo është lëngata ime, dhe do ta mbaj.+ 20  Tenda ime është plaçkitur dhe tërë litarët e saj janë këputur më dysh.+ Bijtë e mi kanë ikur nga unë dhe nuk janë më.+ Nuk ka asnjë që të më shtrijë tendën ose të më ngrejë pëlhurat e saj. 21  Sepse barinjtë janë sjellë pa arsye+ dhe nuk e kanë kërkuar Jehovain.+ Ja pse nuk kanë vepruar me gjykim të thellë dhe gjithë kopetë e tyre janë shpërndarë.»+ 22  Dëgjo! Ka ardhur një lajm dhe një sokëllimë e madhe nga vendi i veriut,+ që t’i bëjë qytetet e Judës një shkreti, strofkë çakejsh.+ 23  Unë e di mirë, o Jehova, se nuk i përket njeriut udha e tij. Njeriut që ecën, nuk i takon as të drejtojë hapat e vet.+ 24  Më ndreq o Jehova, jo në zemërimin tënd,+ por sipas gjykimeve të tua,+ që të mos më katandisësh në asgjë.+ 25  Zbraze pra, tërbimin mbi kombet+ që të kanë shpërfillur+ dhe mbi fiset që nuk e kanë thirrur emrin tënd.+ Sepse ata e përpinë Jakobin.+ Po, e përpinë dhe akoma po e shfarosin;+ dhe e shkretuan vendin ku ai banon.+

Shënimet