Jeremia 18:1-23

18  Kjo është fjala që i drejtoi Jehovai Jeremisë:  «Ngrihu e shko te shtëpia e poçarit.+ Atje do të dëgjosh fjalët e mia.»  Shkova te shtëpia e poçarit, dhe ai po punonte mbi rrotovile.  Por ena që po bënte me argjilë, iu prish në dorë, prandaj i hyri punës përsëri dhe bëri një enë tjetër, siç i pëlqeu.+  Atëherë fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri:  «A nuk mund të veproj me ju, o shtëpi e Izraelit, ashtu si ky poçar?—thotë Jehovai.—Ja, ju jeni në dorën time si argjila në dorën e poçarit, o shtëpi e Izraelit.+  Kurdoherë që të flas kundër një kombi e kundër një mbretërie për ta shkulur me rrënjë, për ta rrëzuar dhe për ta shkatërruar,+  dhe ai komb do të heqë dorë nga ligësia kundër së cilës fola,+ mua do të më vijë keq për gjëmën që kisha menduar t’i sillja.+  Por, kurdoherë që të flas lidhur me një komb e një mbretëri për ta ndërtuar dhe për ta mbjellë,+ 10  dhe ai komb do të bëjë atë që është e keqe në sytë e mi duke mos iu bindur zërit tim,+ mua do të më vijë keq për të mirën që thashë se do të bëja për të. 11  E tani të lutem, thuaju burrave të Judës dhe banorëve të Jerusalemit: “Kështu thotë Jehovai: ‘Ja, unë po përgatis kundër jush një gjëmë dhe po mendoj diçka kundër jush.+ Le të kthehet, pra, secili nga udha e vet e ligë dhe ndreqini udhët e veprimet tuaja.’”»+ 12  Por ata thanë: «Është e kotë,+ sepse do të ecim sipas mendimeve tona dhe secili nga ne do të veprojë me kokëfortësi, si t’i thotë zemra e vet e ligë.»+ 13  Prandaj kështu thotë Jehovai: «Pyetni nëpër kombe. Kush ka dëgjuar gjëra si këto? Virgjëresha e Izraelit ka bërë një gjë tepër të llahtarshme.+ 14  Vallë do të zhduket bora e Libanit nga shkëmbi që ndodhet në fushë të hapur? Dhe, a do të thahen ujërat e freskëta që rrjedhin nga një vend i huaj? 15  Megjithatë populli im më ka harruar,+ sepse i paraqit tym blatimi diçkaje të kotë,+ prandaj pengohet+ dhe largohet nga shtigjet ku ecte kohë më parë,+ e ecën në rrugë anësore, në një udhë të pashtruar. 16  Kështu e bën vendin e vet që të ngjallë habi+ dhe që ta fërshëllejnë brez pas brezi.+ Kushdo që do të kalojë nëpër të, do t’ia ngulë sytë i befasuar e do të tundë kokën.+ 17  Do ta shpërndaj popullin përpara armikut, sikur ta shpërndaja me erën e lindjes.+ Në ditën e katastrofës do t’i kthej shpinën, e jo fytyrën.»+ 18  Atëherë ata thanë: «Ejani dhe le të kurdisim diçka kundër Jeremisë,+ sepse ligji nuk do të hiqet nga priftërinjtë,+ as këshilla nga i mençuri dhe as fjala nga profeti.+ Ejani dhe le ta sulmojmë me një gjuhë helmuese+ e të mos u kushtojmë fare vëmendje fjalëve të tij.» 19  Më kushto vëmendje, o Jehova, dhe dëgjo ç’thonë kundërshtarët e mi!+ 20  A duhet kthyer e mira me të keqe?+ Ata kanë hapur një gropë për shpirtin tim.+ Kujto se si dola para teje për të folur mirë për ta, që ta ndalja tërbimin tënd ndaj tyre.+ 21  Prandaj jepja bijtë e tyre zisë së bukës+ dhe dorëzoji ata te fuqia e shpatës.+ Le t’u mbeten gratë pa fëmijë dhe vejusha.+ Le t’u vdesin burrat nga plaga vdekjeprurëse, dhe të rinjtë le t’i godasë shpata në betejë.+ 22  Le të dëgjohet një britmë nga shtëpitë e tyre, kur ti befas të sjellësh kundër tyre një bandë kusarësh.+ Sepse kanë hapur një gropë për të më kapur dhe kanë ngritur gracka të fshehura për këmbët e mia.+ 23  Por ti, o Jehova, i di mirë planet që kanë bërë për vdekjen time.+ Mos e mbulo fajin e tyre dhe mos e fshi mëkatin e tyre, por u pengofshin para teje!+ Në kohën e zemërimit tënd vepro kundër tyre.+

Shënimet