Jeremia 16:1-21

16  Fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri:  «Mos merr grua dhe mos bëj bij e bija në këtë vend.+  Sepse kështu thotë Jehovai për bijtë e bijat që lindin në këtë vend, për nënat që i lindin dhe për etërit që i sjellin në jetë:+  ‘Do të vdesin nga sëmundje vdekjeprurëse.+ Nuk do të vajtohen+ dhe as do të varrosen.+ Do të bëhen si pleh në faqen e dheut+ dhe do të marrin fund nga shpata e nga zia e bukës.+ Kufomat e tyre do të bëhen ushqim për zogjtë e qiellit dhe kafshët e tokës.’+  Kështu thotë Jehovai: “Mos hyr në një shtëpi ku shtrohet dreka për zi dhe mos vajto e mos u qaj hallin atyre.+Sepse unë i kam hequr paqen këtij populli,—thotë Jehovai,—po, dashamirësinë dhe mëshirën.+  E ata do të vdesin në këtë vend, i madh e i vogël. Nuk do të varrosen+ dhe njerëzit nuk do t’i bien gjoksit për ta. Askush nuk do të bëjë prerje në trup+ dhe as do të rruajë kokën për ta.+  Nuk do t’u ndajnë bukë zie që t’i ngushëllojnë për një të vdekur+ dhe as do t’u japin të pinë kupën e ngushëllimit për babanë dhe për nënën.+  Gjithashtu, ti nuk duhet të hysh në asnjë shtëpi ku është shtruar gosti, që të ulesh me ta për të ngrënë e për të pirë.+  Sepse kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Ja, në këtë vend para syve tuaj dhe në ditët tuaja, unë do të bëj që zëri i ngazëllimit e i gëzimit, zëri i dhëndrit e i nuses të mos dëgjohen më.’+ 10  E do të ndodhë që kur t’ia thuash këtij populli gjithë këto fjalë e ata të të pyesin: ‘Pse Jehovai ka thënë për ne tërë këtë gjëmë të madhe e ç’faj kemi apo ç’mëkat kemi bërë kundër Jehovait, Perëndisë tonë?’,+ 11  thuaju atyre: ‘Etërit tuaj më lanë,+—thotë Jehovai,—dhe shkuan pas perëndive të tjera, u shërbyen e u përkulën para tyre.+ Po, mua më lanë dhe nuk e respektuan ligjin tim.+ 12  Megjithatë, ju keni vepruar më keq se etërit tuaj,+ dhe secili ecën me kokëfortësi,+ siç i do zemra e vet e ligë, dhe nuk më bindet.+ 13  Unë do t’ju flak nga ky vend+ në një vend që nuk e keni njohur+ as ju e as etërit tuaj, dhe atje do t’u shërbeni perëndive të tjera+ ditë e natë, sepse unë nuk do t’ju jap fare hir. 14  Prandaj, ja, po vijnë ditët,+—thotë Jehovai,—kur nuk do të thuhet më: “Siç është e vërtetë që Jehovai rron, i cili nxori bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit!”,+ 15  por: “Siç është e vërtetë që Jehovai rron, i cili nxori bijtë e Izraelit nga vendi i veriut dhe nga gjithë vendet ku i kishte shpërndarë!” E unë do t’i kthej përsëri në tokën që ua dhashë paraardhësve të tyre.+ 16  Ja, unë do të thërras shumë peshkatarë,—thotë Jehovai,—dhe ata do t’i peshkojnë. Pastaj do të dërgoj shumë gjuetarë,+ dhe ata do të kërkojnë në çdo mal, në çdo kodër dhe në të çarat e shkrepave.+ 17  Sytë e mi janë mbi tërë udhët e tyre. Ata nuk fshihen dot nga unë dhe faji i tyre nuk u fshihet dot syve të mi.+ 18  Para së gjithash unë do t’ua shpaguaj tërë fajin+ dhe mëkatet e tyre, ngaqë përdhosën vendin tim.+ E kanë mbushur trashëgiminë time me kufomat e idhujve të tyre të pështirë e të neveritshëm.’”»+ 19  O Jehova, forca e kalaja ime dhe vendi drejt të cilit vrapoj në ditë vuajtjeje!+ Te ti do të vijnë kombet nga skajet e tokës+ dhe do të thonë: «Vërtet, paraardhësit tanë zotëronin perëndi të rreme,*+ kotësira dhe gjëra te të cilat nuk kishte asgjë të dobishme.»+ 20  A mund të bëjë njeriu për veten e tij perëndi, kur ato nuk janë të tilla?+ 21  «Prandaj, ja, unë do t’i bëj të njohin, këtë herë do t’i bëj të njohin dorën dhe fuqinë time,+ dhe ata kanë për ta marrë vesh se emri im është Jehova.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «gënjeshtër, mashtrim».